GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Dy fytyrat e Tony Blair me Kosovën

15:31 - 10/06/24
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy fytyrat e Tony Blair me Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës dhe shumë qytetarë të vendit të saj, i kanë shprehur edhe njëherë mirënjohjen ish kryeministrit britanik Tony Blair, për rolin e pazëvendësueshëm që ai pati, çerek shekulli më parë, për t’i dhënë fund regjimit genocidal të Millosheviçit ndaj shqiptarëve. “Kosova është një nga trashëgimitë tuaja më të suksesshme” i ka thënë Osmani, ish kryeministrit laburist duke lavdëruar gjatë një konference të përbashkët për shtyp këtë “hero të lirisë, paqes dhe demokracisë”.

Natyrisht që nuk ka asnjë diskutim se Tony Blair ka luajtur një rol të veçantë në çlirimin e para 25 vjetëve që Kosova po përkujton sot. Mjafton të lexosh memuaret e tij të botuara pas largimit nga pushteti, për të kuptuar se ai ka shërbyer si një shtysë edhe më aktive se presidenti Klinton për të marrë vendimin e bombardimit të ish Jugosllavisë nga NATO. Po ashtu, këmbëngulja e tij që aleanca të përgatitej për futjen e trupave tokësore, e përshpejtoi fundin e luftës, nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës dhe na dhuroi Kosovën që kemi sot.

Për të gjitha këto figura e tij do jetë e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e shtetit të ri, për aq kohë sa ai do të ekzistojë. Tony Blair e ka merituar mirënjohjen e kosovarëve dhe pagëzimin me emrin e tij të dhjetra fëmijëve që lindën në kapërcyell të dy shekujve.

Por, thënë këtë, duhet pranuar, se ish flamurtari i rrugës së tretë, që po nderohet sot në Prishtinë, nuk mund të përmblidhet vetëm me një segment të jetës së tij, kur ai shërbeu si kryeministri që pati rol vendimtar në çlirimin e Kosovës. Ashtu si shumë homologë perendimorë, nga Shrëder, Fijon apo të tjerë, që përfunduan si lobistë të Putinit edhe Blair, pas pensionimit nga postet zyrtare vendosi ta shndërrojë kapitalin e akumuluar politik në kapital ekonomik.

Ai vendosi të punojë si këshilltar i liderëve problematikë duke u bërë shpesh për këtë edhe target i shtypit të pamëshirshëm londinez. Tashmë janë të njohura lidhjet e tij me Mohamar Kadafin për interesa të shumëkombshes JP Morgan. Janë po ashtu të ditura ndërhyrjet në konflikt interesi kur si emisar për lindjen e mesme, favorizoi lidhjen e kontratave të British Gas në rripin e Gazës. Shumë artikuj të The Guardian dhe një dokumentar fshikullues i Channel 4 “Bota e mrekullueshme Tony Blair” e kanë vizatuar me skrupolozitet këtë faqe jo dhe aq të shndritshme të jetës së ish kryeministrit.

Me këtë kostum të ri, atë të lobistit që punon për para, Blair iu qas edhe Kosovës. Ai u bë këshilltari i ish ministrit të propagandës të diktatorit serb, në rrëzimin me bomba të të cilit kishte kontribuar vetë. Ai i tejkaloi marrëdhëniet institucionale dhe lidhi miqësi me Aleksandar Vuçiçin. Ai pranoi të punojë “pa para”, por me kontrata për gruan, edhe për Edi Ramën, kreyministrin shqiptar që i ka bërë dëm më shumë se cilido Kosovës duke qenë në konflikt të vazhdueshëm me gjithë liderët e saj.

Si pasojë e këtyre lidhjeve prej lobisti, ai shkoi deri aty sa të angazhohej për ndarjen e vendit që e glorifikonte si çlirimtar. Në vitet 2007- 2008 Blair u bë nga propagandistët më të zëshëm të zgjidhjes me shkëmbim territoresh. John Bolton, ish këshilltari i sigurisë kombëtare të Trump, ka rrëfyer në disa intervista se këtë ide që buronte prej liderëve lokalë atij ia kërkoi ish kryeministri britanik.

Pra ai që Vjosa Osmani sot e prezantoi në Prishtinë, si heroin e lirisë, demokracisë dhe paqes, në një moment të karrierës së tij si lobist ka punuar për zgjidhje të ndryshme, me mure etnike, kundër vlerave multietnike dhe bashkëjetesës paqësore. Kjo është fytyra tjetër e Tony Blair që famën e tij të shkuar e ka shndërruar në biznes. Ashtu si shumë protagonistë të historisë së lavdishme të fundviteve ‘90, ai u bë pjesë e një projekti që mund të shpinte në zhbërjen e shtetit për të cilin kishin kontribuar të lindte.

Natyrisht ky episod nuk i heq asnjë fije floku meritës së papërsëritshme që kryeministri Blair pati në atë kohë të vështirë. Kjo fabul më shumë sesa për të, ka rëndësi për ne shqiptarët, që duke qenë pafundësisht mirënjohës, duhet të dimë të jemi edhe realistë; që duke i falenderuar të mëdhenjtë, persona apo shtete qofshin, të kuptojmë bashkë me ndjenjën e nderimit se në këtë botë nuk është e thënë që të ketë miq eternë dhe aleanca të përjetshme.

/Lapsi.al/

Etiketa: Andi BushatiKosoveTony Blair

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
Këlliçi: Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, ka një emër dhe një fytyrë

Këlliçi: Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, ka një emër dhe një fytyrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com