GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Dy pensionistë blenë biznese 30 mln dollarë”/ Administratori i inceneratorit të Tiranës: Kryemadhi s’ka fakte

12:13 - 06/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dy pensionistë blenë biznese 30 mln dollarë”/ Administratori i inceneratorit të Tiranës: Kryemadhi s’ka fakte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ky është Daniel Vermeulen. Një shtetas holandez që prej më shumë se 3 muajsh drejton shoqërinë koncesionare Integrated Energy B.V. SPV Energy e cila vijon të marrë pagesa nga buxheti i shtetit për koncesionin e incineratorit të Tiranës. Ardhja e tij në detyrën e administratorit të kompanisë përkon me kohën kur sapo përfundoi Komisioni Hetimor dhe SPAK lëshoi një sërë urdhër arrestesh për disa punonjës dhe zyrtarë, mes të cilëve edhe ish-administratoren Ariola Kodra.

Pranon të na japë një intervistë ndonëse jashtë kamerës thotë se për shkak të kohës së shkurtër në drejtimin e kompanisë nuk është i përgatitur sa duhet dhe në dijeni të gjithë situatës. E megjithatë, përgjigjia për akuzat e  bëra publike nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për 24 kompani që në bashkëpunim me incineratorin e Tiranës kanë prerë fatura fiktive është shumë e shkurtër.

Mirë, kam dëgjuar për herë të parë akuzat që u bënë nga znj.Kryemadhi, dhe jam i surprizuar për to, nuk jam familjar me to në fakt, mendoj se ska fakte pas tyre. Jam i surprizuar prej tyre. Për kompanitë nuk kam informacion, duhet të pyesni znj.Kryemadhi meqenëse është ajo që i përmendi.

Në këtë linjë ishte edhe reagimi i kompanisë, e cila mohoi që të kishte shkëmbim tregtar me kompanitë e përmendura nga zonja Kryemadhi. Zotin Vermeulen e pyesim nëse ka dijeni për dy të moshuarit Haxhire Gurakuqi dhe Thanas Çani, të cilët figurojnë me kompani 30 milionë euro sipas një skeme të lidhur  me inceneratorin e Tiranës?

Po flisni për ata dy të moshuarit? Po, e kuptoj. Nuk kam dëgjuar asnjëherë për ta dhe nuk kanë në fakt asnjë lidhje me kompaninë tonë.

Na thotë se nga drejtësia nuk i janë kërkuar shpjegime dhe se që prej marrjes së detyrës në zyrë nuk i ka shkuar asnjë prokuror i SPAK. Di që kanë ardhur zyrtarë të SPAK këtu përpara se unë të merrja detyrën e administratorit, tani jo, nuk ka patur vizita nga ta.

Por si i përgjigjet ai akuzave se inceneratori i Tiranës nuk ekziston pavarësisht se kompania Integrated Energy B.V. SPV Energy vijon të marrë pagesa nga buxheti I shtetit në një shumë që I ka kaluar të 35 milionë dollarët?

Dëgjo, menaxhimi i trajtimit të mbetjeve në Tiranë është shumë komplekse. Nuk ka të bëjë vetëm me incenerimin e tyre, ne kemi shumë projekte në fakt, jo vetëm kjo. Prandaj edhe ato projekte janë të skeduluara dhe do të kryhen sipas afateve në kontrata. Pagesat që marrim nga shteti përdoren për shërbimet, pra për menaxhimin e impiantit. Kurse për projektet jo, për to ka dhe duhet të ketë fond nga privati.

Sipas Kontrollit të lartë të Shtetit Ministria e Financave dha dakordësinë e saj për këtë projekt edhe pse nuk kishte një studim fizibiliteti dhe në kohën kur është miratuar kontrata, qeveria nuk i kishte paratë. Përveç faktit se Ministria e Mjedisit dha miratimin për këtë projekt pa u marrë një vendim nga këshilli bashkia por vetëm me një konfirmim të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përtej debatit publik në impiantin e Sharrës puna vijon normalisht, ku me dhjetëra mjete të tonazhit të rëndë të cilat hyjnë dhe dalin çdo minutë për të sjellë mbetje dhe inerte./ Marrë nga MCNTV

 

Lajme të lidhura

Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën
Aktualitet

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

14:28 - 06/02/26
Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”
Aktualitet

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

14:20 - 06/02/26
Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!
Aktualitet

Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

13:51 - 06/02/26
Para
A do tentojnë protestuesit të hyjnë në Kryeministri? Berisha tregon skenarët

A do tentojnë protestuesit të hyjnë në Kryeministri? Berisha tregon skenarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar
Sport

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

15:24 - 06/02/26

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Vllaznisë, Edi Martini, si trajnerin më të mirë të muajit janar në...

Lexo më shumë
Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

15:00 - 06/02/26
Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

14:28 - 06/02/26
Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

14:20 - 06/02/26
Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

13:51 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com