E paqartë e ardhmja e mbrojtësit të kombëtares sonë dhe Romës, Marash Kumbulla.
Nëse vetëm dy ditë më parë u përfol për një interesim të Empolit për Kumbullën, ditën e sotme janë sërish mediat në Itali që bëjnë me dije se në garën për Kumbullën, tashmë është përfshirë edhe skuadra e Kaljarit po në Serie A.
Kumbulla nuk është në planet e trajnerit të Romës, De Rossi ndaj me shumë gjasa e ardhmja e tij do të jetë larg kryeqytetit, por mund të vijojë sërish të jetë në Itali.
Discussion about this post