GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dy vjet propagandë për ndriçimin e 15 kalave/ Margariti harxhon 3 miliardë lekë vetëm në dy prej tyre

16:19 - 15/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy vjet propagandë për ndriçimin e 15 kalave/ Margariti harxhon 3 miliardë lekë vetëm në dy prej tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në janar të 2021, Ministrja e Kulturës Elva Margariti deklaroi se do të punohej për ndriçimin e 15 kalave në të gjithë Shqipërinë. Asaj kohe ajo tha se është në proces diskutimi me donatorët për ngritjen e fondeve, ndërsa në listën e investimeve 2021-2023 në Kuvend nuk rezultojnë projekte dhe fonde të alokuara për zbatimin e projektit të ndriçimit të 15 kalave. “Falë projektit të rikualifikimit të monumenteve të kulturës do të ndriçohen 15 kala në të gjithë Shqipërinë, duke kthyer krenarinë e harruar”, deklaroi ministrja. Por, deri më sot, që bëhen dy vjet nga ky premtim  i Margariti vetëm 5 kala ndriçohen pjesërisht dhe ato janë investime te bizneseve aty brenda, por asnjë ndërhyrje nga shtetit.

Teksa ka bërë 2 vjet vetëm fjalë dhe premtime, Margariti u kujtua sot në mes të krizës për energji që të nisë punimet për ndriçim dhe rregullim vetëm në 2 prej 15 kalave të premtuara. Dhe këtu janë në lojë shumë lekë! Me urdhër të ministres, me datë 10 tetor, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar se do të vërë në dispozicion 3 miliardë lekë për të siguruar ndriçimin në kalanë e Durrësit dhe Lezhës.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-44146-10-01-2022 dhe objektiv “Ndërhyrje në zona historike për forcimin e potecialit turistik, kala, ura, qendra historike, pazare, fasada, etj (rajoni 1 dhe 2) – Restaurimi i urës së mesit, Ndriçimi kalave Durrës, Lezhë”. Gara është e hapur deri me datë 18 dhjetor dhe më pas do të nisin punimet.

Margaritit iu deshën 2 vjet që të mbante fjalën e saj, por sikur duket edhe kjo lëvizje vjen pas ankesave dhe denoncimeve në media. Gjithsesi duhet të theksojmë se ky tender merr përsipër ndriçimin vetëm në kalanë e Lezhës dhe Durrësit, ndërsa vendimi i qeverisë 29 dhjetorit 2020 thotë se brenda këtij harku kohor duhej të ishin mbuluar me ndriçim; Kalaja e Boshtovës, Borshit, Elbasanit,  Durrësit, Himarës, Kaninës, Kalja në Kepin e Rodonit, Kalaja e Lezhës, e Petrelës, Peqinit,  Libohovës, Palermos, Prezës, Shurdhahut dhe kalaja e Tiranës.

Pjesa më e madhe e këtyre kalave si ajo e Lezhës, e Shurdhaut, Kalaja e Prezës, Kalaja e Palermos e të tjera janë në terr total, nuk kanë asnjë llambë që i ndriçon. Kanë pjesërisht ndriçim Kalaja e Elbasanit, e Durrësit, e Himarës dhe Tiranës, që më së shumti janë ndriçime nga bizneset që operojnë aty. Për këtë sezon që kaloi turistët i vizituan në terren këto pika të mrekullueshme historike, shpresojmë që sezonin e ardhshëm ministrja ta ketë përmbushur premtimin e saj.

Kalaja Palermos 2022:

 

Kalaja Lezhës 2022:

Esmeralda Hida

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Elva MargaritiinvestimeKALAkryesore2Krysore2propagandetender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Drogë nga Shqipëria në Finlandë, 16 të arrestuar për narkotikët

Drogë nga Shqipëria në Finlandë, 16 të arrestuar për narkotikët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com