GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dy tendera, katering për Psikiatrikun e Vlorës/ Albana i shton 195 MLN lekë me ‘negocim’ Alma Tafanit, pasi Gonxhe i dha 3.1 MLN euro

13:20 - 30/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Në emër të pacientëve të Spitalit Psikiatrik të Vlorës po shpërndahen shumë lekë përmes tenderave të korruptuar.

Në emër të pacientëve të Spitalit Psikiatrik të Vlorës po shpërndahen shumë lekë përmes tenderave të korruptuar.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në emër të pacientëve të Spitalit Psikiatrik të Vlorës po shpërndahen shumë lekë përmes tenderave të korruptuar. Madje po abuzohet, edhe me ushqimin e të sëmurëve. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu vazhdon jep miratimet pa asnjë kontroll dhe përgjegjësi mbi këto fonde.

Tenderi i radhës në këtë spital ka si objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarja e ushqimit (katering)” – emergjencë 3 mujore”. Në fakt tenderat e këtij Spitali i ka marrë në dorë ministria e Blendi Gonxhes, por drejtoresha aty i ka shpallur një “emergjencë” dhe e bën vetë tenderin.

Pra, Spitali Psikiatrik kishte mbetur pa ushqime dhe për këtë do të prokurohen 195 milionë lekë. Duke qenë se është punë “urgjente” nuk është bërë publik ndonjë dokument që të tregojë çfarë ushqimesh do të blihen konkretisht, si dhe sasitë për secilin artikull. Siç shohim, në dosjen e tenderit thuhet që është blerje “emergjente”, por edhe për këtë nuk është shpjeguar pse erdhi kjo emergjencë.

Po aq emergjente e paska patur Laureta Bala, si personi i autorizuar për këtë tender, sa çdo gjë e ka zhvilluar brenda 24 orëve. Sigurisht, që i kanë dhënë urdhër të firmosë ato letra me shpejtësi. Pra e ka hapur garën më datë 17 shtator 2024 dhe më datë 18 shtator e ka mbyllur, se në fakt nuk u zhvilluar fare një procedurë konkurrimi. Thjesht është ftuar firma  “Sori-al” SHPK dhe i është dhënë kontrata e firmosur.

Nuk ka patur as konkurrencë, as shqyrtime dokumentesh, pasi kontrata është dhënë me “negocim”.

Prandaj Open Data Albania i ka vlerësuar tenderin në mënyrë të jashtëzakonshme me 2 “Flamuj të Kuq”, për mungesë konkurrence dhe procedurë me negocim. Flamuri është shenja që përdor monitoruesi për riskun e korrupsionit.

Kujtojmë se ligji nuk lejon këto lloj procedurash, madje është një pikë që e ka theksuar me gojën e tij vetë kryeministri Edi Rama, duke paralajmëruese do të merren masa të ashpra ndaj atyre që zhvillojë tenderë me negocim. Megjithatë Bala është e justifikuar se urdhrat për këto lloj tenderash jepen nga ministrja Koçiu.

Nga kjo “emergjencë” u favorizua  biznesmenia Alma Tafani që përfiton vazhdimisht fondet e shëndetësisë për ushqim.

Çfarë u bë me tenderin 3.1 milionë euro?

Pse nuk na bind fare kjo “urgjenca” e Spitalit Pskiatrik? Për këtë spital, më 12 shtator 2024 u  firmos dhe vulos kontrata nga drejtoresha e Blendi Gonxhes për blerjen e 3,1 milionë eurove perime, fruta, drithëra dhe pije. Gijotina.com denoncoi tenderin që ka si objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarja e ushqimit”,  me fond limit 3.1 milionë euro, i zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara në varësi të ministrisë që drejton Blendi Gonxhe. Edhe ai prokurim mbante “Flamurin e Kuq”, ndërsa përfituese ishte sërish kompania e Alma Tafanit.

Siç shihet në dokument, afati i kontratës ka nisur që më datë 12 shtator dhe parashikohet të vazhdojë për 4 vjet.

Atëherë çfarë kuptimi ka që të zhvillohet një javë më pas një tjetër tender me “emergjencë”? Se logjika e thjeshtë na çon që, duhej të kishte të paktën një javë që ka nisur lëvrimi për tenderin e parë.

Përse duhej të zhvillonin dy tenderë, kur prokurimi i parë i ka nisur planet që në gusht derisa u finalizua në shtator?

Skandalet në spital

Në emër të këtij spitali janë shpërdoruar herë pas herë fondet dhe kanë plasur skandale. Ky tender zhvillohet kur nuk është zbehur skandali i vitit të shkuar, që u bë publik nga një raport i KLSH. Auditimi konstatonte se, ndër vite ka patur abuzim me ushqimin e pacientëve dhe shërbimin e lavanderisë.

Ushqimi nuk ka cilësinë e duhur, madje shërbehet jashtë, në tokë e pa lugë. Edhe tek shpërndarja dhe gatimi i ushqimeve KLSH ka gjetur shkelje financiare. Sipas audituesve, nuk përmbushen parimet bazë të këtij shërbimi, i cili është jetik për pacientët.

Sa i përket lavanderisë, spitali ia ka dhënë këtë shërbim një subjekti privat. Për shkak të sëmundjes, disa pacientë i kryejnë nevojat personale në krevat, të cilët qëndrojnë të lagur për ditë të tëra pasi nuk u vendosen panolina dhe nuk pastrohen nga stafi. Papastërtia mbizotëron në këto dy reparte. Dyshekët janë me urinë dhe jashtëqitje, era e keqe kundërmon deri jashtë në rrugën kryesore.

Auditimi edhe këtu ka gjetur shkelje financiare.

Artikujt janë shënuar me copë dhe jo me peshën specifike. Në këtë spital me kushte “horror”, janë bërë edhe abuzime të tjera, si me dietat dhe udhëtime fiktive për rehabilitimin e pacientëve. Por sipas auditimit të KLSH, ato fatura janë fiktive. Janë gjetur shkelje financiare edhe me mirëmbajtjen e objektit të spitalit, ku figurojnë që janë kryer shpenzime, por kushtet ku jetojnë pacientët nxjerrin blof këtë investim.

Më pas në emisionin ‘Stop’ u publikua një video ku tregohej se pacientët keqtrajtoheshin, por edhe më keq akoma, Drejtoresha dhunonte psikologjikisht edhe infermieret.

Kjo drejtoreshë u shkarkua nga detyra, por gjendja në këtë spital vazhdon të jetë ende e tillë, abuzime dhe manipulime me fondet!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuazimabuzimalma tafaniopen data albaniared flagspitali psikiatrik vloretende rper ushqimetender

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Paralajmëron numri 2 i Hezbollahut: Jemi gati për një ofensivë tokësore izraelite

Paralajmëron numri 2 i Hezbollahut: Jemi gati për një ofensivë tokësore izraelite

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com