GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dy denoncime për tenderin 1.2 MLN euro të Enea Karakaçit, paratë e OSHEE për tonerat e printerave

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy denoncime për tenderin 1.2 MLN euro të Enea Karakaçit, paratë e OSHEE për tonerat e printerave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur flasin për epokën dixhitale në OSHEE të duket sikur kanë arritur në hënë, por kur bëhet fjalë për tendera, ora u ka mbetur tek shtypshkronja e Gutenbergut.

Dhe kështu, Enea Karakaçi shpenzon miliona euro të OSHEE-së për printime. Korporata ka në plan të shpenzojë 1.2 milionë euro për këtë qëllim. Epo Karakaçi kujdeset që shkresat dhe faturat të jenë të shtypur me “gërma ari”.

Prandaj OSHEE vendos në prokurim këtë vlerë të madhe. Më konkretisht, tenderi ka objekt “Shërbimin e printimit për nevojat e OSHEE Group sh.a, për një periudhe 3- vjeçare”. Nuk ka durim Karakaçi të bëj tender çdo vit, më mirë ia jep paratë një kompanie qysh tani, se nuk i dihet nëse do të jetë nesër drejtor. Prokurimi është hapur më datë 26 qershor 2024 dhe pritet të mbyllet me 2 korrik 2024.

Karakaçi ka zgjedhur edhe këtë kohën e vapës për ta bërë tenderin, se vëmendja është tek deti jo tek harxhimet e drejtorëve dhe administratorëve.

Mirëpo, tenderi ka përfunduar në KPP  dhe madje janë bërë dy denoncime ndaj tij ende pa nisur mirë. Ankesa e parë është bërë më datë 5 korrik nga firma RIKON-AL. Sipas saj, disa prej kritereve të vendosura në tender bien në kundërshtim me ligjin dhe tregojnë qartë që janë hartuar për të favorizuar ndonjë operator të caktuar, që mund të jetë piketuar më parë si fitues.

Konkretisht ankimuesi kundërshton pikën 2.3.3  ku thuhet se ‘Operatori Ekonomik duhet të ketë paktën 8 (tetë) qarqe të vendit, pika servisi për të siguruar shërbim dhe mirëmbajtje në kohë. Vërtetuar kjo me QKB ku të figurojnë si adresa sekondare në këto pika’.

Sipas ankimuesit numri i qarqeve i caktuar është kriter cenues për operatorët e tjerë që duan të jenë pjesë e kësaj gare

“Ky kriter është vendosur në një mënyrë të tillë që të favorizojë OE ekonomik që e kanë infrastrukturën e gatshme të planifikuar për të kryer këtë procedurë prokurimi. Në  procesverbalin e argumentimit të paraqitur nga AK, argumentimi këtij kriteri është justifikuar me nevojën për të realizuar në kohën e duhur SLA dhe garancisë e vazhdimit të punës në institucion. Por AK nuk ka justifikuar se pse SLA mund të përmbushet vetëm duke patur adresa dytësore në 8 qarqe të vendit dhe nuk lejohet që p.sh, OE fitues mund të ketë kontrata bashkëpunimi me pika servisimi dhe shitjeve të pajisjeve të printimit të 8 qarqe, që në thelb garantojnë të njëjtën gjë”, thuhet në ankesë.

Në të njëjtën ditë ka bërë ankesë edhe firma InfoSoft Office. Kjo firmë kundërshton pikën 2.3.4 ku thuhet se operatori ekonomik duhet të vërtetojë se ka një staf jo më pak se 14 punonjës ku 8 prej tyre duhet të jenë diplomuar në fushën e informatikës elektrike, mekanike, elektronike, teknologjike, fizike dhe mekatronike, madje që ata të kenë edhe certifikatë.

Sipas ankimuesit ky është një kriter cenues i vendosur më qëllim burokratik, që të pengojë operatorët e tjerë dhe të favorizojë firmën që kanë paracaktuar si fituese.

 

“Referuar kërkesave të zbatimit të shërbimeve të përcaktuar nga AK-ja, konstatohet se, ato janë shërbime të cilat lehtësisht mund të realizohen nga 8 inxhinierët e diplomuar në degët e ne fushën e informatikës, elektrike, mekanike, elektronike, fizike, teknologji informacioni, ose mekatronik, pra punonjës të pajisur me diplomën Inxhinier dhe është e ekzagjeruar që përveç këtyre inxhinierive të kërkohet që, operatori Ekonomik të vërtetojë se ka te punësuar për të paktën muajin e fundit stafin e nevojshëm teknik te kualifikuar për suportimin dhe implementimin e zgjidhjeve te kërkuara, të cilët te jene te pajisur me Certifikata nga prodhuesi qe vërteton aftësinë e tyre për riparimin e pajisjeve te printimit, implementim dhe konfigurime te softwareve te kërkuar”, thekson ankimuesi.

Gjithë kjo “luftë” bëhet për të kapur paratë e mirëmbajtjes së tonerave të printimi, që po ia ofron Karakaçi në tabaka një kompanie të paracaktuar (sipas denoncimeve).

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimankesaDenoncimEnea KarakaçiKPPprinteratender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Mikrodreditë/ Qytetari u vetëflijua para SPAK, Dumani: I keqardhur

Mikrodreditë/ Qytetari u vetëflijua para SPAK, Dumani: I keqardhur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com