GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dyshohet se planifikoi vënien e bombave në shkolla, arrestohet një person në Shkup

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyshohet se planifikoi vënien e bombave në shkolla, arrestohet një person në Shkup
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të enjten se ka ndaluar një person, i cili dyshohet për kërcënime për vendosjen e bombave në shkolla të mesme.

“Personi me inicialet N.N është marrë në bisedë informative ndërsa në koordinim me Prokurorinë Publike, është bastisur shtëpia e tij, pas ndalimit bazuar në dyshimit për lidhje me kërcënimet për vendosjen e bombave në shkollat e mesme në Shkup”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas, Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë kontrolleve policore janë sekuestruar gjësende që do t’i nënshtrohen ekspertizës gjyqësore pa saktësuar se për çfarë materiali bëhet fjalë.

Rasti po hetohet nga prokuroria, ku më pas do të vendoset nëse ka bazë për ndjekje penale.

Shkollat e mesme në Shkup gjatë kësaj kohe kanë marrë në adresat e tyre elektronike kërcënime për vendosje të bombave, gjë që ka shkaktuar panik dhe evakuim të nxënësve dhe personelit të shkollave.

Nëntë kërcënime për vendosje bombash janë denoncuar vetëm gjatë ditës së hënë.

Pas kontrolleve të njësiteve antiterroriste të policisë është konstatuar se bëhet fjalë për raporte të rreme.

Lidhur me rastin e ndalimit e personit, ka reaguar një platformë internet me emrin “Conservative.mk”, e cila njoftoi se personi që është marrë në pyetje nga policia është anëtari i saj, Nikolla Nikollovski, për të cilin pretendojnë se është arrestuar padrejtësisht.

“Paaftësia e MPB-së dhe e pushtetit rezultoi me arrestimin e personave të pafajshëm”, thuhet në reagimin e platformës.

Sipas tyre, “ky është një sulm klasik ndaj lirisë së fjalës, demokracisë dhe një mënyrë e presionit për të shtypur disidentët”.

Në përshkrimin e punës së platformës “Konservativ.mk”, të publikuar në faqen e tyre, thuhet se është një lëvizje, angazhimet kryesore të së cilës janë demokracia, tregu i lirë, mjedisi i shëndetshëm, si dhe konservatorizmi si ideologji dhe liberalizmi klasik si orientimet e djathta ose të qendrës së djathtë.

Në profilin e Facebook-ut të platformës “Koznervativ.mk”, ndër të tjera mund të shihen postime të disa muajve më parë ku i bëhet thirrje Qeverisë që të refuzojë propozimin francez dhe të mbështesë protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE, më 5 korrik.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski më herët pati deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e siç ka thënë “lojërave politike”, apo edhe e ndonjë sulmi kibernetik, siç ishte edhe rasti me sulmin ndaj faqes së internetit të ministrisë së Arsimit.

Spasovski tha se tashmë kanë arritur deri tek informacionet e para se prej ku janë dërguar e-mailet me alarme për vendosje bombash në adresë të shkollave të mesme.

“Më e rëndësishmja është që të arrijmë të zbulojmë të gjitha IP adresat prej ku vjen ky akt monstruoz, pa dallim nëse bëhet fjalë për sulm kibernetik mbi Maqedoninë e Veriut ose për lojëra politike, si një prej supozimeve. Pa dallim se për çfarë bëhet fjalë, askush nuk duhet të lejojë që të luajë me fatin e fëmijëve dhe të gjithë ne. Kjo është një temë e ndjeshme dhe pa marrë parasysh se kush i porositë të gjitha këto, duhet ta dini se nuk mund bëhen lojëra me sistemin dhe qytetarët”, ka deklaruar ai./REL

Lajme të lidhura

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci
Kosovë & Rajon

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

20:02 - 11/07/26
“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja
Kosovë & Rajon

“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja

08:50 - 11/07/26
Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së
Kosovë & Rajon

Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së

12:32 - 10/07/26
Para
“Do përmirësojnë jetën në rajon”, Scholz komenton marrëveshjet e firmosura

“Do përmirësojnë jetën në rajon”, Scholz komenton marrëveshjet e firmosura

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com