GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E akuzonte për vrasjen “e vëllait” rus në Golem, si u përplas Kastriot Myftari para vdekjes me Ramën

14:34 - 07/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
E akuzonte për vrasjen “e vëllait” rus në Golem, si u përplas Kastriot Myftari para vdekjes me Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Ju flet Moska”, Kastriot Myftari i dha sot fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte në “Ali Dem”. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 12:55, ndërsa dyshohet se në banesë ishte dhe e ëma e gazetarit. Myftari për shkak të qëndrimit të tij për vrasjen e katër turistëve rusë në Golem ishte përplasur disa herë me kreun e qeverisë, kryeministrin Edi Rama. Theksojmë që kryeministri Rama pas akuzave të Myftarit e paditi këtë të fundit.

Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova 60 vjeç, dhëndri  i Nikita Belousov, 37 vjeç dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeç u gjetën të vrarë në rrethana dyshuese në saunën e një hoteli luksoz në Golem.

Sipas gazetarit, urdhrin për vrasjen e familjes e kishte dhënë kryeministri Edi Rama, i  cili sipas tij kishte vëlla kryefamiljarin dhe kolonelin rus, Sergei Burenkova. Rusi ishte vëllai i kryeministrit shqiptar nga martesa e parë e të atit Kristaqit në Rusi.

Burenkova kishte një karrierë të gjatë në ushtrinë ruse, me gradën kolonel dhe kishte qenë pjesë e dy luftërave ndaj Çeçenisë por dhe kishte lidhje të forta me inteligjencën ruse. Gazetari Myftari theksonte para vdekjes se koloneli rus shantazhonte Ramën duke i kërkuar para që të mos publikonte të dhënat e padëshiruara për këtë të fundit mbi lidhjet e prindërve të kreut të qeverisë me KGB-në.

“Pse Edi Rama nuk shprehu ngushëllime për vdekjen e katër turistëve rusë, së paku në rrjetet sociale

Turistët e huaj shihen si miq në vendin ku shkojnë dhe duke folur me arsyetimin e kryeministrit për ardhjen e afganëve në Shqipëri, ndaj tyre duhet të tregohet mikpritja tradicionale shqiptare, pavarësisht se ata ndryshe nga afganët vijnë dhe rrinë me shpenzimet e tyre. Nëse do të kishin vdekur katër afganë nga ata që kanë ardhur në Shqipëri, kryeministri me siguri do të bënte më shumë se një ngushëllim në rrjetet sociale.
Vdekja e katër turistëve të huaj, në këtë rast rusë është një ngjarje që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Sipas logjikës së kryeministrit për rastin e ardhjes së afganëve, tani na ndodhi vdekja e katër miqve në shtëpi, prandaj duhej së paku një ngushëllim.
Aq më tepër duhej pritur një ngushëllim nga Kryeministri Rama, meqënëse ai nuk ka munguar që të shprehë ngushëllime kur kanë ndodhur ngjarje të rënda nëpër botë. Madje kryeministri duhet të kishte siguruar shtetin dhe opinionin publik rus se shteti shqiptar do të bëjë gjithçka që duhet për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes, pra nëse ka apo jo një krim pas kësaj vdekjeje të mistershme.
Kryeministri Rama nuk bëri as njërën as tjetrën. Nuk bëri së paku as një status në Facebook, as një tëeet.
Dikush mund të thotë se pushtetet janë të ndara dhe me këtë çështje do të merren institucionet e tjera përkatëse jo qeveria. Ashtu është por Kryeministri ka kompetencën dhe detyrimin kushtetuese që të ndjekë politikën e përgjithshme në vend, në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale. Që do të thotë se duhet t’ i nxitë institucionet e drejtësisë që të jenë të përgjegjshëm edhe nga pikëpamja e pasojave që kanë veprimet dhe mosveprimet e tyre mbi reputacionin e shtetit shqiptar.
Dhe Policia e Shtetit, e cila bën hetimet paraprake është në vartësi të qeverisë madje drejtori i përgjithshëm i saj zgjidhet drejtpërdrejt nga kryeministri.
Kryeministri Rama e ngacmonte Sali Berishën që nga foltorja e Kuvendit duke iu drejtuar me fjalët “E kalon dot Atlantikun?”, me të cilat donte t’ i thoshte se Berisha nuk shkonte dot në SHBA.
Tani mund t’ i thuhet Edi Ramës: “E shpreh dot një ngushëllim në rrjetet sociale për Sergei Burenkovin dhe familjen e tij?”
Kryeministri Rama sigurisht që e ka një arsye që nuk shprehu së paku një ngushëllim në rrjetet sociale për vdekjen e turistëve rusë. Sjellja e tij ka një shpjegim makbethian. Ai dëshiron që të rrijë sa më larg kësaj çështjeje.
Shenjat janë se hetimi për këtë çështje po bëhet i përciptë madje Policia e Shtetit ia nisi duke përhapur lajme të rreme për të vdekurit nëpërmjet gazetarëve hulumtues të rremë që shërbejnë si dizinformues në shërbim të Policisë.
Kur ndodh një vdekje e dyshimtë e një shtetasi të huaj në një vend, gjëja e parë për të cilën hetohet janë lidhjet e tij të mundshme me vendasit. Pikërisht këtë gjë nuk po bën Policia Shqiptare në këtë rast.
Të katër rusët e vdekur në Shqipëri kishin lidhje me Edi Ramën. Njëri, 60 vjeçari Sergei Burenkov ishte vëllai i tij nga martesa e parë e të atit Kristaqit në Rusi. Gruaja e Sergeit, Natalia ishte kunata e Edi Ramës. Vajza e Sergeit dhe Natalies, Ekaterina ishte mbesa e Edi Ramës. Bashkëshorti i Natalias, Nikita ishte burri i mbesës së Edi Ramës.
Të katër rusët kishin vizituar varrin e Kristaq Ramës në Tiranë para se të shkonin në Qerret.
Një krahasim i të dhënave gjenetike të Sergei Burenkovit dhe Edi Ramës do të zbulonte të vërtetën e plotë të ngjarjes.
Sergei Burenkov pagoi me jetë shantazhin shumëvjeçar që i bënte Edi Ramës duke i kërkuar para që të mos publikonte të dhënat e padëshiruara për këtë të fundit mbi lidhjet e prindërve të Edi Ramës me KGB-n në kohën kur kishin qenë për studime në Bashkimin Sovjetik dhe Poloninë e kontrolluar nga sovjetikët.
Është shumë shqetësues fakti që autoritetet ruse po e fshehin faktin e lidhjes me kryeministrin shqiptar të katër rusëve të vdekur në Shqipëri pasi kjo gjë tregon se shërbimet e fshehta ruse duan t’ i përdorin këtë Ramës si kompromat (material kompromentues) për ta detyruar me shantazh që të bëjë gjëra që ia kërkojnë ata.”-shkruante gazetari Myftari.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Para
Tjetër skandal në qeverinë Rama? Ish-zv.ministri i Shëndetësisë thirret në SPAK

Tjetër skandal në qeverinë Rama? Ish-zv.ministri i Shëndetësisë thirret në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25

Kryetari i PD Sali Berisha u shpreh dje se  organizata e partive të djathta e udhëhequr nga Partia Republikane amerikane...

Lexo më shumë
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com