GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dyshohet për pesë ekzekutime/ “Killeri” i Çopjave merrte porosi nga Dubai

15:22 - 05/08/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyshohet për pesë ekzekutime/ “Killeri” i Çopjave merrte porosi nga Dubai
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arben Lamçe, i arrestuar në Kosovë pas operacionit të koduar “Gordonët” dyshohet se është i përfshirë në të paktën 5 vrasje të porositura nga një prej grupeve më të rrezikshme në Elbasan. I strehuar në një apartament në Prishtinë, Lamçja, që njihet si Arben Dobrova, por që mban si identitet tjetër edhe emrin Durim Plaku, mendoi se kishte arritur t’i shpëtonte prangave të operacionit ‘’Plumbi i Artë’’ që në vitin 2022, por u kap në një bar pranë banesës.

Ai dyshohet si pjesë aktive e grupit që drejtohej nga vëllezërit Çopja në Dubai. Lamçe dyshohet i përfshirë në të paktën 5 vrasje të porositura nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas prokurorisë së posaçme vëllezërit Çopja dhe më konkretisht Hajdar Çopja i njohur dhe si “Dari i Elbasanit” kishte porositur në kohë të ndryshme 22 atentate dhe për të mbaruar punë përdorte Lamçen.

6 prej tyre përfunduan me ekzekutime, përfshirë masakrën e trefishtë në Bradashesh 29 dhjetorin e vitit 2018. Aty mbeti i vrarë vëllai i Erion Alibejt, 34 vjeçari Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.

Për eleminimin e vëllait tjetër, i arrestuar tashmë, Erion Alibejt, u sponsorizuan 4 atentate, por që nuk u arritën të finalizoheshin ndërsa grupi i Çopjave ka tentuar dhe dy herë të eliminojë Nuredin Dumanin, të penduarin e drejtësisë.

Hajdar Çopja, i cili njihet dhe me mbiemrat Bako dhe Hysa, u shoqërua në Dubai pasi ishte i dënuar me 4 vjet burgim për plagosje në vitin 2017 në Shqipëri, por që në Emiratet e Bashkuara ka fituar lirinë.

“Dari i Elbasanit” nuk është i njohur vetëm për plagosje, pasi ai doli edhe në dosjen e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani si një nga porositësit për eliminimin e disa prej eksponentëve kriminalë në qytetin e Elbasanit.

Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibejt, i njohur dhe si Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos i thirrur shkurtimisht “Dari” ishin në garë për të eliminuar njëri-tjetrin. Vetë Dumani në atë kohë pranoi para prokurorisë se kishte mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan. I penduari i drejtësisë rrëfeu se edhe vrasja e Arjan Spahiut në Belgjikë ishte financuar nga vëllezërit Çopja por që nuk ishte kryer prej tij.

Etiketa: Arben LamçeHajdar Çopja

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
40-vjeçari i dehur në timon, përplas dy persona në Lushnje

Shiste kokainë në lokalet e natës, arrestohet i riu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26

U prezantua si takim për punët e bashkive, por në fakt, ishte një mbledhje në kuadër të fushatës elektorale, që...

Lexo më shumë
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com