GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

E bija përmbush amanetin e Gent Demaliajt, bën këtë veprim në  ditëlindjen e këngëtarit të ndjerë

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
E bija përmbush amanetin e Gent Demaliajt, bën këtë veprim në  ditëlindjen e këngëtarit të ndjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 18 qershor në Lezhë do të zhvillohet një koncert kushtuar këngëtarit të njohur, Gent Demaliajt. Trashëgimtarja e artistit të ndjerë, Edea, ka zgjedhur që këtë koncert ta mbajë në ditën e lindjes së të atit. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo dhe kitaristi Aurel Gjini kanë ndarë detaje lidhur me këtë event të rëndësishëm, i cili do të shfaqet edhe në Tiranë më datë 25.Dyshja treguan gjithçka nga rëndësia emocionale deri te kënga e preferuar nga “Djemtë e Detit”.

“Për mua e parë është rëndësi emocionale, e dyta eshët përgjithësi. Pjesa tjetër është se unë jam rritur me këngët e babit e më kthejnë pas në kohë dhe pjesa tjetër është se ato i dinë të gjithë dhe nuk mund të gabosh. Gjithmonë e ndjej 5 min para se të hyjë në skenë. Ne menduam ditëlindjen e babit se diçka që nuk është festuar dhe përkoj me këtë gjë.  Babai faktikisht e ka pasur ëndërr ta bënte një koncert me full band që nuk pati mundësi ta bënte. Edhe le të themi ky është një lloj amaneti”, u shpreh Edea.

“Për mua është e vështirë nga ana emocionale, se unë jam rritur me ato këngë dhe jam afër atyre zonave se vij nga Mirdita. Dua të falënderoj edhe bashkinë Lezhë pa të cilën do të ishte e pamundur. Në momentin që jam njohur unë doja të bëja një tribut të Gentit me këngët e tij. Unë kam një këngë të preferua që kur e dëgjoj të kënduar nag Edea “Jo tani”. Mendoj që duket sikur e ka bërë fiks për atë. Edhe ‘Jakup Ferri’ është shumë e goditur”, tha Aurel.

Vokalisti i njohur, Gentian Demaliaj, vuante prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë, luftën ndaj të cilës nuk arriti dot t’a fitonte.  ë vitin 2013 ai u diagnostikua  me kancer dhe që atëherë ai bënte vazhdimisht kimioterapi në Tiranë dhe Itali. Po në vitin 2013, më 10 prill me vendim të Këshillit të Ministrave u akordua edhe një fond i veçantë për këngëtarin e njohur për një kurim më të specializuar jashtë shtetit. Qeveria shqiptare akordoi shumën prej 3.5 milionë lekësh për kurimin e tij, por as leku nuk mjaftoi për ta mbajtur në jetë legjendën e rrokut shqiptar.

Gentian Demaliaj dhe grupi i tij “Djemtë e Detit” është krijuar në vitin 1990. Grupi nga Lezha do të shënonte edhe portretin e tyre me baladën për Jakup Ferrin, këngë e cila befasoi jo vetëm publikun, por tronditi edhe artistët e skenës shqiptare. Ndërsa në vitin ’97 ata rikthehen me një tjetër goditje me këngën “Mos qaj”, baladë e cila i kushtohet dhimbjes njerëzore dhe fatit të rinjëve shqiptar që përjetuan gjatë viteve ’95 – ’97. në atë koha kënga “Mos qaj” u bë refren i problemeve sociale që shoqëria shqiptare po përjetonte gjatë periudhës post-komuniste. Ndërkohë, në fund të viteve 1998 grupi “Djemtë e Detit” u shpërbën dhe Genti iu drejtua një tjetër ëndrre, aktrimit. Eksperienca e parë në film erdhi në “Lule të kuqe, lule të zeza”, duke u ndjekur kështu me muzikalin “Rome dhe Zhulieta” apo bashkëpunimin me Elsa Lilën.

Etiketa: .Aurl Gjinidjemte e detitEdeaGent DemaliajVajza

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Sherri në Ksamil, policia: Të tre personat janë transportuar drejt Tiranës

Përplasi një person që po lëvizte me biçikletë, arrestohet 41-vjeçari në gjendje të dehur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

Një sulm i përmasave gjigante kibernetike ka tronditur Francën, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e Maileva-s, kompanisë...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com