GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dyndje të sëmurësh në QSUT, mjeku ngre alarmin: Nuk ka krevate

16:51 - 28/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyndje të sëmurësh në QSUT, mjeku ngre alarmin: Nuk ka krevate
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambulancat me të sëmurë nuk pushojnë në urgjencën e QSUT. Ndodh, që para hyrjes mbërrijnë 5 urgjenca njëherësh. Nuk mungojnë as mjetet e vogla që sjellin familjarët e tyre të sëmurë.

Në 24 orë, numri i atyre që kërkojnë ndihmë për probleme të ndryshme, shkon deri në 327, shifra rekord që u regjistrua ditën e hënë. Dhe për këta njerëz ka vetëm 4 mjekë roje në dispozicion që tu shërbejnë dhe të kujdesen për ta.

“Nuk është se ka limit të përballimit të urgjencave, por 4 mjekët të ekipit të rojës, 2 mjek primar dhe 2 mjek specializantë bëjnë të maksimumin dhe 24 orë janë në këmbë. Nëse do hapej urgjenca infektive ne do na lehtësonte punën për përballimin e rasteve të tjera që janë të shumta”, tha mjeku infeksionit në QSUT, Petrit Gjorgji.

Gjithashtu, për mjekun infeksionit Petrit Gjorgji, ky fluks është i pa përballueshëm për kapacitetet që ka urgjenca. Nuk ka krevate, dhe as barela.

“Reparti ditor ka 8 dhoma me nga 2 krevate, 16. Pjesa e korridorit nuk ka kapacitet fiks. Shpesh herë ka dyndje të pacientëve dhe na bien e dhe në shesh sepse nuk ka aq shumë barela sa fluks ka. Barelat që kanë ardhur para 4-5 vitesh apo 7 vitesh janë të amortizuara. I kanë 4 rrota, por lëvizin me të shtyme me zor, janë të amortizuara”.

Nga ana tjetër, e keqja nuk qëndron vetëm tek krevatet. Në sallën e urgjencës që mbërrijnë  të sëmurët, monitorët që masin parametrat jetësore janë dëmtuar. Mungojnë shiringa elektrike për injektimin e ilaçeve.

“S’kemi as tela monitorësh. Ato të vjetrit që janë të amortizuara. Shteti shqiptar, përderisa po çan tunelet të sjellin dhe barelat, edhe monitorët. Edhe shiringat elektrike nuk i kemi në punë”.

Mjeku Gjorgji bën thirrje që për të shmangur pritjen e gjatë, pacientët mos të paraqiten në urgjencë për probleme të vogla

“Mirë do ishte që këto raste të mos vijnë në urgjencë për të shtuar numrin e rasteve, sepse ne nuk kemi kapacitete për të përballuar 300 raste a më shumë”.

Në këtë stinë, shkaqet për të cilat kërkohet më tepër ndihma e shpejtë, janë helmimet ushqimore dhe temperaturat e larta për shkak të infeksioneve.

Etiketa: QSUTSpitalte semure

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar

Policia që (nuk) duam…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com