GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

E ‘bleu’ Berisha pas takimit me Salianjin? Xhemal Gjunkshi: Ja e vërteta e emërimit tim

19:17 - 02/12/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
E ‘bleu’ Berisha pas takimit me Salianjin? Xhemal Gjunkshi: Ja e vërteta e emërimit tim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Xhemal Gjunkshi ka reaguar pas zërave se emërimi i tij si këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë Partisë Demokratike, menjëherë pas takimit me të ashtuquajturin “grupi i kafes” në të cilin ai mori pjesë me figura të tjera të PD, ishte “blerje” nga Berisha.

Ai thotë se komentet dhe pretendimet e shpërndara në rrjet janë të pavërteta, sepse siç thotë, emërimi i tij nga Sali Berisha ka ndodhur rreth dy muaj më parë, shumë përpara se të ndodhte e ashtuquajtura “kafe e famshme”.

“Ky funksion nuk ka asnjë lidhje me pazare, marrëveshje të fshehta apo llogari politike të momentit”, shkruan Xhemal Gjunkshi, duke shtuar se është pjesë e Partisë Demokratike për idealizëm dhe bindje, jo për përfitime.

Sa për pjesëmarrjen në takimin e kafes, ai sqaron se pjesëmarrja e tij në tavolina diskutimi me miq, kolegë apo demokratë të tjerë është praktikë normale e çdo njeriu aktiv në jetën publike, dhe nuk përbën as mbështetje politike të re, as lëvizje taktike.

Reagimi i plotë

Së fundmi disa komente të pavërteta janë shpërndarë në rrjete, duke lënë të nënkuptohet se emërimi im si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë Partisë Demokratike është bërë pas një takimi kafeje me disa figura të njohura të opozitës. Kjo është plotësisht e pavërtetë.

Për korrektësi publike:

1. Emërimi i Xhemal Gjunkshit nga Dr. Prof. Sali Berisha, ka ndodhur rreth dy muaj më parë, shumë përpara se të ndodhte e ashtuquajtura “kafe e famshme”.

2. Ky funksion nuk ka asnjë lidhje me pazare, marrëveshje të fshehta apo llogari politike të momentit.

Unë Xhemal Gjunkshi jam pjesë e Partisë Demokratike për idealizëm dhe bindje, jo për përfitime. Kam kontribuar ndër vite me integritet, korrektesë dhe qëndrime të qarta publike, si qytetar, si ekspert dhe si demokrat i përkushtuar.

Pjesëmarrja ime në tavolina diskutimi me miq, kolegë apo demokratë të tjerë është praktikë normale e çdo njeriu aktiv në jetën publike, dhe nuk përbën as mbështetje politike të re, as lëvizje taktike.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Xhemal Gjunkshi

Lajme të lidhura

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Para
Polici aksidenton me makinë këmbësorin në Maliq, burri humb jetën

Polici aksidenton me makinë këmbësorin në Maliq, burri humb jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

Një tjetër moment tensioni në sallën e Kuvendit ishte mes deputetes së PD Elda Hoti dhe asaj të PS Bora...

Lexo më shumë
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com