GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dy Albanat i falin 880 MLN lekë Alma Tafanit për ushqimin e pacientëve

11:40 - 26/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy Albanat i falin 880 MLN lekë Alma Tafanit për ushqimin e pacientëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Si ministre e re në sektorin e Shëndetësisë, Albana Koçiu, i ka nisur abuzimet nga ushqimi i pacientëve. Në këtë muaj janë zhvilluar disa tenderë për ushqimet në spitale dhe të gjithë mbajnë “Flamurin e kuq” akorduar nga Open Data për risk të lartë korrupsioni. Në të njëjtën mënyrë po vepron Albana, edhe me tenderin e fundit.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt  “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për mbulimin e nevojave emergjente, për Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”. Kjo kontratë është afatshkurtër dhe zgjat deri në 31 janar 2024. Për vetëm tre muaj furnizime të spitalit me bukë, djathë, reçel e fruta,  ministrja Koçiu ka urdhëruar drejtoreshën e spitalit Albana Fico të vendosë mbi tryezë 880 milionë lekë.

Imagjinojeni sa do të jetë tenderit i ushqimeve për të gjithë vitin 2024. Sigurisht do të flitet me miliarda lekë, ndërsa pacientët vazhdojnë të ushqehen me vaktet që iu sjellin të afërmit e tyre.

Por, synimi i pathënë i ministres dhe i drejtoreshës nuk është mirëqenia e të sëmurëve, por të kënaqin oligarkët e shëndetësisë. Këtë herë radha për dhuratë i ka ardhur Alma Tafanit.

Në dokumente tregohet se vetëm firma “KPL sh.p.k.” ka paraqitur ofertë dhe është shpallur menjëherë fituese pa garë fare. Sipas dokumenteve, aksionet e kësaj kompanie rezultojnë në pronësi të Ramazan Trokës. Por në të vërtetë pas saj qëndrojnë themeluesit e vërtetë, bashkëshortët Nikolin Jaka dhe Alma Tafani.

Ata do të marrin 880 milionë lekë që t’u çojnë për tre muaj bukë e reçel  pacientëve të shtruar në QSUT. Për vite vazhdon e njëjta gjendje, ndërsa tenderi vetëm rrit vlerën e fondit dhe shërbimi i lë të pakënaqur pacientët.

Afaristja e spitaleve

Kështu ndodh kur hyn në lojë afaristja e spitaleve Alma Tafani. Ajo po bën kërdinë me tendera që nga viti 2014, jo për shkak të numrit, por për shkak të vlerave që arrijnë deri në 1 milionë dollar një tender.

Tafani është gjithashtu administratore dhe pronare e kompanisë AgroAl & Global Services (AGS), e cila ka si objekt të veprimtarisë shërbim ushqimi, drejtim të restoranteve, bareve, hoteleve etj. Tafani ka gjithashtu edhe 50 % të aksioneve në kompaninë AGRO INTEXO, 100 % të aksioneve në kompaninë AgroAl International si dhe është pronare e ZEPA GROUP.

 

Alma Tafani ka marrë 1.2 miliardë lekë të vjetra tendera vetëm nga Bashkia e Tiranës për blerje qumështi, kosi, djathi dhe gjize. Këto para i ka marrë përmes tre tenderave. Ndërsa në Shëndetësi  ka marrë edhe 4 koncensione, me vlerë mbi 2.3 miliardë lekë, duke mos kursyer as tenderat për të larë çarçafët.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Albana Ficoalbana kociualma tafanispitali Nene Terezatender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Telefonata kurth vë në siklet Orinda Hutën: Kam lidhje me…

Telefonata kurth vë në siklet Orinda Hutën: Kam lidhje me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Lexo më shumë
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com