GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Dy metra dhe të denja për Kadarenë!

19:55 - 02/07/24
në OP-ED, Opinion, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy metra dhe të denja për Kadarenë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agron Gjekmarkaj

Tek lexova lajmin e fundit se Ismail Kadare do të varroset në Tufinë diçka më semboi sëbrëndeshmi. Me gjasë na goditi perseri rastesia dhe nuk na gjeti të pergatitur.

Kadare është njeri si gjithë ne të tjeret por gjeni që ne të tjeret nuk jemi, kontribues i pashoq ndaj vendit të tij dhe kultures universale që ne tjeret nuk jemi dhe po shkon atje mes shumë vdekatarve personaliteteve a njerzve të zakonshem, asnjëri si ai.

Kadareja ai i cili i dha Europes dhe Botes një Shqiperi plot sqime e madheshti, me kontë e baronë, me gjuhë të vjeter murgun Gjon roje të saj, me luftra e perkpjekje të medha në mbrojtje të cilivizimit e qyteterimit, me zonja e personazhe emerkumbues, po kaq i perfshiu qytetet e kontinentet nga Gjirokastra në Paris, nga Shkretetira e Gobit në Moske, nga Kruja e Skënderbeut në Stambollin e sulltanve nga Tirana në Pekin, nga Prishtina ne Washington, nga Athina në Romë,në letrat e veta, duke zbritur thellë në kohëra eskiliane e duke u ngjitura tek ato të Stalinit, Hrushovit, Mao Ce Dunit Enver Hoxhes, Klintonit, Miterranit, Kolit, Rugovës e shumë kujt tjetër nuk e meritonte kaq modesti qoftë edhe të perkohshme nga populli i tij.

Rruga e fundit që do të pershkruaj shkrimtari sa del pak nga qëndra i ngjan një rruge të hapur nga nomadet në ikje duke lënë pas rrëmujë, pluhur e pisllek.
Do dukemi në kamerat e botes sëpaku mosmirnjohes, sikur se paskeshim merituar atë vetë!

Shqiperia ka dhe duhet të kishte më shumë mundesi së aq.

Kombet e qyteteruara duke respektuar elitat e veta kanë çmuar progresin dhe krenarinë kombetare. Çfarë është krenaria kombetare? Vepra dhe bëmat e një grushti njerezish në shekuj për vendin dhe popullin e vet a per humanizmin në pergjithesi.

Ndarja veç e tyre nuk është diskrimin për të tjeret por mirënjohje që të tjeret shfaqin për ta. Vendet europiane kanë shumë prej tyre “Panteon” ku vendosin shkrimtaret , luftetaret politikanet e shquar! Franca sidomos po edhe të tjeret!

Ato jane pika peligrinazhi referimi e reflektimi pse jo dhe turizmi kulturor.

Ne kemi edhe eksperiencat e lënies pa varr apo në frigorifer. Per fat te keq s’kemi bërë asnjë perpjekje së paku per rilindasit tanë, shtetformuesit a luftetaret.

Mbase duke parë çfarë kompronisesh bëhen më mirë se “Panteoni” do të banalizohej pa masë ku çdo qeveri, çdo politikan, çdo kryetar bashkie a biznesmen do bënte qokat e veta dhe mbase do gjindej gjithmonë një mik per të futur njerez në “Panteon” aqsa nuk do mbetej më askush per varrezat publike! Por prej motesh e kemi pranuar që Ismail Kadare është “sui generis” dhe përtej çdo politike kulturore në Shqipëri fati i tij nuk varet më vetem nga ne, lexuesi shqiptar është një fetë në rrethin e madh.

Më shumë se duke nderuar Kadarenë nderojmë veten nëse atij i bëjmë respektin që meriton. “Lavdia e tij s’ka nevojë për asgjë e jona ka për të” patën shkruar francezet për Molierin!

Vlen, vlen dhe për ne e Kadarenë! Nuk dua të bëj politikë në ditë si kjo por Qeveria shqiptare duhet të shpallë menjëhere një konkurs ndërkombetar për një ansambel muzeal kushtuar Ismail Kadaresë ku aty të jetë dhe varri i tij. Tufina duhet të jetë e perkohshme, sa më shkurt, jo një e përkohshme që rri gjithë jetën.

Nuk është e lehtë se në Tiranë dy lulishte kanë mbetur një para Rognerit dhe një pas Kryeministrisë, megjithëse në Vlorë, Ati i shtetit tonë Ismail Qemali në një lulishte e ka banesen e fundit i veçuar siç i takon të jetë.

Një tjetër zgjidhje mund të realizohet në një kodër tek Parku i Liqenit se në qytet s’ka më tokë për asgjë veç pallatave! Kadare na ka nderuar gjithmonë, na ka dhënë, shumë madje, gjuhe, kulturë, identitet, krenari e patriotizëm le ti japim dy metra dhe të dënja!

Mevlan Shanaj tha pas Skënderbeut ikja më e madhe ishte kjo, ndoshta ka përkufizuar të vertetën. Kësaj të vërtete nderin që i takon pa ndoshta e sikur!!!

Etiketa: ISMAIL KADARE

Lajme të lidhura

Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Para
Dj Dagz-in e zë gjumi në timon, ja reagimi i Dj Pm!/VIDEO

Dj Dagz-in e zë gjumi në timon, ja reagimi i Dj Pm!/VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një dëshmi të prindit të një të mituri i cili, sipas tij,...

Lexo më shumë
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26
Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

12:02 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com