GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Dy vite në proces divorci, ja ç’i ndodhi Alma Bektashit në gjykatë

në Show Biz, Të fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy vite në proces divorci, ja ç’i ndodhi Alma Bektashit në gjykatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtarja shumë e dashur për ne, Alma Bektashi , që i dha fund martesës verën e 2021, është ndarë vetëm për publikun, por jo me letra. Gjykatat në Shqipëri nuk po e divorcojnë. Mes Kosovës dhe Tiranës, artistja ka ngecur në një proces civil që shtyhet prej dy vitesh. Seanca e radhës ju njoftua se do të mbahet në dhjetor.

“Nuk e kuptoj akoma. Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë. Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, nuk e kanë përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite. Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur, kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike, emocionale dhe vështirësitë financiare që mua më duhet brenda këtyre dy viteve, nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”, tregon Alma Bektashi pët TCH. Argumenti i gjykatës kësaj radhe ishte mos gjetja e një psikologu për fëmijët, që duhet të pyeten.

“Unë kam dëgjuar dhe kam parë që një divorc ndodh në pesë javë deri në gjashtë muaj. Nuk ma merrte mendja kurrë që mund të shkojë dy vite. Në 4 dhjetor bëjmë një vit që ne nuk po gjejmë dot psikologe për djalin. Më e bukura është se kur të bëhet seanca e radhës, djali im do të jetë 17 vjeç dhe është 1 metër e 80 centimetër. Çfarë mund t’i thotë psikologia, ‘shpirt i vogël, ti do me mamin apo me babin’, se kjo është jashtë logjike”.

Për shkak të stokut të konsiderueshëm të çështjeve që presin, e nga tjetër për shkak të mungesës së gjyqtarëve, kohëzgjatja e gjykimit të dosjeve të divorceve, ka tejkaluar çdo afat të arsyeshëm. Për këtë arsye, në gjykata të ndryshme po vërehen padi të qytetarëve, të cilët deklarojnë se është shkelur afati i arsyeshëm i gjykimit.

“Nuk kam kurrfarë informacioni, as nuk e di si shkojnë gjykatat. Është hera e parë që ballafaqohem në gjykatë, nuk ma kishte marrë mendja ndonjëherë”.

Etiketa: Alma BektashidivorciGjykata e Tiranes

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”
Sport

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

23:06 - 31/10/26
Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve
Breaking Views

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
Para
“Rrugë pa kthim”/ Viti i ri akademik nis me protesta, reagon Ina Zhupa

Zhupa-Gjinushit: Po mban peng Akademinë, Kuvendi s’ka të drejtë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht
Sport

Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht

22:45 - 01/11/26

Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Serie A, duke mposhtur Napolin me rezultatin 2-0 në një sfidë...

Lexo më shumë
Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

22:31 - 01/11/26
Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

22:06 - 01/11/26
Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

21:45 - 01/11/26
Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

21:27 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com