GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

DW: Shqipëria nuk mbyll ende portet për anijet ruse

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ballkani i Hapur”/ Rama nuk ndalet, fton Malin e Zi të marrë pjesë në samitin e Ohrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria do të kontribuojë për Ukrainën duke marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve që organizohet në Varshavë, por ende nuk i mbyll portet për anijet ruse. Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen kanë thirrur në Varshavë të enjten, (05.05), Konferencën e Donatorëve për Ukrainën. Në këtë konferencë merr pjesë edhe Shqipëria. Kjo konferencë me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, i dedikohet “qëllimit të përbashkët për të mbështetur reagimin humanitar të OKB-së në Ukrainë dhe për të diskutuar hapat e mëtejshme drejt mbështetjes së përpjekjeve të Ukrainës për të trajtuar sfidat ekonomike të krijuara nga lufta,” bëhet me dije në një njoftim për shtyp nga kryeministria në Tiranë.

Shqipëria do të radhitet përkrah vendeve kontribuuese, një angazhim që do ta shprehë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që merr pjesë në këtë konferencë. Pjesëmarrësit diskutojnë për masat konkrete në përgjigje të fatkeqësisë humanitare të shkaktuar nga lufta, ku sipas vlerësimit të OKB-së, miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, duke përfshirë ushqim, furnizime mjekësore dhe strehim. Në përgjigje të rritjes së shpejtë të nevojave, OKB-ja ka ngritur strukturat e posaçme për të hyrë në zonat më të goditura në ndihmë për shpëtimin e jetëve, duke vendosur ekspertë për koordinimin, angazhimin e komunitetit, mbrojtjen dhe menaxhimin e informacionit. Ndërkohë kërkohet më tepër angazhim nga komuniteti ndërkombëtar për t’iu përgjigjur intensitetit të këtyre nevojave.

Ndalimi i anijeve ruse në portet shqiptare – Nuk ka një vendim të BE 

Lidhur me kërkesën e presidentit të Ukrainës, Zelenski, për të ndaluar hyrjen në portet e Shqipërisë të anijeve ruse dhe kufizim të turistëve rusë, drejtuar Parlametit të martën, (03.05) përmes një fjalimi online në video, Kryeministri Rama tha të mërkurën, se “nuk ka një vendim të Bashkimit Evropian për ndalimin e anijeve dhe kufizimin e turistëve rusë prandaj do të vazhdohet si vitet e shkuara.” “Vendimet tona janë gjithmonë në linjë me ato të BE-së. Në rast se do të ketë një vendim të linjëzuar, ne do të linjëzohemi menjëherë me BE-në. Kjo është shumë e thjeshtë, nuk është një çështje e ngatërruar”, deklaroi Rama. /DW

 

Etiketa: anije ruseRama

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Të ardhurat në Shqipëri 7 herë më dobët se Europa, mund të përmirësohen pas 56 vitesh

Banka Botërore: Shqipëria ka numrin më të madh të popullsisë në varfri në Rajon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com