GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Dy fjalë për oficerin e Renea-s dhe drejtorët me dash*ore!

11:34 - 21/08/24
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy fjalë për oficerin e Renea-s dhe drejtorët me dash*ore!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Akil Pano, pastor

A do të marrë fund ndonjëherë kjo historia e drejtorëve me dash *ore varteset e tyre në institucionet publike?

Kjo pyetje më vjen në mendje kur mendoj tragjedinë e shkatërrimit të një famillje si rrjedhojë e tradhëtisë. Kur mendoj rrënimin e dinjitetit të institucioneve publike si rrjedhojë e shitblerjes së vendeve të punës, paaftësisë profesionale të punjonjësve dhe im*ralitetin ulur këmbëkryq në zyrat e shtetit. Ishte një kohë kur mes kolegëve funksionarë të sapoemëruar në zyra të institucioneve qarkullonte rëndomtë shprehja gati proverbiale ‘si i ke vartëset!?’

Miq, ju kërkoj ndjesë për mënyrën si po e nis këtë shënim!

Kurrësesi nuk dua të bëj pis duke hedhur hije dyshimi për karakterin ndaj asnjë vajze apo zonje që punon në administratën publike. Nderim dhe respekt për çdo grua me integritet që që s’është përthyer ndaj joshjeve apo kërkesave të eprorëve për të dhënë trupin në këmbim të sigurisë së vendit të punës, e natyrisht respekt për çdo funksionar të shtetit që trajton punonjësit dhe zyrën e shtetit me dinjitet.

Por kjo histori drejtorash, shefash sektori, sekretarësh të përgjithshëm etj që përdorin vendin e punës si vendin e plotësimit të pasioneve s*ksuale duhet të marrë fund. Këta rrënues të dinjitetit njerëzor, nuk meritojnë funksionin e dhënë, pasi me sjelljen e tyre nuk mund të lartësojnë as dinjitetin e institucionit ku shërbejnë.

Nga media mësova lajmim e plagosjes së drejtorit të ERE nga një punonjës i skuadrës speciale Shqiponja. Arsyeja; marrëdhënia intime jashtëmartesore e bashkëshortes së oficerit të policisë me drejtorin me të cilin punonte në të njëjtën zyrë.

I uroj shërim të shpejtë drejtorit të ERE-s. Plagosja e familjes së tij është më e thellë sa e plumbave. Është plagosje tradhëtie. Dhimbja që familja përjeton është më e madhe se mund ta imagjinojë çdo njeri i rrëmbyer nga pasioni i momentit që ia errëson sytë të shohë se dinjiteti dhe nderi i familjes nuk mund të shkelen. Natyrisht, duhet ‘i fije burrni’ integritet moral, forcë karakteri për të ruajtur, e mbajtur familjen.

Çdo njeri, pasi ‘këmba i ka rrëshkitur’ dhe në rrëzimin e tij ka nisur të ndjejë dhimbjen që zgjet (në disa raste gjithë jetën), mendon: “ia vlejti? Si vallë për pasionin e momentit i lashë të gjitha për të cilat kisha menduar që s’do t’i humbja kurrë në jetë!?”

Këto janë mësimet e hidhura të jetës të cilat dhembin dhe udhëtojnë sëbashku me njeriun që nuk mëson nga dështimet e të tjerëve.

Para se të mbyll këtë shënim, dy fjalë për Erionin, efektivin e forcave Renea.

I dashur Erion! Po të drejtohem si një baba, djalit të tij!

Si burrë mund ta imagjinoj dhimbjen që ke përjetuar nga tradhëtia e bashkëshortes. E imagjinoj luftën që është zhvilluar brenda teje për të falur dhe për t’i dhënë një mundësi tjetër martesës dhe familjes! Por disa gjëra në jetë nuk varen vetëm nga ti.

Pasi zbulove tradhëtinë, në kushtet e debatit të vazhdueshëm dhe të pavullnetit nga ana e gruas për të ruajtur martesën, gruan duhej ta lije të shkonte dhe ndiqte rrugën e saj. Kur një grua tradhëton burrin, apo anasjelltas respekti për partnerin dhe martesën ka marr fund.

Respekti është minimumi etik për të ngjitur atë që është thyer. Zbrazja e armës nuk të ka ngjitur më lart nga niveli i shkelësve të ligjit që ke ndjekur.

Të lutem përgjigju thirrjes së drejtorit Vocaj dhe kolegëve. Është në dinjitetin tënd të marrësh përgjegjësi për veprimet e tua. Nëse mendon që mund të ndihmoj në këtë kohë të vështirë, mos hezito të më shkruash. Je në lutjet e mia!

Etiketa: dashnoredrejtore

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Para
Banorët e Fierit në protestë: Absurde, paguajmë taksat dhe ujë nuk kemi

Banorët e Fierit në protestë: Absurde, paguajmë taksat dhe ujë nuk kemi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com