GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dy fjalë për… “Mora fjalë”

në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy fjalë për… “Mora fjalë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Fatjon Kodra*

Ndodh shpesh që edhe rreth lojës tonë të bukur të dëgjojmë të shpiken çështje, edhe kur nuk ka çështje. E përsëri, e pavërteta bëhet përherë virale. Tashmë, mungesa e një kënge është alibia apo shpikja e radhës për të prodhuar pak axhendë debati.

 

Shkurt dhe qartë, për të parën dhe të fundit herë, për të gjithë producentët shpikës të një “barcalete” të tillë:

 

Krejt hapur, dhe në mënyrë transparente FSHF muaj përpara fazës finale të Europianit “Gjermani 2024” zgjodhi, edhe nëpërmjet konsultimit dhe sugjerimeve publike kolonën e saj muzikore “Po ku ka si ti o Shqipëria ime!” (kënga “Rrjedh në këngë e ligjërime” e kënduar nga Vaçe Zela) për të qenë himn i saj dhe slogan në Europian. Po kështu, më tej edhe këngën “Albania” të Capital T!

 

Dhe kjo ishte një zgjedhje siç çdo institucion do të bënte përpara një eventi madhor.

 

Po kështu, kjo këngë simbol dhe e gjithëpëlqyer në çdo truall shqiptar e kudo në botë ku jeton mbarë shqiptaria është pritur po kaq mirë në mbështetje të skuadrës tonë.

 

Kjo nuk do të thotë që FSHF censuroi këngë të tjera, apo në rastin konkret, me gjithë respektin maksimal, këngën e zonjës Fejza “Mora Fjalë”, për të cilën është shpikur së fundmi e gjithë kjo tollovi pa sens.

Ne nuk kemi asnjë tagër të censurojmë, jo këtë këngë muzikore, por asnjë prej shumë të tjerave që këndohen e pëlqehen nga e gjithë shqiptaria në ndeshjet e ekipit kombëtar të futbollit.

 

“Po ku ka si ti o Shqipëria ime!” është edhe brandi që ne zgjodhëm e që na shoqëron me plot pasion në çdo stadium kombëtar e ndërkombëtar ku luajmë. Sikundër natyrisht, edhe plot të tjera nga buqeta muzikore e këngëve në stadiumet tona, një prej të cilave është edhe “Mora fjalë!”.

 

Nuk kemi patur, nuk kemi e as nuk do të kemi kurrë asnjë herë dëshirën të biem në një marrëzi të tillë të shpikur nga hiçi, por, për respekt edhe të kësaj krijimtarie muzikore sollëm edhe ne dy fjalë për… “Mora fjalë”.

 

Nuk ka qenë asnjë herë shqetësimi ynë, por le të mbetet axhendë e shpikjes, si një alibi radhe për të bërë pis atë që do të mbetet e pastër përherë…

 

*Drejtor i Komunikimit – FSHF

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“Rama s’i dëgjoi për muaj të tërë”/ Pedagogët në mbështetje të studentëve: Dhuna, fatkeqësi kombëtare
Aktualitet

“Rama s’i dëgjoi për muaj të tërë”/ Pedagogët në mbështetje të studentëve: Dhuna, fatkeqësi kombëtare

13:14 - 18/10/26
Qytetari i përgjigjet Ramën pasi përmendi 21 Janarin: Metën e mori në koalicion, atë që dha urdhrin për vrasjet e bëri deputet
Aktualitet

Qytetari i përgjigjet Ramën pasi përmendi 21 Janarin: Metën e mori në koalicion, atë që dha urdhrin për vrasjet e bëri deputet

13:01 - 18/10/26
Po i japin fund paktit Rama–Berisha të vitit 2008″/ Salianji: Të gjithë në shesh për të ardhmen e të rinjve tanë dhe kundër sistemit politik antishqiptar
Aktualitet

Po i japin fund paktit Rama–Berisha të vitit 2008″/ Salianji: Të gjithë në shesh për të ardhmen e të rinjve tanë dhe kundër sistemit politik antishqiptar

12:40 - 18/10/26
Para
U bë golshënuesi më i mirë në historinë e klubit, Granda i bën postimin e veçantë Uzunit

U bë golshënuesi më i mirë në historinë e klubit, Granda i bën postimin e veçantë Uzunit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama s’i dëgjoi për muaj të tërë”/ Pedagogët në mbështetje të studentëve: Dhuna, fatkeqësi kombëtare
Aktualitet

“Rama s’i dëgjoi për muaj të tërë”/ Pedagogët në mbështetje të studentëve: Dhuna, fatkeqësi kombëtare

13:14 - 18/10/26

Një pedagog ka shprehur mbështetjen për studentët dhe kërkesat e tyre, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë reaguar ndaj...

Lexo më shumë
Qytetari i përgjigjet Ramën pasi përmendi 21 Janarin: Metën e mori në koalicion, atë që dha urdhrin për vrasjet e bëri deputet

Qytetari i përgjigjet Ramën pasi përmendi 21 Janarin: Metën e mori në koalicion, atë që dha urdhrin për vrasjet e bëri deputet

13:01 - 18/10/26
Po i japin fund paktit Rama–Berisha të vitit 2008″/ Salianji: Të gjithë në shesh për të ardhmen e të rinjve tanë dhe kundër sistemit politik antishqiptar

Po i japin fund paktit Rama–Berisha të vitit 2008″/ Salianji: Të gjithë në shesh për të ardhmen e të rinjve tanë dhe kundër sistemit politik antishqiptar

12:40 - 18/10/26
“Zemërimi studentor vjen nga arroganca e pushtetit”, Marjana Koçeku për CNN: Kam parë dhunën ndaj të miturve

“Zemërimi studentor vjen nga arroganca e pushtetit”, Marjana Koçeku për CNN: Kam parë dhunën ndaj të miturve

12:36 - 18/10/26
Raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Të rinjtë po dalin në rrugë për arsimin, nga Parisi dhe Berlini deri në Tiranë

Raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Të rinjtë po dalin në rrugë për arsimin, nga Parisi dhe Berlini deri në Tiranë

12:19 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com