GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

E bujshme! Skënderbeu humbet në tavolinë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
E bujshme! Skënderbeu humbet në tavolinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sjellje jo korrekte, dhunë, aktivizim futbollistësh të pezulluar, kanosje ndaj arbitrave, futbolli në Shqipëri i pati të gjitha këtë javë e me gjasë ky nuk është fundi. Për këtë arsye, Komisioni i Disiplinës Sportive ka patur një axhendë shumë të zënë duke shpërndarë dënime “majtas e djathtas” (e pse jo dhe “para e mbrapa”).

KDS ka emetuar dënimet e radhës në futbollin shqiptar, nga dënimi për 8 takime pezullim i zyrtarit të Veleçikut, Nuri Rexha për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes deri te “dëbimi” i Egnatias nga shtëpia e saj për shkak se në Rrogozhinë janë dhunuar e kërcënuar arbitrat.

Nuk duhet lënë pa përmendur se dënim ka marrë dhe Skënderbeu U-19 që ka humbur ndeshjen ndaj Internacional Tirana U-19, në tavolinë për arsyen e aktivizimit të një futbollisti të pezulluar.

Vendimet e KDS:

KF Egnatia, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur si dhe në vijim të vendimit Nr. 30 datë 30.03.2023, në bazë të neneve 63, 64/2 dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve për sezonin futbollistik 2022-2023 pa tifozë dhe në fushë asnjanëse.

Zyrtari i KSSH Veleçiku, Nuri Rexha, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shënkolli U-17, Nikollë Leka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Shkodra U-17, Omer Gëlqerja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Spartaku, Endri Dahriu, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Spartaku, Amarildo Mustafa, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i AF Kamza U-15, Fatmir Tare, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

AF Kamza U-15, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe duke sjellë si pasojë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 63, 64/2 dhe 64/4 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër F.B.A U-15 dhe dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Sipas nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Akademia e Futbollit U-14, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin

Abissnet Superiore U-14, kundër SH.S Pepa U-14, në bazë të nenit 30/3 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

KF Skënderbeu U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Abissnet Superiore U-19, kundër FC Internacional Tirana U-19, në bazë të nenit 30/3 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Etiketa: denimedisiplina sportiveKDSskenderbeu

Lajme të lidhura

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!
Breaking Views

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë
Sport

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Para
OSBE reagon pas përfundimit të protestës: Po ndjekim gjithçka!

Pak orë para çeljes së fushatës zgjedhore, reagon OSBE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!
Breaking Views

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

Në prag të sfidës së fundit të Shqipërisë në këtë fazë të Ligës së Kombeve, ndaj Bjellorusisë, në konferencën për...

Lexo më shumë
Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”

Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”

21:00 - 14/11/26
Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë

Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë

20:40 - 14/11/26
Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

20:28 - 14/11/26
Të pathënat e Asamblesë së PS, Rama fyen deputetët: “Pa mua jeni një m…”, Majko paralajmëron humbjen e Tiranës

Të pathënat e Asamblesë së PS, Rama fyen deputetët: “Pa mua jeni një m…”, Majko paralajmëron humbjen e Tiranës

20:20 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com