GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dy qendrat e refugjatëve në Lezhë, Tajani: Rama na i dha pa pagesë, do funksionojnë si…

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëveshja për refugjatët, Tajani: Një model, jo ​​vetëm për Italinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i diplomacisë italiane, Antonio Tajani, ka sqaruar detaje lidhur me marrëveshjen tashmë të nënshkruar mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni, për ngritjen e dy qendrave për pritjen dhe akomodimin e refugjatëve, që do të kapen në brigjet italiane, në Lezhë.

E ndërsa Qeveria Rama ka miratuar marrëveshjen dhe e ka depozituar për miratim në Kuvend, të njëjtën procedurë duket se po ndjek edhe Italia, e cila do e ratifikojë atë në Parlamentin italian, ku pritet të ketë debate, për shkak të kundërshtive nga opozita atje.

Antonio Tajani e konsideroi si mjaft të rëndësishme marrëveshjen, madje ka rrëzuar edhe dyshimet se ajo ishte e ngjashme me marrëveshjen e arritur mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës.

Në këtë kuadër, kreu i diplomacisë italiane shprehet se marrëveshja Rama-Meloni nuk është i krahasueshëm me marrëveshjen mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës, pasi nuk ka kontraktim të jashtëm të menaxhimit të kërkesave për azil në një vend të tretë, ndërkohë që nuk ka asnjë shmangie nga të drejtat e garantuara ndërkombëtarisht.

“Marrëveshja Itali-Shqipëri është pjesë e rëndësishme në strategjinë e përgjithshme të qeverisë, në kontekstin ndërkombëtar të paqëndrueshmërisë në rritje, i cili rrezikon rritjen e flukseve migratore dhe tregun e urryer të trafikantëve, një treg që vazhdon të përfitojë nga dëshpërimi dhe të kërkojë viktima, siç ishte edhe mbytja e anijes në Lampedusa”, deklaroi Tajani, në Parlamentin italian.

Ai tha se Italia synon “një qasje të ndryshme në menaxhimin e flukseve migratore dhe një luftë këmbëngulëse kundër trafikimit të qenieve njerëzore janë prioritetet absolute të qeverisë sonë”.

“Parandalimi i largimeve të parregullta, forcimi i kufijve të jashtëm, lufta ndaj kontrabandistëve, përmirësimi i sistemit të riatdhesimit, zgjerimi i kanaleve legale të migracionit, mirëpritja e atyre me të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare: këta janë përbërësit kryesorë të qasjes së re që ne po përpiqemi të vendosim në Europë”, tha Tajani, duke shtuar se “në këtë kuadër futet edhe protokolli i bashkëpunimit me Shqipërinë”.

Duke dhënë detaje mbi marrëveshjen Rama-Meloni, ai theksoi se protokolli përcakton se në të dy qendrat nuk mund të ketë gjithsej më shumë se 3000 emigrantë në të njëjtën kohë.

“Emigrantët do të mund të mbërrijnë në portin shqiptar vetëm me anije të autoriteteve italiane, të përfshira në operacionet e shpëtimit. Nuk do të jetë e mundur të tërhiqen skafet e kontrabandistëve dhe as të drejtohen varkat e menaxhuara nga organizata joqeveritare drejt Shqipërisë. Emigrantët do të kenë saktësisht të njëjtin trajtim të parashikuar nga rregulloret italiane dhe evropiane”, tha ai.

Ai u shpreh se në dy qendrat në Shqipëri do zbatohen standardet e BE-së. “Shqipëria do t’i japë Italisë dy zona pa pagesë: një pikë mbërritjeje në portin e Shëngjinit, në bregdetin verior të vendit dhe një bazë ushtarake në Gjadër rreth 30 kilometra larg portit.

Të dy qendrat do të funksionojnë sipas legjislacionit italian, evropian dhe ndërkombëtar për këtë çështje. Procedurat do të jenë ato italiane dhe do të kryhen ekskluzivisht nga autoritetet administrative dhe gjyqësore italiane.

Në port  do të ketë një strukturë të dedikuar për aktivitetet e shpëtimit, ndihmën e parë dhe zbulimin e shenjave dhe gjurmëve të gishtërinjve.

Në strukturën e dytë, që ndodhet në zonën e brendshme, do të shqyrtohet kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare dhe për ata që nuk plotësojnë kërkesat do të kryhen procedurat e riatdhesimit”, tha Tajani.

Etiketa: Kryesore1qendrat e refugjatevetajani

Lajme të lidhura

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë
Aktualitet

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro
Aktualitet

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë
Aktualitet

Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

16:13 - 13/09/26
Para
Korçë/ 14-vjeçari përfundon në spital, u qëllua me…

Aksident i rëndë, makina përfundon në përrua. Plagosen 3 të mitur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin
Sport

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26

Një ndeshje që kishte gjithçka: gola, përplasje fizike, kartonë të kuq, tribuna të zbrazura dhe një kohë shtesë që vendos...

Lexo më shumë
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

16:33 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com