GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dy tendera sekret pa certifikata sigurie/ Kryeprokurori Çela blen përgjuesit 660 MLN lekë, Komandanti i Gardës, Onuzi merr Anti-Dronë 410 MLN lekë

17:36 - 17/04/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Dy tendera sekret pa certifikata sigurie/ Kryeprokurori Çela blen përgjuesit 660 MLN lekë, Komandanti i Gardës, Onuzi merr Anti-Dronë 410 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tendera sekret pa kërkuar certifikatë sigurie për personelin! Kjo ndodh në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Gardën e Republikës. Të dy institucionet kanë shpallur kontrata për blerje dhe mirëmbajtje të pajisjeve të përgjimit dhe antidronëve, por referuar shpalljes në Agjencinë e Prokurimit Publik, në asnjë prej kritereve të pranimit nuk përmendet certifikata e sigurisë e tipit CSI.

Nëse nuk paska sekrete, përse këto tendera zhvillohen me procedurën e “Sigurisë”?

Më konkretisht, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsion Çela, ka njoftuar kontratën “Mirëmbajtje të Sistemit të Përgjimit, rinovim me pajisje, instalim, implementim” për Prokurorinë e Përgjithshme- për tre vjet”. Tenderi është klasifikuar në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Fondi limit që i shkon kompanisë që do të rinovojë pajisjet përgjuese të prokurorisë është 65,188,200 Lekë pa TVSH. Lloji i procedurës së zgjedhur nga prokuroria është “Me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”.

Prokuroria u dërgon ftesë për pjesëmarrje kandidatëve të përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi. Kandidatët e ftuar do të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar. Mbase, prokuroria ka harruar ta vendosë kriterin e certifikatën e sigurisë për personelin që do të mbulojë kontratën ose ky kusht mund të vendoset më pas. Por, zyrtarisht në dokumentin e kontratës së shpallur në Buletinin e APP Nr. 18 datë 14 Prill 2025 nuk është kërkuar asnjë lloj certifikate sigurie.

Çthotë ligji?

Sipas ligjit “PËR INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR”, në nenin 51, pika 4, përcaktohet se

Angazhimi i operatorëve ekonomikë në një prokurim në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë që përmban informacion të klasifikuar në nivelin “Konfidencial” e lart, bëhet vetëm pasi më parë operatori ekonomik është i pajisur me nivelin e kërkuar të Certifikatës së Sigurisë Industriale (CSI).

Operatorët ekonomikë të interesuar duhet të jenë të pajisur me Certifikatën e Sigurimit Industrial (CSI), e cila duhet të jetë: Jo më e ulët se niveli i klasifikimit “Sekret”; E vlefshme në momentin e prokurimit dhe të lidhjes së kontratës së klasifikuar; Në përputhje me objektin specifik të prokurimit të klasifikuar.

Në funksion të hartimit të ofertës dhe në kushtet kur ky proces kërkon akses tek informacioni i  klasifikuar që administrohet nga Autoriteti Kontraktor (Prokuroria e Përgjithshme), operatorët ekonomikë duhet të paraqesin :

Dokumente/vërtetime të lëshuara nga AKSIK ose CSI të lëshuar në emër të ofertuesit, ku të evidentohet personeli i pajisur me CSP: Administratori i shoqërisë; Oficeri i Sigurisë Industriale dhe zëvendësi i tij (nëse ka zëvendës); 1 specialist i certifikuar nga prodhuesi i pajisjeve,  i cili do të angazhohet për ekzekutimin e kontratës. Mundet që ky të jetë një kriter i pashprehur në kontratë dhe si grep për skualifikuar konkurrentë të caktuar, por ligji është i qartë dhe kushti duhet shpallur paraprakisht.

Prokuroria përgjoi 2159 persona

Nga ana tjetër, na bën përshtypje kostoja e lartë e përgjimit për një person.  Gjatë vitit 2024, sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsion Çela, prezantuar në Kuvend, 2159 persona kanë qenë në përgjim nga prokuroria e përgjithshme.

Në raportin e bërë publik dhe nga analizimi i punës së prokurorëve të rretheve rezulton së veprimet janë kryer për llogari të 405 procedimeve penale për vepra të ndryshme. Sipas shifrave të pasqyruara janë ekzekutuar 933 vendime për përgjim te autorizuara nga giykata dhe 538 urdhra të prokurorit. Duke qenë se harxhohen kaq shumë lekë për realizimin e përgjimeve, do të ishte mirë që KLSH të kontrollonte efektivitetin e harxhimit të 660 milionë lekëve nga Prokuroria.

Ka prova juridike që kushtojmë më pak: ka dokumente, dëshmitarë, vëzhgim fizik (fotografim dhe filmim) kontroll të postës fizike dhe elektronike, përgjim ambiental. Për më tepër, prokurorët duhet të dalin jashtë zyrës dhe t’i gjejnë provat, mos të mbështeten vetëm në përgjimin e celularëve. Kur mëson këtë shumë të çmendur që u përdorka për përgjimet, pa llogaritur rrogat e stafit, mendon se këtu paska plasur terrorizmi ose po zbulohet mafia dhe korrupsioni. Në raportin e Prokurorit të Përgjithshëm të Olsion Çelës, del se në vitin 2024 ka ulje të numrit të procedimeve penale për korrupsion të çuara në gjykatë në masën 37.86% në krahasim me vitin 2023. Pesha që zë kjo vepër penale në raport me numrin total të krimeve të regjistruara është 0.57% me një ulje 0.2% në krahasim me vitin 2023. Veprat që lidhen me pastrimin e parave zënë 1% të totalit të krimeve. Fshehja e pasurive nga zyrtarët zë 3.47%. Eshtë ulur me 47 % numri i të pandehurve për “trafikim të narkotikëve”.

Atëherë kë përgjon prokuroria? Të miturit që shesin kanabis, që mund të kapen edhe pa përgjuar telefonat!

Edhe Garda bën tender sekret, për radio dhe antidronë

Afro 410 milionë lekë pa llogaritur TVSH, po përdoren nga Garda për blerjen e radiove dhe të sistemeve antidronë. Për çfarë duhen pajisje kaq të shtrenjta? Garda jonë nuk është ushtri si Garda Republikane në SHBA apo gjetkë. Ky repart kujdeset për ruajtjen e personaliteteve. Nëse ka një kërcënim me dronë për jetën e udhëheqësve tanë apo të huaj që na vizitojnë, atëherë thirret ushtria, që i disponon këto mjete, që sapo i ka blerë nga Turqia. Me këtë logjikë, Gardës tonë i duhen edhe sisteme antiajrore, raketa, anije, nëndetëse, etj. Lloji i procedurës së prokurimit të klasifikuar është vendosur të jetë: “Procedurë e kufizuar”, në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Fjala është për tenderin sekret me objekt “Blerjen e  pajisjeve për komunikimin dhe elektronikën”, për nevoja të Gardës së Republikës.

Blerja përfshin artikuj të tillë si sistem radiondërlidhje, repertitorë, radio dore LTE me display dhe sistem android, radio makine, radio stacionare. Por pajisjet më të rëndësishme që po merr Garda janë sistemet Anti-Dron.

Në këtë kuadër do të blihen detektor të lëvizshëm për dronët; Armë për neutralizimin e droneve Detektor dhe neutralizues stacionar i dronëve; Tablet me sistem komandimi. Kontrata e njoftuar më 9 prill 2025 kushton 40,550,000 lekë pa TVSH, ku afro 300 milionë lekë kushtojnë vetëm Anti-Dronët (29,941,667 lekë).

Referuar kritereve për pranimin e kandidatëve, në kontratën e shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, shohim se nuk ka asnjë rresht për pajisjen e operatorëve ekonomik pjesëmarrës me certifikatën e sigurisë CSI.

Sipas dokumentit të mësipërm, kërkesa “të dhëna përputhmërie për sigurinë e Informacionin e Klasifikuar, në këtë tender nuk aplikohet nga Garda. Po pse bëhet tender sekret kur nuk ka asgjë për të fshehur? Këta gardistat e tenderit me shkeljen e ligjit për “Informacionin e klasifikuar” po vënë “rrezik” jetën dhe privatësinë e Kryeministrit, sepse sistemet antidronë dhe radiondërlidhja nuk po mbahen sekret! Pra, për të bërë pak korrupsion, pajisjet sekrete të Gardës mund t’i blejë kushdo, mjafton të plotësojë kushtet e tjera (çmimi, karakteristikat teknike) kurse besueshmëria nuk llogaritet. Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, duhet të kujdeset që të ruajë sekretin e këtyre pajisjeve dhe e vetmja mënyrë e parashikuar nga ligji, është marrja e Certifikatës CSI e kategorisë “Sekret” për personelin e operatorit ekonomik që do të kujdeset për blerjen dhe instalimin e tyre.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Anti-DronErmal OnuziOlsion CelapergjuesProkuroria e Pergjithshme

Lajme të lidhura

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Para
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

Do të duhet të pritet 12 dhjetori, për një vendimmarrje të mundshme mbi dosjen “Veliaj”, nëse Gjykata e Posaçme do...

Lexo më shumë
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com