GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dyfishohen gjobat, inspektorët në terren kundër biznesit të madh

19:24 - 14/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyfishohen gjobat, inspektorët në terren kundër biznesit të madh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshimet e reja ligjore në ligjin për procedurat tatimore të hedhur për konsultim publik saktësojnë që të gjitha bizneset e mëdha që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve, do të gjobiten me 200% të vlerës së detyrimit dhe të kontributit të papaguar. Kwshtu qeveria ka vendosur të dyfishojë gjobat për bizneset e mëdha që nuk deklarojnë saktë pagën e punonjësit.

Njëkohësisht me rritjen e gjobave, qeveria u ka dhënë të drejtë inspektorëve që të penalizojnë direkt me gjobë punëdhënësin që nuk ka deklaruar të punësuarin, pa paralajmërim. Gjatë 3 viteve të fundit vlera e gjobave të vendosura për mosdeklarim real të pagës kapi shifrën 1,4 milionë dollarë.

“Projekti vetëm për subjektet e regjistruara me përgjegjësi tatimore të TVSH-së dhe Tatim Fitimit për këtë shkelje parashikon një rritje të masës së gjobës nga 100 në 200 përqind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur. Propozimi i këtij akti vjen si pasojë e vlerësimit të shmangies nga pagimi i detyrimeve tatimore te pagës dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e përqendruar në kategorinë e subjekteve të regjistruara me përgjegjësi tatimore të TVSH dhe tatim fitimit”, thuhet në relacion.

Ndërsa bizneset e tjera që nuk janë pjesë e TVSH-së dhe Tatimit mbi Fitimit nëse nuk deklarojnë punonjësit, do gjobiten në masën 100% të detyrimit.

dryshimet ligjore janë në nenin 119 të ligjit për Procedurat tatimore.

Neni 119/ Pika 3

Ishte- 3. Nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të përfituar nga punëmarrësi, si rezultat i marrëdhënies së punësimit, tatimpaguesi-punëdhënës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimit tatimor dhe kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të llogaritur për gjithë periudhën që provohet se është kryer shkelja, dënohet me gjobë në masën 100 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur.

Neni 119/ Pika 3

Bëhet- “3. Nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të përfituar nga punëmarrësi, si rezultat i marrëdhënies së punësimit, tatimpaguesi-punëdhënës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimit tatimor dhe kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të llogaritur për gjithë periudhën që provohet se është kryer shkelja, dënohet me gjobë në masën:

  1. 200 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi dhe TVSH dhe,
  2. 100 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për të gjithë tatimpaguesit e tjerë.

Këto ndryshimet ligjore vijnë pas informalitetit të lartë që u zbulua në deklarimin e pagave, pas publikimit të databazave të pagave në fund të vitit të kaluar, ku shumë profesione të mirë-paguara deklaroheshin paga minimale.

Vetëm në 3 vitet e fundit Ministria e Financave thotë se janë vendosur 1025 gjoba nga administrata tatimore për biznesin e madh për mosdeklarim të punonjësve dhe fshehja e pagës, me një vlerë prej 142,336,266 lekë.

Nëpërmjet ashpërsimit të gjobave qeveria thotë se, synohet të ndikojë në reduktimin e këtyre shkeljeve, mbrojtjen e individëve të punësuar si dhe pasqyrimin real në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

 

Etiketa: biznesidyfishohengjobatinspektoretmadhTerren

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Tan Brama tregon për prishjen e raportit me Ilir Shaqirin: Kam prova, ishte me…

Tan Brama tregon për prishjen e raportit me Ilir Shaqirin: Kam prova, ishte me…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com