GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dyfishohet çmimi për patentat, PD: ‘Marrëveshje kartel’

12:03 - 17/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyfishohet çmimi për patentat, PD: ‘Marrëveshje kartel’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të marrë nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor për dyfishimin e çmimit për patentat.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha në një deklaratë për shtyp, hodhi akuzat se “biznesi privat dhe shteti janë bërë bashkë dhe kanë rënë dakord që tarifa për lejet e drejtimit të automjeteve të dyfishohet nga 40-50 mijë lekë në 85 mijë lekë”.

Sipas tij, këto janë “marrëveshje kartel” që diktohen nga shteti, ndërsa tha se Tatimet dhe Drejtoria e rrugëve abuzojnë në kurriz të qytetarëve.

Deklarata:

Të dashur shqiptarë: Çmimi i patentave sapo është dyfishuar nëpërmjet një vendimi të pahasur më parë në manualet e ekonomive të tregut të lirë.

Biznesi privat dhe shteti janë bërë bashkë dhe kanë rënë dakord që tarifa për lejet e drejtimit të automjeteve të dyfishohet: nga 40-50 mijë lekë që kushton aktualisht, në vijim do të duhet të paguani 85 mijë lekë!

Vendim është marrë nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Shoqata e Autoshkollave.

Ku qëndron problemi këtu, përveç rritjes së çmimit me dyfish? Ato që njihen si “marrëveshje kartel”, mundësohen nga bashkimi i interesave dhe vullneteve të operatorëve private, të cilët zotërojnë një treg të caktuar dhe dakordohen që, çmimet e mallrave apo shërbimeve që ofrojnë të jenë të unifikuara, me qëllim fitimin e sigurt. Shteti vepron si roje që kjo të mos ndodhë me qëllim mbrojtjen e konsumatorit. Nëse “marrëveshjet kartel”, të arritura nën rrogoz nga private, diktohen nga shteti ndëshkimi vijon nga gjobat deri te sanksionet më të forta.

Si Tatimet ashtu dhe Drejtoria e rrugëve, jo vetëm abuzojnë me çmimin në kurriz të qytetarëve, por edhe marrin kompetenca që nuk u takojnë.

Çmimet për segmente të tregut ku ka konkurrencë të kufizuar, vendosen nga ente rregullatore, që kanë përparësi garantimin e cilësisë së një shërbimi apo malli dhe mbrojtjen e konsumatorit. Çmimet vendosen me kritere sociale dhe shkencore, si edhe me transparencë që merr parasysh, si publikun ashtu dhe grupet e interesit.

Thënë këtë, si Tatimet ashtu dhe Drejtoria e Transportit Rrugor, nuk ka të drejtë të vendosin çmime. Në statutin e DPTRRSH përcaktohet qartë se tarifat vendosen për mallrat dhe shërbimet që ofrohen nga ky ent, jo për tregun privat.

Siç thekson gazetarja Ola Xama “Qershia mbi tortë është që marrëveshja do aplikohet në mars, pra pas 10 ditësh, dhe i komunikohet publikut me një intervistë që jepet në media. Aventurë!”.

Të dashur qytetarë: fëmijëve tuaj, që mbushin moshën për patentë do t’u kushtojë kjo leje dyfish. Për disa kjo mund të mos jetë problem, por për shumicën e familjeve shqiptare është një barrë më shumë.

Sa për krahasim, pajisja me patentë në shtetin e New York-ut në ShBA, kushton 90 USD.

Partia Demokratike është forcë e tregut të lirë, e sipërmarrjes private dhe e shtetit të vogël, por ajo nuk mund të mbajë gojën mbyllur, kur shteti çiftohet me privatin për të pjellë një mostër si ky rast.

Por këtë qeveri kemi, dhe ju e njihni mire: Ajo i pëlqen kartelet, që nga Sinaloa e deri te patentat.

Etiketa: cmimPatenta

Lajme të lidhura

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi
Breaking Views

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi

19:28 - 22/04/26
Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull
Breaking Views

Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull

18:46 - 22/04/26
“Lobistët e fshehën Konferencën me BE-në”/ Berisha: Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve
Breaking Views

“Lobistët e fshehën Konferencën me BE-në”/ Berisha: Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

18:03 - 22/04/26
Para
FOTO/ Vendoset emblema e UÇK në foltoren e Kuvendit të Kosovës

FOTO/ Vendoset emblema e UÇK në foltoren e Kuvendit të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com