GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dy skenarët për krizën në Gjermani: Rritje e përhershme pagash ose shtesë vjetore

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy skenarët për krizën në Gjermani: Rritje e përhershme pagash ose shtesë vjetore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelari gjerman, Olaf Scholz u kërkoi qytetarëve që t‘i përballojnë së bashku problemet ekonomike të vendit, sepse inflacioni në ekonominë gjermane vazhdon të mbetet i lartë.

Në video podkastin e tij javor kancelari Scholz pranoi se rritja e çmimeve po shqetëson shumë qytetarë në Gjermani dhe u bëri thirrje qytetarëve të përkrahin dhe mbështesin njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave të fundit çmimet në qershor u rritën me 7.6% krahasuar me një vit më parë, dhe Scholz tha se do të organizojë një takim ekspertësh për të trajtuar krizën e kostove të jetesës. Kancelari tha se për këtë takim ka ftuar sindikatat, punëdhënësit, përfaqësues të Bankës Qendrore (Bundesbank) dhe akademikë.

Rritje e përhershme pagash apo një shtesë vjetore

Ekonomistë dhe politikanë kanë hedhur ditët e fundit disa ide për të lehtësuar barrën e kostove mbi qytetarët. Ministri i Punës, Hubertus Heil, hodhi idenë e pagimin të një shtese vjetore për beqarët që fitojnë më pak se 4,000 euro bruto në muaj dhe për të martuarit që fitojnë më pak se 8,000 euro së bashku.

Rritja e çmimeve shqetëson shumë qytetarë në Gjermani

Expertët e Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIË) thanë se pagimi i njëhershme i një shtese vjetore ofron vetëm lehtësim të përkohshëm. “Vetëm paga më të larta dhe përfitime sociale mund të kompensojnë në mënyrë të qëndrueshme dëmin ndaj qytetarëve me të ardhura të mesme dhe të ulëta,” tha presidenti i DIË, Marcel Fratzscher për agjencinë e lajmeve dpa.

Politikania social-demokrate, Saskia Esken, kërkoi rritjen e ndihmave dhe mbështetjes sociale në përshtatje me rritjen e inflacionit. Përveç kësaj ajo kërkoi edhe një ngritje të ndjeshme dhe të përhershme të pagave, veçanërisht të pagave të ulëta.

Ekspertja ekonomike e partisë CDU, Julia Klöckner, bëri thirrje për uljen e përhershme të taksave, ndër të tjera ato mbi energjinë.

Inflacioni i lartë në Gjermani u përkeqësua nga pushtimi rus i Ukrainës. Kryeekonomisti i DekaBank, Ulrich Kater, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se nuk mendon se çmimet do të ulen në një të ardhme të afërt. Kater tha se “deri në fund të vitit duhet të llogarisim me një rritje inflacioni deri në rreth 7%”./DW

Etiketa: CmimeKriza

Lajme të lidhura

Kërkojnë kushte më të mira arsimore, përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë
Botë

Kërkojnë kushte më të mira arsimore, përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë

08:11 - 02/10/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Para
Kushi: 100 kuota shtesë për studentët që duan Mjekësinë e Përgjithshme

Kushi: 100 kuota shtesë për studentët që duan Mjekësinë e Përgjithshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 02/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kërkojnë kushte më të mira arsimore, përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë

Kërkojnë kushte më të mira arsimore, përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë

08:11 - 02/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

Sot dita e 125 e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama: Poshtë narko-shteti!

08:06 - 02/10/26
Nuk ka ndodhur kurrë më parë, disa ditë para lamtumirës me Argjentinën, Leo Messi gradohet “doktor”!

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, disa ditë para lamtumirës me Argjentinën, Leo Messi gradohet “doktor”!

07:53 - 02/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Tetor 2026

07:32 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com