GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E bleu kompaninë për 800 euro, pas 4 muajsh firma e drejtorit të ARRSH-së u shit me 1.7 mln euro

17:06 - 13/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E bleu kompaninë për 800 euro, pas 4 muajsh firma e drejtorit të ARRSH-së u shit me 1.7 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Nëse nuk jeni akoma të bindur se rilindasit e Edi Ramës janë magjistarët e ekonomisë, shikoni një rast. Në shtator të vitit 2018, biznesmeni Valter Begaj i shet kompaninë DAAM shtetasit Evis Berberi për 800 euro.

Vetëm katër muaj më vonë, në janar të viti 2019 kur u emëruar këshilltar i ministres së Energjisë, Evis Berberi e shet kompaninë tek një person tjetër. Çmimi i shitjes, 500 mijë euro. Më vonë kompania blihet sërish nga zoti Begaj për 1.7 milionë euro. Karuzel aksionerësh.

Në historinë e tregut botëror nuk ka rast të dytë, kur një kompanie t’i rritet vlera 600 fish në vetëm 4 muaj. Apple, e cila për shumë njerëz mbetet kompania më e suksesshme e krijuar ndonjëherë nga njeriu, në rastin e saj më të mirë ka arritur që të dyfishojë kapitalizimin e tregut për një vit. Asnjëherë më shumë se kaq.

Teorikisht ekziston një mundësi, që një kompani të kushtojë 600 herë më shumë brenda katër muajve. Duhet që drejtori aktual i ARRSH-së të ketë bërë mrekulli në menaxhim ashtu si Elon Musk, Steeve Jobs dhe Bill Gates. Përderisa ekziston si opsion teorik, askush nuk mund të akuzojë. Por problemi është tjetërkund. Zoti Begaj dhe zoti Beberi kanë lidhje biznesi bashkë.

Veç kompanisë DAAM, Valter Begaj zotëron dhe një tjetër kompani të quajtur Net-Group. Zoti Berberi ka qenë pjesë edhe e Net-Group, madje dhe përfaqësues i autorizuar për të kryer veprime në emër të saj përpara se të ngjitej në hierarkinë e administratës. Kur zoti Berberi filloi të ngjitej në shkallët e qeverisë edhe kompania nisi të lulëzojë.

Në kohën kur Evis Berberi ishte drejtor i Agjencisë së Energjisë, një nga licencat e para për auditimin energjetik të ndërtesave ia dha Net-Group. Sipas ligjit, çdo pallat i ri që ndërtohet, apo çdo ndërtesë ekzistuese që rikonstruktohet duhet më parë të marrë certifikatën nga audituesit e energjisë. Po gjatë kësaj kohe, Net-Group ka marrë minimalisht 1 milionë euro kontrata të drejtpërdrejta nga Agjencia e Energjisë. Nga pozita e titullarit të institucionit zoti Berberi firmoste kontrata për kompaninë, në të cilën kishte qenë pjesë pa asnjë problem.

Pasi zoti Berberi shkoi në ARRSH, skema u sofistikua. Paratë nuk vijnë më drejtpërdrejtë. Sot Net-Group është kompania nënkontraktore e Hill International në kontratën milionerë për mbikëqyrjen e tunelit të Llogarasë. A ka pasur zoti Berberi rol në këtë negocim? Nuk e dimë. Por siç thotë dhe shprehja; fati ndihmon më të fortët. E megjithatë zoti Berberi nuk është rast i izoluar, por standardi i zyrtarit në Shqipërinë e sotme. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Rrugore i jepte kontrata kompanisë se tij private te transportit. Drejtoret e Ministrisë së Shëndetësisë kane interesa ne kompanitë farmaceutike. E kështu ne çdo qelize.

Në historinë e shtetit shqiptar, kurrë më parë nuk ka ekzistuar një qeveri kaq e mbytur nga konflikti i interesit. Ministra që shpallen investitorë strategjikë, deputetë që marrin tendera publikë dhe drejtorë që firmosin kontrata për kompanitë e tyre. Me pak fjalë, praktikisht Shqipëria është një parajsë korrupsioni, që qeveriset nga skifterë me kollare dhe ngushëllon veten me SPAK. Të vdekurit, që firmosin transaksione me miliona euro apo pleqtë që drejtojnë koorporatat e tyre nga skutat e azileve janë vetëm dëmet anësore.

Etiketa: aktualitetblerjekryesore2tendera

Lajme të lidhura

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
Para
Bojkoti i avkokatëve, paralajmëron Manja: Do ta ndryshojmë ligjin e avokatisë

Bojkoti i avkokatëve, paralajmëron Manja: Do ta ndryshojmë ligjin e avokatisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të...

Lexo më shumë
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com