GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vetëvrasja” në Greqi, i vëllai: T’i bëhet autopsia në Shqipëri

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vetëvrasja” në Greqi, i vëllai: T’i bëhet autopsia në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkëlqim Rusi, vëllai i Adem Rusit, shqiptarit që u raportua se vrau veten është shprehur se nuk ka shpresa që do të gjejë drejtësi për këtë ngjarje të rëndë. Në një intervistë për media, Rusi kërkon që të bëhet autopsia e të vëllait në shtetin shqiptar, pasi sipas tij vëllai nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja depresioni.

“Morën nënën si fillim në telefon. Na thanë vëllain e kemi dërguar në spital. Po pse i thashë unë, ishte mirë e bukur. Po i dridhej zëri atij. Më tha që vrau veten me lidhëze këpucësh. Ndërkohë që ishte i shoqëruar me gardianë dhe u thashë e keni vrarë ju këtë sepse nuk ka shans që të jetë vetëvrasje kjo gjë. Më thanë që ka lënë një letër, shkrimin e njoha. Ne duam që të bëhet autopsia këtu në Shqipëri sepse nuk na ka shfaqur asnjë lloj shqetësimi. Bëhej transferimi i tij në fakt sa në një burg në tjetrin. Unë e di që nuk do të gjejmë drejtësi dhe do ta qepin dosjen sipas qejfit të tyre, njësoj siç ka ndodhur edhe me kufomat e tjera. I kanë vrarë me kamera në sy dhe nuk kanë pranuar asgjë. Na thanë që është vrarë në dritare të furgonit, me një lidhëse këpucësh, ai ishte 120 kile djalë, i shoqëruar me dy apo tre gardianë burgu. Kjo është një gënjeshtër dhe një përrallë me mbret. Nëse nuk do të shoqëroheshin, do të kishte arratisje çdo ditë,”- tha ai ndër të tjera.

Lajmi për vdekjen e Adem Rusit u raportua nga mediat greke pak ditë më parë, të cilat bënë me dije se shqiptari po transportohej nga spitali i Amfisës ku ishte dërguar për kurim drejt burgut të Malandrinos. Por në një moment, 38-vjeçari pretendohet të ketë varur veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit të policisë, por ndërkohë që duhet të monitorohej gjithë kohën nga gardianët. Ngjarja ka nisur të hetohet, pasi nga autoritetet cilësohet si një rast mjaft i dyshimtë. Edhe vëllai i viktimës shprehet se është e habitshme pasi ai ka qenë i shëndetshëm dhe nuk mund t’i merrte jetën një lidhëse këpucësh.

Etiketa: burgudyshimegrekKryesore1Shqiptarivellai

Lajme të lidhura

Transportonte mbi 114 kg kokainë, shoferi shqiptar arrestohet në Francë, por mohon akuzat
Aktualitet

Transportonte mbi 114 kg kokainë, shoferi shqiptar arrestohet në Francë, por mohon akuzat

09:00 - 22/11/26
Letrat e lamtumirës dhe telefonata me gruan, zbardhen momentet e fundit të De Gennaros, nën hetim për atentatin ndaj Borsellinos
Aktualitet

Letrat e lamtumirës dhe telefonata me gruan, zbardhen momentet e fundit të De Gennaros, nën hetim për atentatin ndaj Borsellinos

08:05 - 22/11/26
Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin
Aktualitet

Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

22:13 - 21/11/26
Para
Paqe në ‘Elbasan Arena’, Dinamo dhe Teuta mbyllin pa gola pjesën e parë

Paqe në ‘Elbasan Arena’, Dinamo dhe Teuta mbyllin pa gola pjesën e parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transportonte mbi 114 kg kokainë, shoferi shqiptar arrestohet në Francë, por mohon akuzat
Aktualitet

Transportonte mbi 114 kg kokainë, shoferi shqiptar arrestohet në Francë, por mohon akuzat

09:00 - 22/11/26

Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve franceze, pasi në kamionin që drejtonte u gjetën dhe u sekuestruan...

Lexo më shumë
Erion Veliaj vazhdon shkarkimet në Bashkinë e Tiranës, pas dy drejtuesve, në listë edhe shefja së Policisë Bashkiake

Erion Veliaj vazhdon shkarkimet në Bashkinë e Tiranës, pas dy drejtuesve, në listë edhe shefja së Policisë Bashkiake

08:30 - 22/11/26
Letrat e lamtumirës dhe telefonata me gruan, zbardhen momentet e fundit të De Gennaros, nën hetim për atentatin ndaj Borsellinos

Letrat e lamtumirës dhe telefonata me gruan, zbardhen momentet e fundit të De Gennaros, nën hetim për atentatin ndaj Borsellinos

08:05 - 22/11/26
Reshje shiu dhe rënie temperaturash në disa zona, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu dhe rënie temperaturash në disa zona, parashikimi i motit për sot

07:45 - 22/11/26
Horoskopi i ditës, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat e zodiakut

Horoskopi i ditës, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat e zodiakut

07:31 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com