GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Dy shekuj më vonë, zbulohet shkaku i vdekjes së Beethoven

21:14 - 24/03/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy shekuj më vonë, zbulohet shkaku i vdekjes së Beethoven
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit, ka zbuluar shkakun e vdekjes në moshën 56-vjeçare të Beethoven.

Analiza e ADN-së e nxjerrë nga flokët e Beethoven, dy shekuj më vonë, zbulon një histori familjare të sëmundjes së mëlçisë. Kombinimi i hepatit B dhe konsumimi i alkoolit çoi në vdekjen e tij nga cirroza e mëlçisë.

Studimi i udhëhequr nga Tristan Begg dhe i botuar në revistën “Current Biology” synon të hedhë dritë mbi problemet kryesore shëndetësore të Beethoven, që nga humbja e dëgjimit, e cila filloi rreth 1815 dhe çoi në shurdhim në 1818, dhe sëmundja e rëndë e mëlçisë, e cila filloi në verën e vitit 1821 me verdhëzën dhe që kulmoi me cirrozën e mëlçisë, e identifikuar më vonë si shkaku më i mundshëm i vdekjes së tij, në vitin 1827.

Por ekipi i shkencëtarëve që punuan në ADN-në e muzikantit, nuk mundi të tregonte shkakun e shurdhimit të tij.

Flokët nga prej u rendit i gjithë gjenomi i Beethoven

Në një letër të shkruar më 6 tetor 1802 dhe të gjetur pas vdekjes së tij, Ludwig van Beethoven iu drejtohej vëllezërve të tij Kaspar dhe Nikolaus, nga shtëpia e tij në Heiligenstadt, në periferi të Vjenës, ku kërkonte që mjeku i tij, JA Schmidt, t’i zbulonte publikut të gjerë sëmundjet që e kishin prekur.

“Për aq sa të jetë e mundur, të paktën bota të pajtohet me mua pas vdekjes sime”, shkruante ndër të tjera ai.

I ashtuquajturi Testamenti i Heiligenstadt përmban një sërë reflektimesh të hidhura dhe zbulon arsyen e vërtetë të “temperamentit të keq” të Beethoven, përparimin e shurdhimit, për të cilin pakkush ishte në dijeni. Një shqetësim që e largoi atë nga jeta e kësaj bote, siç shpjegon ai në letër:

“O ju burra që më vlerësoni ose më cilësoni të inatosur, apo edhe mizantrop, sa më bëni keq! Nuk e dini shkakun e fshehtë që më bën të dukem kështu. Për shkak të sëmundjes, pavarësisht se isha i pajisur me një temperament të zjarrtë, të gjallë dhe në të vërtetë i ndjeshëm ndaj tërheqjeve të shoqërisë, shpejt u detyrova të tërhiqesha, të kaloja jetën time në vetmi”.

Etiketa: Beethoven

Lajme të lidhura

Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Të shtëna masive në Gjermani, të paktën 6 të vdekur

E tmerrshme, polaku qëllon me sëpatë pasagjerët e trenit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com