GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E dhunuar nga burri xheloz, gruaja nga Korça detyrohej të rrëfehej para kamerës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E rëndë në Mat, vjehrri dhe burri rrahin gruan, përfundojnë në pranga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë shqyrtoi një rast dhune ekstreme dhe disa vjeçare mes një çifti nga qyteti i Korçës, duke urdhëruar Gjykatën e Apelit që ta rigjykojë çështjen pasi gjeti të pavend pushimin e akuzave ndaj bashkëshortit xheloz. Hetimi tregon torturimin e një gruaje që detyrohej përditë përpara një kamere të pranonte tradhtitë dhe më pas t’i nënshtrohej procesit të pendesës. Dhuna fizike dhe emocionale shkoi deri në atë pikë, sa burri e detyronte të shoqen që udhëtonte së bashku me të në Greqi enkas për të kërkuar falje në kishë.

“Ai  më ka detyruar të shkruaja letra që i quante ‘Betime para Zotit’,  në të cilat unë duhet të pranoja dhe të betohesha para tij se po rrëfehesha për meshkujt me të cilët ishte i bindur se e kisha tradhtuar. Megjithëse nuk ishte e vërtetë, rrëfehesha dhe kërkoja falje përpara thikës që më vendoste në fytyrë”.

Situata disa vjeçare e çoi gruan në gjendje të rëndë ankthi dhe frike për të jetuar, derisa u bind se po izolohej tërësisht për të shmangur çdo burrë te të cilët i shoqi bëhej menjëherë xheloz.

“Ai më detyronte që këto betime përpara Zotit t’i lexoja në shtëpi , por më çonte t’i lexoja edhe nëpër kisha të ndryshme në Greqi”.

Duke ia pranuar pendesën, bashkëshorti i dhunshëm e paralajmëronte se në rast se nuk firmoste betimet, familja e vajzërisë do mallkohej me zhdukje. Sipas dosjes, gjykata thirri për të vërtetuar këtë dhunë disa vjeçare djalin e çiftit, i cili pranoi se babai i tij kalonte në gjendje depresive tre deri në katër herë në vit dhe se bëhej xheloz për meshkuj të panjohur, për të cilën akuzonte të ëmën.

Por pastaj qetësohej dhe kërkonte ndjesë, por nuk zgjaste shumë dhe kthehej në të njëjtën gjendje xhelozie të çmendur thotë i biri në dosje. Gruaja jetoi për vite me radhë me pasaportë të bllokuar dhe me lëvizje të kontrolluar por edhe me letra që lexoheshin përditë me zë të lartë ku ajo betohej për devotshmëri dhe lutej për falje.

Dhuna në familje e përsëritur i ka shtyrë gjykatat që tanimë të mbajnë një qëndrim tjetër, atë të nxjerrjes nga banesa të bashkëshortëve, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë mbi 500 metra larg viktimës dhe fëmijëve. Por megjithatë ashpërsimin e ligjeve, fenomeni mbetet i njëjtë.

Etiketa: DhunëfamiljeKorçë

Lajme të lidhura

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë
Aktualitet

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Para
PD bën një hap pas, Spaho: Protestën do ta drejtojë shoqëria civile

PD bën një hap pas, Spaho: Protestën do ta drejtojë shoqëria civile

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë
Aktualitet

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26

Një 39-vjeçar me iniciale D. D., banues në Paskuqan, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në rrugën...

Lexo më shumë
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com