GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dy standardet e qeverisë/ Në Theth shembet, në Butrint ndërtohet resort

11:54 - 16/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy standardet e qeverisë/ Në Theth shembet, në Butrint ndërtohet resort
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka përfunduar aksionin e shembjes së ndërtimeve të banorëve vendas në zonën e mbrojtur të Thethit. Në Butrint, pranë Manastirit zonë e mbrojtur, sikurse Thethi, qeveria ka miratuar ndërtimin e një kompleksi turistik luksoz.

Denoncimi vjen nga faqja “Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore” të cilët ngrenë pikëpyetje mbi standardet e dyfishta të ndjekura nga autoritetet.

Banorët e Thethit, që kanë jetuar dhe ndërtuar prej brezash në këtë zonë, pretendojnë se po përballen me masa represive dhe selektive për ndërtime që shpesh janë për qëllime banimi apo mikpritjeje tradicionale. Në të kundërt, në Butrint, një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike dhe natyrore të vendit, është miratuar një ndërhyrje e thellë në zonën përreth Manastirit, nën emrin e “zhvillimit të turizmit elitar”.

Me të drejtë shtrojnë pyetje për Ministren e Turizmit, znj. Mirela Kumbaro:

A është projekti i ndërtimit pranë Manastirit në Butrint i ngjashëm me ndërhyrjet që janë shembur në Theth?

Nëse po, përse njëra lejohet dhe tjetra ndalohet?

Pse ndërtimet nga banorët autoktonë në një zonë të mbrojtur si Thethi konsiderohen të paligjshme, ndërkohë që ndërhyrjet e kompanive të mëdha në Butrint, gjithashtu zonë e mbrojtur, lejohen dhe përkrahen nga shteti?

Cili është standardi që përdoret për të vlerësuar nëse një ndërhyrje në zonat e mbrojtura është e pranueshme?

A ka një protokoll të njëjtë për banorët vendas dhe për investitorët e huaj apo të lidhur me qeverinë?

Çfarë i dallon realisht ndërhyrjet që bëhen nga komunitetet autoktone me mjete modeste, dhe projektet me buxhete të mëdha të investitorëve që shpesh nuk kanë lidhje historike, kulturore apo shoqërore me zonën ku ndërhyjnë?

Etiketa: ButrintKryesore1resortShembjeTheth

Lajme të lidhura

Tërhiqet nga tregu qumështi për foshnja “Aptamil”, AKU: Konsumatorët ta kthejnë në pikat e shitjes
Aktualitet

Tërhiqet nga tregu qumështi për foshnja “Aptamil”, AKU: Konsumatorët ta kthejnë në pikat e shitjes

07:57 - 30/01/26
Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv
Aktualitet

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv

21:56 - 29/01/26
Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek
Aktualitet

Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek

21:25 - 29/01/26
Para
Shtyhet seanca për Arbër Paplekaj, mungonte prokurori i çështjes

Vrasja e “Pipit”/ Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:03 - 30/01/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Tërhiqet nga tregu qumështi për foshnja “Aptamil”, AKU: Konsumatorët ta kthejnë në pikat e shitjes

Tërhiqet nga tregu qumështi për foshnja “Aptamil”, AKU: Konsumatorët ta kthejnë në pikat e shitjes

07:57 - 30/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Janar 2026

07:37 - 30/01/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 30 Janar 2026

07:29 - 30/01/26
Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

22:34 - 29/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com