GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

E akuzon për sulme të pamëshirshme, Jolie fiton gjyqin ndaj Brad Pitt

08:56 - 22/03/24
në Botë, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
E akuzon për sulme të pamëshirshme, Jolie fiton gjyqin ndaj Brad Pitt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përsëri Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë qenë në një betejë ligjore.

Këtë herë, mosmarrëveshja ka të bëjë me Chateau Miraval, vreshtin e vendosur në Provence, në jug të Francës, i cili u ble për 28 milionë dollarë në vitin 2008, pasi sipas Daily Mail, avokati i Jolie deklaroi se aktorja fitoi një gjyq që kishte të bënte me këtë  pasuri franceze dhe punishte vere.

Mosmarrëveshja ligjore ka të bëjë me shitjen e aksioneve të Jolie në pronë tek oligarku rus Yuri Scheffler në vitin 2021. Gjykatësi vendosi në favor të aktores fituese të Oskarit, 48 vjeç, dhe hodhi poshtë pesë nga shtatë pretendimet që Pitt bëri kundër saj në padinë që ai ngriti në seancën dëgjimore në Los Anxhelos javën e kaluar. “Padia e Brad Pitt nuk kishte të bënte kurrë me një mosmarrëveshje biznesi, por më tepër me përpjekjet e tij për të mbuluar abuzime serioze, dhe ne jemi të kënaqur që gjykatësi hodhi poshtë kaq shumë nga ankesa e tij”, tha avokati mbrojtës i Jolie. Jolie “nuk ka keqdashje ndaj Pitt“, shtoi avokati i saj, duke shtuar se aktorja “shpreson që ai ta lirojë atë nga padia e tij joserioze dhe të ndalojë sulmet e tij të pamëshirshme”.

Vihet re se yjet e Hollivudit janë përfshirë në një sërë konfliktesh ligjore në gjashtë vitet e fundit, mes tyre edhe kujdestaria e gjashtë fëmijëve të tyre. Fitorja ligjore e Jolie vjen pasi ish-bashkëshorti i saj 60-vjeçar arriti të shënonte tri fitore ligjore kundër aktores dhe miliarderit rus Yuri Scheffler.

Në polemikën e Miraval, Brad Pitt paditi Angelina Jolie për shkelje të kontratës pasi ajo i shiti aksionet e saj në pasuri, oligarkut rus pa pëlqimin ose dijeninë e aktorit. Çifti bleu Château Miraval së bashku në vitin 2008, ku Pitt mori një rol udhëheqës në një operacion vreshtash që prodhon verë të gazuar roze të vlerësuar me çmime. Vreshta ka gjithashtu një studio regjistrimi që ka pritur grupe të mëdha si AC/DC, The Cure dhe Travis Scott.

Çifti u martua atje në një ceremoni në vitin 2014 me të gjashtë fëmijët e tyre të pranishëm. Jolie ka pohuar më parë se ajo bëri kërkesë për divorc pasi Pitt u përpoq të mbyste një nga fëmijët gjatë një fluturimi në shtator 2016. Ajo pretendon se ka qenë i dehur dhe se derdhi alkool si mbi të ashtu edhe mbi fëmijët e tyre. Megjithëse FBI dhe Departamenti i Shërbimeve të Fëmijëve dhe Familjes në Los Anxhelos kryen një hetim, asnjë akuzë nuk u ngrit kurrë kundër Pitt.


 

 

 

Etiketa: joliepitt

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Kurti publikon pamjet: Ushtria serbe shumë afër kufirit me Kosovën

Kurti publikon pamjet: Ushtria serbe shumë afër kufirit me Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com