GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Dy fjalë per Parashqevi Simakun dhe per ne të gjithë!

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy fjalë per Parashqevi Simakun dhe per ne të gjithë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agron Gjekmarkaj

Parashqevi Simaku një ikonë e muzikës shqiptare po prodhon shumë lajme! Të gjitha të trishta edhe kur duken disi më pozitive! Ekzibicionizmi me gjendjen e saj po merr një përmasë të frikshme!

Nevoja për sensacion e klikime me fatkeqësinë e saj gjithëaq! Në mes të kësaj dramë personale tek shoqëria shqiptare u shfaq nostalgjia për artisten e madhe, e bashkë me të dhimbja për rrethanat aktuale jetësore!

I vetmi deri sot nga personat me përgjegjësi publike që kanë dëshmuar vullnet për ta ndihmuar edhe për patriotizëm kavajas, është Fisnik Qosja, Kryetari i Bashkisë Kavajë! Duke vepruar kësisoj, ai ka demonstruar një përmasë njerëzorë e institucionale të cilën duhet ta marrë si shembull qeveria shqiptare!

Ne nuk e dimë çfarë dhe si dëshiron ta administrojë jetën e saj. Nuk e dimë në do preferonte kthimin në Shqipëri apo do të mbetet në New York , por në të dyja rastet, si shtet dhe shoqëri ja kemi borxh një zgjidhje, të vërtetë, të prekshme, që e nxjerr atë nga mjerimi e depresioni, e mbi të gjitha që nuk e trajton si “gjah” sensacionesh!

Shumë këngëtarë të huaj paguhen për të performuar në Tiranë, mbase kjo inisiativë mund të merret për të! Qeveria do duhej ti lidhte me patjetër një pension të jashtëzakonshëm për merita të shquara në jetën kulturore të vendit!

Biznesmenët shqiptar akuzohen për mungesë të theksuar humanizmi me kullat e tyre në mes të Tiranës, kanë rastin ti përgënjeshtrojnë këto pandehma duke i ofruar një apartament këngëtares së madhe me gjasë e pastrehë!

Nëse ajo dëshiron të jetojë në Amerikë, po aq vlen përpjekja e përbashkët këtu dhe atje por e vërtetë njerëzore, jo duke e trajtuar atë si objekt sevapi por solidariteti, meritë e dinjiteti.

Gjithsesi këto lajme po na vënë në provë etike të gjithëve ne sa të vërtetë mund të jemi me bilbilin e këngës shqiptare, me personalitetin që na dhuroi emocione të vërteta, kur shumëçka qe e rreme!

Etiketa: parashqevi simaku

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Para
Vrasja e Irakli Davellas/ Në vendngjarje ishte edhe një person i tretë, nuk u kap nga plumbat

Vrasja e shqiptarit në Greqi, mediat greke: Çfarë po heton policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com