GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dy biznese denoncojnë tenderin e Arben Gjatës: I fali 800 MLN lekë Cushajt për Godinën e Anatomisë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Arben Gjata fshin 18 firma për Artur Caushajn, i jep 800 MLN lekë të godinës së Anatomisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë Gijotina.com raportoi mbi tenderin abuziv të Universitetit të Mjekësisë, drejtuar nga Arben Gjata, për rikonstruktimin e Godinës së Anatomisë. Ne vumë në dukje se si fondet për këto riparime merren nga grantet e rindërtimit edhe pse vetë në preventiv citohej që godina nuk ka marrë dëmtime nga lëkundjet sizmike të tërmetit të vitit 2019. Më tutje, vumë në dukje se kontrata e tenderit ishte nënshkruar në shkelje të ligjit si një dhuratë për bashkimit të operatorëve “L.T.E CONSTRUCTION” shpk – “C O L O M B O” shpk, më së shumti për Artur Caushajn. Kjo pasi komisioni i tenderit kishte eliminuar tërësisht konkurrentët.

Tani kjo aferë nuk mund të injorohet, sepse krahas denoncimit të bërë nga media për tenderin, çështja ka marrë përmasa zyrtare dhe ka të paktën dy ankesa në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Ne treguam që Gjata fshiu 18 firma nga gara vetëm e vetëm për t’u hapur rrugën e përfitimit biznesmenit Caushaj. Por, tashmë 2 prej tyre kanë zgjedhur të mos heshtin. Në njërin nga denoncimet thuhet se, më datë 27.02.2024 është administruar dorazi pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ankesa me nr. 471/2024 prot., e operatorit ekonomik “AGRI CONSTRUCTION” SHPK. Kjo firmë pretendon se Universiteti i Mjekësisë as nuk e ka shqyrtuar ofertën e saj, por e ka skualifikuar pa të drejtë si dhe pretendon që është shpallur fituese oferta që nuk përmbushte kriteret e projektit.

“Kërkojmë gjithashtu që të verifikohet nga komisioni i shqyrtimit të ankesës dokumentacioni i paraqitur nga shoqëritë BOE L.T.E CONSTRUCTION SHPK & “Colombo” SHPK, “LEON KONSTRUKSION” SHPK dhe “ERAL CONSTRUCTION COMPANY” SHPK, pasi kemi dyshime të bazuara se dokumentacioni i paraqitur nga këto shoqëri është kontrolluar në mënyrë të përciptë dhe ato janë kualifikuar në shkelje të ligjit. Për shoqëritë e mësipërme kërkojmë të verifikohen: plotësimi i specifikimeve teknike për pajisjet e kërkuara. Disponimi i stafit teknik dhe specialistëve të paangazhuar, siç kërkohet në kërkesat për kualifikim, disponimi i mjeteve të paangazhuara në kontratat që shoqëritë kanë në proces, pagesa e taksave doganore në vendet ku shoqëritë kanë ushtruar aktivitet. Gjithashtu, kërkojmë të verifikohen edhe gabimet aritmetike në ofertat e tyre”, thuhet në ankesë.

Dhe pa filluar shqyrtimi i kësaj ankese, një tjetër denoncim ka mbërritur në KPP në të njëjtën datë nga firma “Pepa Group” SHPK, në pronësi të Violeta Pepajt.

Ndërsa shohim në dokumentin e mësipërm që, edhe Pepaj pretendon se janë skualifikuar pa të drejtë firmat që plotësonin kriteret dhe i është falur tenderi dy kompanive me oferta të papërshtatshme.

Urojmë që kompanitë të dalin me guxim dhe të çajnë rrethin e korrupsionit që kanë thurur zyrtarët. Kjo bëhet me denoncime në SPAK për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”, “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”.

Kujtojmë se Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, në 1 shtator 2023, është  paraqitur në SPAK në cilësinë e personit nën hetim. Gjata, i cili është edhe shefi i Pavijonit të Kirurgjisë në QSUT, është një nga personat e akuzuar për çështjen e koncesionit të sterilizimit. GJKKO për Gjatën ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’.

Gjata, në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015 ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Nënvizojmë që me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj,  pronari i kompanisë Investital LLC. Po ashtu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ai i Financave, Shkëlqim Cani janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për koncesionin kontrovers të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimArben GjataDenoncimgodina ae anatomiseKPPred flagtenderUniversiteti i Mjekesise

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Rritja e çmimeve, Tabaku: Shqiptarëve iu morën 500 mln euro

Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku: Goditje antikushtetuese ndaj…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive
Aktualitet

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

09:59 - 22/08/26

Erjon Zylyftari ishte i revoltuar. “Është një padrejtësi dhe një turp i madh,” deklaroi ai në fund të korrikut, kur...

Lexo më shumë
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë deri në largimin e qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion

09:43 - 22/08/26
Zjarret në vend/ 8 vatra janë ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike

Zjarr gjatë natës në Cërrik, flakët i afrohen magazinës me bombol gazi

09:29 - 22/08/26
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave

Parashikimi i motit për sot, 22 Gusht 2026

07:33 - 22/08/26
Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com