GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dy viktima në Korçë, dëshmitë e fqinjëve/ Dyshohet se shkak i krimit ishte…

16:06 - 29/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy viktimat në Korçë, zbardhet shkaku i krimit të dyfishtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ngjarjes së rëndë ku një 61-vjeçar vrau një 40-vjeçar dhe më pas vrau dhe veten në rrugë, detaje të reja kanë dalë në dritë për motivin e krimit që tronditi qytetin e Korçës.

Sipas policisë pista kryesore mbetet ajo e një çështje pronësie pasi babai i autorit të ngjarjes Ilo Lluka, donte t’i linte trashëgimi banesën e tij viktimës Emiljano Pine. Fqinjët e Emiljano Pines dhe banorët e lagjes ku ai jetonte tregojnë se babai i Ilo Llukës, 85-vjeçar jetonte prej gati 4 vitesh me familjen Pine pasi nëna e viktimës kujdesej për të.

Për shkak se i moshuari kishte nevojë për kujdes të vazhdueshëm gruaja e kishte marrë në shtëpinë ku ajo jetonte me qira së bashku me bashkëshortin, djalin dhe nusen e djalit.

Sipas fqinjëve, vetëm një vit më parë gruaja kishte humbur bashkëshortin, ndërsa i moshuari ka vazhduar të jetojë me anëtarët e tjerë të familjes.

“Dëgjova krisma mbrëmë. I thashë gruas mos janë fishekzjarrë dhe nuk dola në moment. Kur dola për të mbyllur derën pashë çfarë kishte ndodhur. Nuk njihja asnjërin prej tyre”, tha një banor i zonës.

“Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babanë e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”, tha një fqinjë tjetër.

Ilo Lluka autori i ngjarjes mësohet se jetonte në shtetin grek dhe duket se ka qenë pikërisht vendimi i të atit për ti lënë shtëpinë Emiljano Pine që e ka çuar drejt krimit tronditës.

Ai ka shkuar në lokalin ku Emiljano Pine po pinte kafen e ka thirrur atë jashtë dhe e ka qëlluar 4 herë me armë zjarri ndërsa më pas ka qëlluar edhe veten. Emiljano Pine u plagos rëndë dhe humbi jetën gjatë rrugës për në spital ndërsa autori gjeti vdekjen e menjëhershme. Ilo Lluka njihet edhe si përdorues i pijeve alkoolike ndërsa do të përcaktohet nga ekspertiza mjeko ligjore nëse në momentin e ngjarjes ai ka qenë nën efektin e alkoolit ose jo. /TCH/

Etiketa: fqinjetKorçëViktima

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Zbulohen 2 biznesmenët që po tentojnë të rrëmbejnë 60/ha tokë

Zbulohen 2 biznesmenët që po tentojnë të rrëmbejnë 60/ha tokë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com