GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dyshohet se mori 5 milionë euro nga Kadafi/ Sarkozy nën hetim

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli nuk i jep të drejtë, ish-presidenti francez mbetet nën arrest
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 30 orësh marrje në pyetje për gati katër ditë, prokurorët vendosën se kishin arsye për të akuzuar ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy për përfitim nga manipulimi i dëshmitarëve dhe komplot për të shtrembëruar rrjedhën e drejtësisë, i tha një burim nga gjyqi AFP-së.

Çështja kundër Sarkozy-t, ende një figurë me ndikim në politikën konservatore franceze, lidhet me akuzat se ai mori para nga diktatori i ndjerë libian, Moamer Kadafi për të financuar një nga fushatat e tij zgjedhore, për të cilën ai do të dalë në gjyq në vitin 2025.

Një dëshmitar kyç në atë rast, biznesmeni franko-libanez Ziad Takieddine ka pohuar se ai dorëzoi tre valixhe të mbushura me një total prej pesë milionë eurosh në vitet 2006 dhe 2007, sipas France24.

Por në vitin 2020 Takieddine tërhoqi papritur deklaratën e tij inkriminuese, duke ngritur dyshime se Sarkozy mund të ketë bërë presion mbi dëshmitarin për të ndryshuar mendje.

68-vjeçari tashmë është dënuar dy herë për korrupsion dhe tregti me ndikim në çështje të veçanta që përfshijnë përpjekje për të ndikuar një gjyqtar dhe financim fushate.

Sarkozy, i cili drejtoi Francën nga viti 2007 deri në 2012, ka apeluar kundër të dy vendimeve.

Të premten, avokatët e tij thanë në një deklaratë dërguar AFP-së se klienti i tyre do të “mbronte nderin e tij” edhe në rastin e fundit.

Të paktën nëntë persona të tjerë janë nën dyshime se kanë marrë pjesë në komplotin e supozuar, për të cilin hetuesit thanë se mund të ketë përfshirë pagesën për Takieddine.

Disa nga të dyshuarit gjithashtu besohet se kanë tentuar të korruptojnë një gjykatës libanez për të siguruar lirimin e djalit të Kadafit të mbajtur në Liban, me shpresën për ta bërë udhëheqësin libian të ndihmojë Sarkozin për të bindur gjyqësorin francez për pafajësinë e tij.

Në një transkript të deklaratave të Sarkozy-t gjatë marrjes në pyetje, të parë nga AFP, ish-presidenti tha se nuk kishte “asnjë provë materiale apo ndonjë përgjim për të më inkriminuar në këtë çmenduri”.

Nëse çështja shkon në gjyq, kjo do të jetë data e tretë e gjyqit për Sarkozy.

Përveç gjyqit të financimit të Libisë 2025, që lidhet me fushatën zgjedhore të Sarkozy-t në 2007, ai është planifikuar të dalë në gjyq muajin e ardhshëm për shkelje të pretenduar të rregullave të financimit të fushatës së vitit 2012, të cilën e humbi ndaj socialistit Francois Hollande.

 

Etiketa: Sarkozy

Lajme të lidhura

Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga
Botë

Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga

16:58 - 27/08/26
Familja shqiptare dëbohet pas tetë vitesh në Francë, banorët vendas u dalin në mbrojtje
Aktualitet

Familja shqiptare dëbohet pas tetë vitesh në Francë, banorët vendas u dalin në mbrojtje

14:00 - 27/08/26
Tragjedi në familjen shqiptare, zjarri në banesë u merr jetën tre fëmijëve, 4 të tjerë  në gjedje kritike
Aktualitet

Tragjedi në familjen shqiptare, zjarri në banesë u merr jetën tre fëmijëve, 4 të tjerë në gjedje kritike

12:42 - 27/08/26
Para
Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, ja çfarë u diskutua

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, ja çfarë u diskutua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

KAS lë në fuqi vendimin e Celibashit për mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës

19:29 - 27/08/26

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi që të lërë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ku...

Lexo më shumë
Ofendoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, procedohet penalisht 45-vjeçari

Ofendoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, procedohet penalisht 45-vjeçari

19:12 - 27/08/26
Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

19:00 - 27/08/26
“Kjo verë shkriu narkoshtetin dhe teserat e PS”, Berisha: Agasi, mafiozi më i rrezikshëm pas padrinos Edi Rama!

“Kjo verë shkriu narkoshtetin dhe teserat e PS”, Berisha: Agasi, mafiozi më i rrezikshëm pas padrinos Edi Rama!

18:51 - 27/08/26
Atentati me 10 kg eksploziv në Greqi/ Në pranga 8 persona, mes tyre edhe një shqiptar

Atentati me 10 kg eksploziv në Greqi/ Në pranga 8 persona, mes tyre edhe një shqiptar

18:37 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com