GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

E dhjeta finale në Champions, Liverpool shuan ëndrrën e Villarreal me përmbysje

22:51 - 03/05/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
E dhjeta finale në Champions, Liverpool shuan ëndrrën e Villarreal me përmbysje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Liverpool siguron finalen e dhjetë në Champions League në historinë e vet, pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Villarreal me rezultatin 3-2. Në “Anfield” anglezët kishin fituar 2-0, ndërkohë që ndeshja e sotme kishte shumë emocione.

Nisje si në ëndrra ajo e Villarreal, që ia doli të ndëshkonte skuadrën e Liverpool që në minutën e tretë me Dia, i cili brenda zone nuk fali. “Nëndetësja e verdhë”, e motivuar nga tifozët dhe goli, vijoi të sulmonte.

Dani Parejo dhe Gerard Moreno më pas bënë me zemër skuadrën e Jurgen Klopp, por nuk shënuan dot golin e dytë. Në minutën e 37-të Lo Celso përfundoi në tokë dhe vendasit pretenduan penallti, por nuk ishte i atij mendimi arbitri i ndeshjes.

Villareal gjithsesi ia doli ta mbyllte pjesën e parë me festë, pasi Couquelin e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë dhe spanjollët nisën të besojnë te mrekullia. Sigurisht ndaj Liverpool nuk mund të jetë kurrë e lehtë.

Djemve të Klopp iu duhej një gol dhe ai që flirtoi ishte Alexander-Arnold, që e dërgoi topin në traversë. Sulmet e “The Reds” vijuan dhe anglezët ia dolën të shënojnë në minutën 62-të. Fabinho ndëshkoi vendasit, falë edhe pakujdesisë së portierit.

Ai gol ishte një çlirim dhe një goditje për Villarreal, që kapitulloi më pas. Luis Diaz tregoi që jo më kot e kanë blerë te Liverpool, duke i barazuar shifrat, kurse Sadio Mane në minutën e 74-t përmbysi gjithçka.

Spanjollët u zgjuan, nuk kishte kohë më për ëndrra dhe tani janë jashtë Champions League me kokën lart. Në minutat e mbetura Johns iu afrua edhe golit të katërt për Liverpool, por u ndal nga portieri dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Etiketa: Champions LeagueLiverpoolvillarreal

Lajme të lidhura

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë
Breaking Views

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës
Breaking Views

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje
Breaking Views

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Para
Një tjetër pedofil denoncohet nga “Piranjat”

Një tjetër pedofil denoncohet nga “Piranjat”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com