GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E bija postoi video me Cartier, shkarkohet prokurorja Mirela Zavalani

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
E bija postoi video me Cartier, shkarkohet prokurorja Mirela Zavalani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelit (KPA) ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Mirela Zavalani, duke konstatuar “deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cenim të besimit të publikut”.

Vendimi rrëzoi atë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), që në qershor e kishte konfirmuar në detyrë. Gjatë procesit të vetingut u zbuluan kontradikta dhe burime të paqarta në pasuritë e bashkëshortit dhe familjarëve të saj, përfshirë të ardhura nga prona, biznese e qira.

Por historia e Zavalanit mori vëmendje publike pak ditë më parë, kur një prokuror anonim denoncoi kontrastin e madh brenda vetë sistemit të drejtësisë.

Ai përmendi konkretisht vajzën e prokurores, Anxhela Zavalanin, e cila shfaqej në video në TikTok me aksesorë luksi Cartier, duke simbolizuar një realitet shumë larg atij të kolegëve që jetojnë me dy paga.

Denoncimi nuk ishte pjesë zyrtare e procesit të vetingut, por u bë reflektim i një ndjenje të përhapur: se besimi publik në drejtësi nuk humbet vetëm për shkak të bilanceve të paqarta, por edhe për shkak të arrogancës së luksit që shfaqet në sytë e publikut.

Me këtë vendim, KPA mbyll një kapitull të gjatë për një prokurore që, për një pjesë të opinionit, mishëronte pikërisht hendekun mes “drejtësisë me pagë” dhe “drejtësisë me Cartier”./ JOQ

Lajme të lidhura

Aksidenti pranë Spitalit Memorial të Fierit/ Humb jetën drejtuesi 19-vjeçar
Aktualitet

Aksidenti pranë Spitalit Memorial të Fierit/ Humb jetën drejtuesi 19-vjeçar

15:28 - 01/09/26
Lubonja: Protesta tregoi se Shqipëria është në një regjim dhe Edi Rama në krye të tij! Në një vend demokratik, do të ishte djegur Kryeministria
Aktualitet

Lubonja: Protesta tregoi se Shqipëria është në një regjim dhe Edi Rama në krye të tij! Në një vend demokratik, do të ishte djegur Kryeministria

15:07 - 01/09/26
“Kërkova pagën”/ Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare nga pronarët e hotelit: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin
Aktualitet

“Kërkova pagën”/ Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare nga pronarët e hotelit: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin

14:50 - 01/09/26
Para
Raport shokues: 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali

Raport shokues: 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transferimet e bujshme të futbollistëve në ditën e fundit e merkatos
Sport

Transferimet e bujshme të futbollistëve në ditën e fundit e merkatos

15:49 - 01/09/26

Dita e fundit e merkatos europiane po dhuron një seri lëvizjesh të bujshme dhe marrëveshjesh të minutës së fundit. Everton...

Lexo më shumë
Aksidenti pranë Spitalit Memorial të Fierit/ Humb jetën drejtuesi 19-vjeçar

Aksidenti pranë Spitalit Memorial të Fierit/ Humb jetën drejtuesi 19-vjeçar

15:28 - 01/09/26
Lubonja: Protesta tregoi se Shqipëria është në një regjim dhe Edi Rama në krye të tij! Në një vend demokratik, do të ishte djegur Kryeministria

Lubonja: Protesta tregoi se Shqipëria është në një regjim dhe Edi Rama në krye të tij! Në një vend demokratik, do të ishte djegur Kryeministria

15:07 - 01/09/26
“Kërkova pagën”/ Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare nga pronarët e hotelit: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin

“Kërkova pagën”/ Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare nga pronarët e hotelit: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin

14:50 - 01/09/26
‘Taranto 2026’/ Peshëngritësja Enkileda Carja fiton medaljen e bronztë për Shqipërinë në shkëputje

‘Taranto 2026’/ Peshëngritësja Enkileda Carja fiton medaljen e bronztë për Shqipërinë në shkëputje

14:27 - 01/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com