GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

E diela e “klasikes”, Buskets paralajmëron Realin: Nuk jemi PSG-ja

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
E diela e “klasikes”, Buskets paralajmëron Realin: Nuk jemi PSG-ja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kampionati spanjoll ditën e diel na servir klasiken e evropiane ndërmjet Realit dhe Barcelonës në “Santiago Bernabeu”. Në një intervistë për mediat spanjolle, mesfushori i katalanasve, Serxho Buskets, ka thënë një intervistë ku shprehet se si do të shkojë Barcelona në këtë sfidë, teksa kujtojmë se në këtë sezon katalanasit kanë pësuar dy humbje në “El Clasico” me Realin. Një në fazën e parë në “Camp Nou” dhe tjetrën në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Mesfushori katalanas i ka thur elozhe edhe ish-kolegut tashmë trajner i tij, Ksavit, i cili sipas tij ka bërë ndryshime rrënjësore në ekip dhe në skuadër. Pikërisht duke krahasuar Barcelonën aktuale me atë në Superkupën e Spanjës, Buskets sheh hapa para të ekipit.

“Në Superkupë kishim probleme, disa lojtarë vinin nga dëmtimet, ndërkohë që tani skuadra është përforcuar edhe me lojtarë të rinj. Jemi shumë më mirë. Nuk e di nëse Reali do të jetë më mirë apo jo, por do të shohim një ndeshje të bukur” – ka thënë Buskets.

Për Barcelonën përballja me Realin do të jetë një tjetër provë e rëndësishme, si shumë të tjera deri më tani.

“Ne jemi vazhdimisht të sprovuar. Kështu thamë dhe për Napolin, por shkuam atje dhe shënuam katër gola. Duhet të jemi realistë, ne shkojmë për t’i sfiduar në Madrid dhe shpresoj t’ia dalim. Rëndësi ka të ecim në këtë drejtim, pasi po i bëjmë gjërat si duhet”, ka shtuar Buskets.

Mesfushori i Barçës i ka njohur një meritë jo të vogël trajnerit Ksavi në transformimin e ekipit që pas marrjes së drejtimit dhe veçanërisht në vitin 2022.

“Ksavi ka ndryshuar shumë gjëra, mbi të gjitha stilin e lojës. Ai po injekton në skuadër atë stil loje që kishte kur luante vetë. Nuk ishte e lehtë në fillim, pasi të paktë ishin lojtarët të mësuar me stilin e tij. Por tani sikur skuadra është ambientuar dhe ka gjetur automatizmat e duhur. Gjithçka është arritur falë këmbënguljes së tij. Tani ai ka nisur të vjelë frytet e punës. E rëndësishme është që të gjithë besojnë në idetë e tij” – ka thënë Buskets.

Buskets më tej ka folur edhe për gjendjen e Realit dhe faktin se madrilenët janë të galvanizuar pas triumfit ndaj Paris SG-së.

“Pres një Real mjaft ambicioz. Sigurisht që kualifikimi në çerekfinale në Champions ka qenë pozitiv për ta, por ndaj nesh do të jetë ndryshe. Gjithsesi, pres që ata të qarkullojnë më shumë topin dhe të bëjnë presion, pasi luajnë para tifozëve të tyre” – ka thënë Buskets.

 

Etiketa: BusketsDielaklasikeparalajmerimPSGReali

Lajme të lidhura

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës
Breaking Views

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin
Sport

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin
Aktualitet

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Para
Fiks 1 vit pas tërmetit ku vdiqën 525 persona, Kili tronditet nga lëkundjet e forta

VIDEO/ Tërmeti 7.3 ballësh trondit Japoninë, paralajmërohet më e keqja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson fitoren e lëvizjes studentore në Serbi një moment historik dhe një sinjal të...

Lexo më shumë
‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com