GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dwamena/ “I vëllai dhe e fejuara e panë vdekjen live”

23:01 - 13/11/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Dwamena/ “I vëllai dhe e fejuara e panë vdekjen live”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat kanë zbuluar detaje të dhimbshme të jetës së Rafael Dwamena. Fëmija i ardhur në jetë pa dëshirën e prindërve, si një aksident i dy të rinjvë që nuk u kurorëzuan në martesë, u braktis për tu rritur më pas nga gjyshja me dashurinë për shkollën dhe besimin në Zot.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat ka zbardhur detaje tragjike nga mometi tragjik, kur tha se vdekjen e futbollistit ganez në minutën e 24 të ndeshjes, e panë live i vëllai dhe e fejuara e tij.

Bezat: Momenti kur ka ndodhur ngjarja, Dëameno kishte pasur në stadium bashkëshorten dhe vëllain e tij që kishin ardhur për të parë ndeshjen dhe kjo do të ishte edhe ndeshja e tij e fundit sepse në minutën e 24 ndodhi fatkeqësia.

Duma: Ishte i martuar?

Bezat: Po. Ishte i martuar me një shtetase të huaj e cila herë pas here e ndante jetën mes Shqipërisë dhe vendit të saj. Nuk jetonte këtu me të, por e vizitonte shpesh. Familjarët nuk kanë pasur asnjëlloj pretendimi për humbjen e jetës së tij dhe ishin të ndërgjegjshëm se ishte një vetëflijim i tij. Megjithatë, siç është protokolli në raste fataliteti, Policia e Durrësit së bashku me Prokurorinë kanë çelur një hetim të cilin e kanë nisur që në momentin e parë, me autoambulancën që ishte në stadium në ato momente. Janë bërë verifikimet, ku sipas procesverbalit të mbajtur nga oficerët e Policisë gjyqësore, ka rezultuar se autoambulanca ka qenë e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme.

Është ndjekur protokolli në spitalin e Kavajës ku ai shkojë për ndihmë dhe përgjigja deri në këto momente është se i është dhënë ndihma e nevojshme në kohë, por kjo nuk ka mjaftuar për t’i shpëtuar atij jetën.

Hetimi është thelluar edhe më tej duke sekuestruar të gjitha dokumentacionet që futbollisti ganez ka pasur në federatën tonë të futbollit, që nga EKG-të e zemrës, gjithë kartela e tij mjekësore dhe kartela që ka pasur në ekipin e tij të Egnatjas. Nga pyetja e mjekëve kardiolog dhe fizioterapistë ka rezultuar se të gjitha analizat kanë qenë në normë si në momentin kur ai është federuar në Shqipëri dhe në momentin kur ka qenë sezoni i parë, sepse aktualisht ishte sezoni i dytë që Dëameno luante për Superioren.

Në nisje të dy sezoneve gjendja e tij ka qenë optimale.

Ajo çka mbetet e trishtë për rastin e Rafael Dëamena, është se i riu zgjodhi të jepte jetën në të vetmin profesion që kishte dashur ndonjëherë të bënte. Megjithëse iu ndalua futbolli për shumë kohë, sepse gjyshja e tij i kishte zgjedhur profesion tjetër, atë të mjekut, Dëameno shpesh dilte fshehurazi saj për të luajtur futboll rrugicave të një fshati të vogël në Ganë derisa ja arriti ditës kur do të pikaste si talent në moshën 14-vjeçare.

Ai nuk i harroi kurrë këpucët e tij të para “Diadora” të verdha që ia bleu xhaxhai, i cili kish luftuar fort me gjyshen e Rafaelit për ta lënë të shkojë në rrugën e dëshiruar si futbollist. Ia nisi në akademinë lokale të Red Bullit për të ecur me shpejtësi e për tu bërë pjesë e kampionateve më të rëndësishme si në Spanjë Britani, Zvicër etj. Nuk do të ishte e lehtë edhe kur ai u shqua si një sulmues i spikatur pasi një problem me zemrën do të ndalte karrirën e tij të menduar si e shkëlqyer. Shumica e klubeve evropiane nuk lejuan më të vazhdojë lojën dhe ai erdhi në Shqipëri tek Egnatia ku dha shpirt. Ai e dinte se rruga nuk do të ishte e gjatë, e megjithatë vendosi të vrapojë deri në fund, i vetëdijshëm se mund të vinte fundi në çdo çast, si një vetëflijim.

 

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Braçe: Ditët e ciklit për gratë të paguhen nga buxheti i shtetit

Braçe: Ditët e ciklit për gratë të paguhen nga buxheti i shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare!

09:23 - 14/03/26

Presidenti Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë me rastin e festës tradicionale të Ditës së Verës....

Lexo më shumë
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com