GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fshehën mësymjen e maskave në zyrat e “ONE”, procedohen punonjësit dhe drejtuesi i departamentit – Lidhja me Veliajn

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Fshehën mësymjen e maskave në zyrat e “ONE”, procedohen punonjësit dhe drejtuesi i departamentit – Lidhja me Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy punonjës dhe një drejtues departamenti i kompanisë telefonike “ONE” janë proceduar nga policia e Tiranës. E njëjta masë është marrë edhe për drejtuesin teknik dhe 4 punonjës të shoqërisë private të sigurisë fizike “Nazëri”, që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Veprimet ligjore lidhen me një ngjarje të ndodhur në dhjetor të vitit të shkuar në një seli të kompanisë telefonike në zonën e Laprakës, e cila nuk është raportuar në organet e rendit.

Nga hetimet paraprake, rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, i cili ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Punonjësi në fjalë nuk kanë njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Ndërkohë, personat e maskuar nuk janë identifikuar ende, ndërsa po punohet për të përcaktuar nëse ata kanë dëmtuar serverat e kompanisë.

Njoftimi

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës. Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, njoftoi policia.

“Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente”, shtuan të njëjtat burime.

Në njoftimin për mediat, blutë saktësojnë se në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:

• 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.

Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:

• drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç.

“Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë”, njofton policia.

Lidhja me Veliajn

Nga mediat është raportuar se personat e maskuar kanë pasur si qëllim dëmtimin e serverave dhe arsyeja mund të lidhet me fshehjen e aferave që lidhen me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Sipas hetimeve të SPAK për dosjen “Veliaj”, kompania “One” paguan Arbër Veliajn për marketing dhe promovim, ndërkohë që fiton tendera (pa garë) në Bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga vëllai i madh i familjes Veliaj, Erioni. SPAK ka zbuluar se një kompani sigurimi dhe “One Communication” kanë pasur marrëdhënie kontraktuale me “Gogel” në vlerë prej 5 milionë eurosh.

“Nga hetimi rezulton se klienti kryesor i ‘Gogel shpk’ është shoqëria ‘One Albania’, me një total shitjesh prej 551.639.924 lekë të reja”, thuhet në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliaj.

Megjithatë, hetimet për rastin janë në vijim dhe ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet se mësymja e maskave në kompaninë “ONE” ka lidhje direkte me kryebashkiakun e arrestuar.

Etiketa: Fshehën ngjarjenkompani telefonikeKryesore1Policia

Lajme të lidhura

Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara
Aktualitet

Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara

12:13 - 12/08/26
Beteja me zjarret/ Ministri Nufi: Po përdorim dronët Bayrakatar TB2 për koordinimin në terren
Aktualitet

Beteja me zjarret/ Ministri Nufi: Po përdorim dronët Bayrakatar TB2 për koordinimin në terren

11:33 - 12/08/26
Plumba drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Laç
Aktualitet

Plumba drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Laç

11:21 - 12/08/26
Para
Kopjimi i të dhënave të sistemit TIMS, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Ervin Muçën

Kopjimi i të dhënave të sistemit TIMS, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Ervin Muçën

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar
Breaking Views

‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar

12:35 - 12/08/26

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave për deklaratën e tij lidhur me debatin për lumin Ibër ku i tha...

Lexo më shumë
“U shkel kontrata për tokat”, protestuesit në Patos-Marinëz përplasen me rojet e “Bankers”

“U shkel kontrata për tokat”, protestuesit në Patos-Marinëz përplasen me rojet e “Bankers”

12:22 - 12/08/26
Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara

Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara

12:13 - 12/08/26
Vonohet pagesa e kompensimit të naftës, operatorët e transportit urban: Do reduktojmë flotën

Vonohet pagesa e kompensimit të naftës, operatorët e transportit urban: Do reduktojmë flotën

12:03 - 12/08/26
Bodö/Glimt eliminon Union Saint-Gilloise, Levski Sofia rikthehet pas 20 vjetësh

Bodö/Glimt eliminon Union Saint-Gilloise, Levski Sofia rikthehet pas 20 vjetësh

12:00 - 12/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com