GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dyshime për kontrabandë diplomatike, bllokohet mjeti me shishe vere dhe 426 pasaporta që vinte nga Parisi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyshime për kontrabandë diplomatike, bllokohet mjeti me shishe vere dhe 426 pasaporta që vinte nga Parisi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimi i prokurorisë dhe i policisë i cili synonte të godiste kontrabandën e alkoolit nga Franca drejt Shqipërisë, gjatë kontrolleve është zbuluar se në një magazinë vere, janë gjetur 426 pasaporta biometrike të shtetasve shqiptarë. Kjo ka bërë që prokuroria dhe policia të devijojnë hetimin dhe të kërkojnë shkresa që vërtetojnë se korrieri Sami Xhebrahimi, që doli para gjykatës ishte i autorizuar për transportin e tyre.

Pas zbulimit të magazinës me verë dhe pasaporta, nga hetimet e zhvilluara rezulton se i dyshuari  që punon si transportues ishte pajisur me një vërtetim me numër 75 nga ambasada e vendit tonë në Paris  për ti dorëzuar dokumentet biometrike  pranë zyrës përkatëse ne  Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Televizioni Top Channal ka pyetur ministrinë e jashtme dhe kjo e fundit këmbënguli se dokumentet biometrike që u përkasin shtetasve shqiptarë ishin grumbulluar gjatë së paku gjashtë muajve të fundit në Francë dhe janë të raportuara  si pasaporta të humbura apo të pavlefshme dhe priteshin të  dorëzoheshin nga  Xhebrahimi pranë ministrisë se jashtme i brenda datës 10 prill.

Por ende nuk ka asnjë shpjegim as nga ministria dhe as nga prokuroria, se përse  dokumentat biometrike të shtetasve shqiptarë po transportoheshin  përmes një  shtetasi që nuk është punonjës i kësaj ministrie. 426 pasaportat dhe shishet me verë janë  tanimë të sekuestruara në funksion të hetimeve që po kryhen ndaj Xhebrahimit, arrestuar për kontrabandë. hetime nga te cilat mesa duket nuk është përjashtuar as ministria e jashtme dhe as ambasada jone ne Paris.

392 shishet me verë sipas të dyshuarit i ishin dhuruar në ekspozita të formave të njohura botërore në Bordo të Francës. Gjatë seancës me dyer të mbyllura,  gjyqtarja Vjollca Spahiu e liroi të dyshuarin duke e dërguar nën arrest shtëpiak. në gjykatë u deklarua se kontrolli u kërkua nga drejtoria e përgjithshme e doganave me mbështetjen e policisë gjyqësore pas dyshimeve  se në magazinat e 65-vjeçarit grumbullohej dhe  shitej verë pa pullën fiskale.

I dyshuari këmbënguli se   gjatë vizitës  në Francë prodhuesit e verërave të njohura i kishin bërë dhurata apo shitje me çmim të lirë , dhe se të gjitha shishet e konstatuara i kishte për konsum familjar. sa i takon pasaportave ai këmbëngul se do ti dorëzonte pranë institucionit ku ishte autorizuar , megjithëse ato tanimë gjenden në duart e prokurorëve.

 

 

Etiketa: bllokohetdiplomatikedyshimekontrabandemjetiParisipasaportashishevere

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
Përse armatoset Serbia?!

Jo retorikë për armatosjen e Serbisë, por njohjen e genocidit të saj në Kosovë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com