GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E ardhmja e investimeve, si Shqipëria po mbetet pas

15:24 - 09/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
E ardhmja e investimeve, si Shqipëria po mbetet pas

Business success profit search and economic strategy or economy forecast as a financial advisor or banking consultant searching for wealth opportunity with 3D illustration elements.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Europa Lindore dhe Qendrore po shënon një transformim thelbësor, teksa këto vende nga zona tradicionale prodhuese me kosto të ulëta po kthehen në qendra dinamike inovacioni dhe teknologjie.

Ndryshimet strukturore që po ndodhin në këto vende janë më shumë se një reformë sipërfaqësore ekonomike – ato reflektojnë një transformim të thellë që përfshin zhvillimin e infrastrukturës dixhitale, përmirësimin e kualifikimeve të punës dhe adaptimin e politikave ekonomike në një mjedis global gjithnjë e më konkurrues.

Ndërkohë që ekonomitë e avancuara po hasin në sfida të rritjes dhe tensione gjeopolitike, vendet e Europës Lindore dhe Qendrore po shënojnë një kthesë dramatike drejt diversifikimit ekonomik.

Ky proces përfshin investime të mëdha në teknologji dhe dixhitalizim, duke u përqendruar në sektorë të rinj si IT-ja, prodhimi i vlerës së shtuar dhe inovacioni teknologjik.

Këto ndryshime janë po ashtu një përgjigje ndaj presioneve globale, përfshirë tensionet tregtare dhe nevojën për të ristrukturuar zinxhirët globalë të furnizimit.

Në një mjedis ku modelet tradicionale të biznesit po zhduken, investitorët duhet të rishikojnë strategjitë e tyre për të kapur mundësitë që ofron një rajon në transformim. Gara për tërheqjen e investimeve gjithashtu mbetet e fortë mes shteteve.

Vendet Europës Lindore po ndërmarrin hapa të rëndësishëm për të përmirësuar klimën investuese, për të modernizuar administratën publike dhe për të krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e biznesit.

Këto masa po ndihmojnë në tërheqjen e kapitalit të huaj dhe në rritjen e inovacionit duke e pozicionuar rajonin si një alternativë të fortë dhe konkurruese në arenën globale.

Në këtë garë, Shqipëria vijon të mbetet pas. Në shifra, Investimet e Huaja Direkte (IHD) janë të larta, por struktura e tyre nuk është inkurajuese.

Aktivitetet e pasurive të paluajtshme janë kthyer në dy vitet e fundit burimi kryesor i IHD-ve në vend, të nxitura nga zhvillimi i turizmit dhe i sektorit të ndërtimit në kryeqytet.

Për 9 muajt e 2024-s, ky sektor solli 270 milionë euro investime në vend, ose sa 23% e totalit. 17% erdhi nga aktivitetet financiare, që janë kryesisht rritje e kapitalit të bankave. Rreth 14% të IHD-ve e solli industria nxjerrëse, që është shfrytëzim i thjeshtë i pasurive natyrore të vendit.

Përtej turizmit dhe ndërtimit, që janë dy sektorët që po nxisin rritjen ekonomike në vitet e fundit, ekonomia vendase ka nevojë të diversifikohet në linjë me tendencat rajonale.

Avantazhi i kostos së lirë të fuqisë punëtore tashmë është zhdukur dhe kjo nuk ka më asnjë kthim pas. Atë që vendet më të avancuara të Europës Lindore e përjetuan një dekadë më parë, në Shqipëri e në Ballkanin Perëndimor po ndodh tani.

Por ndërsa vendet që humbën avantazhin e kostos së lirë të punës e zëvendësuan këtë duke investuar në modernizimin e zinxhirit të prodhimit, duke kaluar nga prodhimi tradicional me kosto të ulëta drejt prodhimit me vlerë të shtuar, në Shqipëri nuk shohim të ndodhë kjo.

Shqipëria ka ecur vetëm në investimet në energjinë e rinovueshme, përfshirë solarin, erën dhe teknologjitë e tjera të energjisë së pastër, të cilat po rriten në mënyrë të konsiderueshme, pasi vendet synojnë të zvogëlojnë varësinë nga burimet tradicionale të energjisë dhe të adresojnë sfidat klimatike.

Por, ajo mbetet shumë pas asaj që po ndodh realisht në vendet në zhvillim, të cilat po shndërrohen në qendra të rëndësishme për zhvillimin e IT-së, dixhitalizimit dhe Inteligjencës Artificiale.

Shqipëria nuk po kap madje as ritmin e fqinjëve si Serbia apo Maqedonia e Veriut, me të parën që është një model për zhvillimin e IT-së nëpërmjet investimit afatgjatë në tregun e arsimit dhe të dytën që ka tërhequr firma të mëdha prodhuese dhe ka rritur zinxhirin e vlerës.

Përkundrazi, ne nuk po fokusohemi as në zhvillimin e sektorëve tradicionalë, si bujqësia, e cila është në territor negativ për 6 tremujorë radhazi dhe as në zhvillim të qëndrueshëm dhe të strukturuar të degëve si turizmi, që ka një potencial të madh.

Nga krahu tjetër kemi dëmtuar cilësinë e fuqisë së punës nëpërmjet rënies së cilësisë në arsim, me vendin që shënoi përkeqësimin më të madh në botë në testin e fundit të PISA. Zhvillimi teknologjik do njerëz me njohuri dhe për këtë fokusi duhet të jetë te kapitali njerëzor.

Shqipëria ka nevojë për transformim që nuk mund të ndodhë duke u mbështetur vetëm tek investimi në pasuritë e paluajtshme.

Ajo duhet të fokusohet te përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe të përshtasë strukturën e saj ekonomike me tendencën globale dhe të tërheqë investime në sektorët inovativë, që do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një fazë e re e zhvillimit dhe të konkurrencës globale.

Vetëm me këtë model, vendi do të arrijë të frenojë hemorragjinë e emigracionit dhe pse jo të tërheqë dhe trurin e larguar. Përvoja e Europës Lindore tregon se kjo është më se e mundur të ndodhë./ Monitor.al

Etiketa: ekonomiinvestime

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Dhunoi mbesën, arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër

Dhunoi mbesën, arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com