GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dy shqiptarë kthenin shtëpitë me qira në baza droge dhe monitoronin Policinë me kamera në Itali

09:31 - 17/08/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy shqiptarë kthenin shtëpitë me qira në baza droge dhe monitoronin Policinë me kamera në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët e Frosinone në Itali, teksa akuzohen për shitje të lëndëve narkotike, teksa iu janë sekuestruar armë dhe një sasi kokaine e hashashi të ndarë në doza.

Në fakt raportohet se ka qenë një valë kontrollesh në banesa të dyshuara për aktivitete të paligjshme ajo që çoi në bazën e të ndaluarve.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se aksioni i drejtuar nga toger Massimo Petrosino, u finalizua në zonën e Ater-it, ku janë rezidentë edhe shumë të huaj, duke vijuar operacionin e nisur prej muajit nëntor.

Pasditen e të enjte (15 Gusht) karabinierët bënë kontrolle rutinë edhe në Casermone, ku dalluan 2 njerëz që shikonin nga ballkoni i një apartamenti që duhej të ishte bosh dhe diktuan se çfarë po ndodhte. Megjithatë, para se të arrinin në banesë, të dy u larguan, të ndihmuar nga kamerat e vendosura në pika strategjike, të cilat i lejonin të shikonin dhe të parashikonin lëvizjet e policëve.

Forcat u ndanë në dy fronte, njëri që kontrollonte banesën dhe tjetri që ndiqte dy të dyshuarit e arratisur. Ndjekja nuk zgjati shumë dhe të dyshuarit u prangosën, teksa u gjet edhe një pasaportë në banesë.

Brenda u gjetën dy thika me çelës dhe një pistoletë gjysmë automatike, me numër serie të gërryer, me 7 fishekë në të, 10 gëzhoja të kalibrit të ndryshëm brenda një kutie, të një arme tjetër, por që nuk u gjet aty.

Banesa shërbente si bazë e vërtetë e trafikut të drogës, duke qenë se aty u gjetën 3 doza kokainë, rreth 10 gramë hashash të ndarë në 3 porcione dhe materiale të ndryshme për paketimin e dozave individuale. Kontrolli u shtri edhe në një banesë tjetër që shqiptarët e kishin në përdorim për përgatitjen e lëndëve narkotike.

Të ndaluarit, emrat e të cilëve nuk u publikuan, u izoluan në paraburgimin e Frosinones dhe u vunë në dispozicion të gjykatës.

Lajme të lidhura

Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit
Aktualitet

Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit

17:34 - 27/03/26
Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune
Aktualitet

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

17:22 - 27/03/26
Foto nga gjyqi i vrasësit të Nikulajt/ Daily Mail: U pagua 1 milion euro për ekzekutimin
Aktualitet

Foto nga gjyqi i vrasësit të Nikulajt/ Daily Mail: U pagua 1 milion euro për ekzekutimin

16:46 - 27/03/26
Para
Humb jetën shoferi në aksin rrugor Levan – Tepelenë, makina doli nga rruga

78-vjeçarja hidhet nga kati i pestë, ndërron jetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit
Aktualitet

Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit

17:34 - 27/03/26

Policia na nisur procedimin penal ndaj një gruaje 30-vjeçare, banuese në Lezhë. Ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar pranë policisë se ajo ka...

Lexo më shumë
Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

17:22 - 27/03/26
Foto nga gjyqi i vrasësit të Nikulajt/ Daily Mail: U pagua 1 milion euro për ekzekutimin

Foto nga gjyqi i vrasësit të Nikulajt/ Daily Mail: U pagua 1 milion euro për ekzekutimin

16:46 - 27/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Nis shkatërrimi i shkëmbinjve në malin e Torovicës, prej 8 vitesh rrezikonin jetën e qytetarëve të zonës

Nis shkatërrimi i shkëmbinjve në malin e Torovicës, prej 8 vitesh rrezikonin jetën e qytetarëve të zonës

15:46 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com