GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dyshime për korrupsion/ Pas 150 milionëve te Kastrati, Eco Tirana tender 240 mln për naftë

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyshime për korrupsion/ Pas 150 milionëve te Kastrati, Eco Tirana tender 240 mln për naftë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tender i çelur nga “Eco Tirana” – kompani që zotërohet në shumicë kuotash nga Bashkia Tiranë, është parë me skepticizëm, me opozitën që akuzon për korrupsion.

Sipas të dhënave në buletinin e fundit të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), “Ecco Tirana” ka çelur tenderin me fond limit 250 milion Lekë (pa TVSH), kohëzgjatje 1-vjeçare dhe objekt “Furnizim me karburant”. Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 7 Qershor, thuhet në dokument.

Për Partinë Demokratike, shifra e tenderit është e fryrë fiktivisht. Në një deklaratë nga selia blu, Balliu denoncoi se “Veliaj nuk njeh asnjë limit në vjedhje”.

“Veliaj që nuk njeh asnjë limit në vjedhje, edhe në këtë moment kur është kapur gafil, dhe ndodhet para drejtësisë, nuk i ndal grabitjet. Me sa duket ndjehet i sigurt se kolegët nuk do ta trazojnë. Ato garanci që ia kanë dhënë ‘kolegët’ nuk ia japim ne dhe as populli opozitar i ngritur në këmbë kundër vjedhjeve 5D. Nuk ka koleg qe e shpëton atë dhe bandën e tij nga aksioni anti-vjedhje që kanë nisur qytetaret dhe opozita. Të martën ora 11:00, sërish para Bashkisë, sërish të bashkuar dhe të vendosur përballë së keqes dhe bandave të saj që kanë pushtuar shtëpinë e parë të Tiranës”, tha ish-deputeti.

80 mln më shumë se në 2023

Tenderi i këtij viti nga Eco Tirana për furnizim me naftë rezulton dhjetëra milion lekë më i shtrenjtë se një vit më parë, referuar të dhënave të APP.

Në Prill 2023, Eco Tirana do të njoftonte kontratën e nënshkruar për “Furnizim me karburant” dhe afat 1-vjeçar. Fituesi ishte bashkimi i operatorëve “Mend Oil” dhe “Kastrati”.

Procedura e fitimit të tenderit ishte e dyshimtë, pasi një nga dy konkurrentët – “Resuli – ER sh.a” nuk depozitoi ofertë ekonomike. Në këto kushte “Mend Oil” dhe “Kastrati” u shpallën fitues.

Vlera që arkëtuan dy firmat ishte 150 mln lekë pa TVSH.

Ndërkohë, për të njëjtën objekt kontrate (furnizim me naftë), tenderi i këtij viti është shpallur 80 milion lekë më shumë.

Etiketa: Bashkia TiraneEco TiranaErion VeliajKryesore1PDtender

Lajme të lidhura

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju
Breaking Views

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Para
Publikohet biseda e Erjola dhe Romes, çfarë u tha mes tyre sipas Sharkës/ FOTO

Publikohet biseda e Erjola dhe Romes, çfarë u tha mes tyre sipas Sharkës/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com