GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Intervista

E djathta, partitë, aktivizmi dhe reforma në drejtësi

19:16 - 13/04/22
në Intervista
Kohë leximi: 6 min
A A
Admirimi i Putinit nga mentaliteti provincial i disa shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ergys Mërtiri, sociolog dhe aktivist është prej vitesh dëshmitar analitik i ngjarjeve publike që tryzojnë shoqërinë tonë. Për të kuptuar dukuritë dhe propozuar mendime të reja ka vendosur, sociologu Mërtiri ka folur për mediat për politikat që i nevojitetin vendit, marrëdhënia me aktivizmin, partitë politike dhe reformën në drejtësi.

Në bindjet tuaja profesionale dhe qytetare, për çfarë lloj politikash qeverisëse ka sot më shumë nevojë Shqipëria, të majta apo  djathta?

ERGYS MËRTIRI : Si i djathtë, unë mendoj se, jo vetëm sot dhe jo vetëm Shqipëria, por çdo vend dhe në çdo kohë ka nevojë për politika të djathta. Në fakt, pikërisht për këtë arsye jam i djathtë, sepse besoj se, në përgjithësi, e vërteta është në anën e saj. E duke qenë kështu, pikëpamjet që prodhon kjo mënyrë të menduari, janë të duhurat për të qeverisur çdo vend me më shumë drejtësi dhe efikasitet.
Përtej kësaj, unë mendoj se Shqipëria ka nevojë sot më shumë se kurrë për një qeverisje të djathtë, çfarë, ta themi pa drojë, nuk e ka pasur kurrë. PD-ja, nuk ka qenë kurrë plotësisht e djathtë, qoftë në politikat qeverisëse, qoftë në idetë që ajo ka mbrojtur. Pa llogaritur flirtet historiciste të Berishës me trashëgiminë intelektuale progresiste të viteve 20-30 (të shfaqura në vitet ‘90 në pradokse të tilla si psh. veneracioni për Nolin dhe përbuzja Zogun), pa llogaritur përpjekjet e pakta për të dënuar komunizmin, moshapjen e dosjeve, mos-zbardhjen e së shkuarës, apo edhe afrimin e shumë figurave problematike në raport me komunizmin në rradhët e PD-së, politikat e zbatuara prej tij në drejtim të pronës, rolit të shtetit në shoqëri, forcimit familjes, jestës komunitare, apo mbështetjen e pikëpamjeve konservatore, kanë qenë në një masë të madhe larg asaj që mbron dhe predikon e djathta.
Nevoja për një të djathtë reale bëhet edhe më e nevojshme sot kur, në 30 vjet tranzicion janë kaliçifikuar pikëpamje dhe praktika problematike që vetëm e djathta mund ti ndryshojë.
Në kushtet e një ekzagjerimi të rolit të shtetit, e për më tepër, të kapjes së tij duke u shndërruar në instrument të një sistemi autokratik, në bashkëpunim me bizneset e mëdha klienteliste të qeverisë, inplementimi i politikave që zvogëlojnë rolin e shtetit, rrisin konkurrencën dhe lirinë e tregut, shkurtojnë duart e qeverisë në xhepat e bizneseve dhe qytetarëve, etj. janë të vetmet mjete, jo vetëm për çlirimin e ekonomisë, por edhe për normalizimin e skenës politike. Nga ana tjetër, mbështetja e qasjeve sociale konservatore do të mund të krijojë më shumë solidaritet shoqëror, familje më të fortë e të shëndetshme dhe përmirësimin e shoqërisë në një sërë aspektesh problematike që ka sjellë moderniteti, të cilat sigurisht ndikojnë edhe në mirëqenien e njerëzve.

 

Aktivizmi politik i një pjese të shoqërisë keqkuptohet nga pjesa më e madhe e qytetarëve. Shumica rrinë të heshtur dhe menjanë. Çfarë mungon që qytetaret të besojnë në lidershipin e më të rinjve dhe të dalin nga shtëpia për të kërkuar të drejtat e tyre konkretisht?

ERGYS MËRTIRI : Shoqëria shqiptare vuan ende pasojat e të kaluarës së saj komuniste. Kultura politike e qytetare e trashëguar nga regjimi bën që sot shqiptarët të kenë paaftësi për të kuptuar nevojën për atë çfarë është publike. Shumica e njerëzve e shohin ende publiken si diçka të huaj që nuk iu përket atyre. Kjo vjen në një masë të konsiderueshme për shkak se, për një gjysëm shekulli, publikja ishte diçka e kontrolluar dhe dominuar nga shteti, i cili sillej në mënyrë mizore me qytetarët. Kjo shpjegon edhe faktin pse sot ka njerëz që hedhin plehrat nga ballkoni, pa u shqetësuar për ndotjen e mjedisit përreth shtëpisë së tyre. Kjo sjellje tregon se ata nuk e konsiderojnë të tyren hapësirën jashtë pragut të shtëpisë, ndaj nuk ndjejnë problem kur ajo ndotet.
Shoqëritë totalitare, siç ka analizuar Hannah Arendt, prodhojnë atomizim të shoqërisë dhe izolim të individit. Totalitarizmi depërton deri në çdo qelizë të shoqërisë, deri në sferat më intime të individit dhe pezullon çdo veprimtari shoqërore që zhvillohet jashtë kontrollit dhe organizimit të strukturave të pushtetit. Ky fenomen vazhdon inercinë e tij edhe sot, duke e lënë shoqërinë në një atomizim të thellë e duke i bërë shumë njerëz të paaftë për tu organizuar e solidarizuar, apo për të reaguar në grup në mbrojtje të interesave të përbashkëta.
Gjithsesi nuk është vetëm kaq. Problemi tjetër vjen se shoqëria e sotme është e kapur nëpërmjet fijesh të shumta që prodhojnë rrjetën e pasivitetit tonë shoqëror. Një pjesë e mirë është e kapur me bukën e gojës: Kushdo që punon në administratë, apo ka një biznes te vogël, apo ka ndonjë aktivitet të vogël fitimprurës duke krijuar varësi nga shteti përmes licencave apo taksidarëve, frikësohet të reagojë sepse kërcënohet nga pushteti. Ka një sistem të sofistikuar kërcënimi ndaj qytetarëve, të shfaqur haptazi tashmë në skandalin e patronazhistëve, të cilët, njësoj si dikur sigurimi i shtetit, shërbejnë si infrastrukturë shtrëngimi duke ushtruar terrorin e bukës së gojës në masa të gjera të popullsisë.
Nga ana tjetër, mungesa e një shoqërie civile të përgjegjshme dhe moralshme, e cila është e kapur në një masë dëshpëruese, jo vetëm e bën të vështirë organizimin e reagimit qytetar, por edhe e demotivon atë duke iu kundërvën rasteve kur ai shfaqet. Pa llogaritur këtu edhe mediat, spinierët e qeverisë dhe teknikat e topitjes së turmave me një mijë e një marifete, realiteti bëhet krejtësisht i kuptueshëm.

 

Partitë politike i gënjejnë dhe zhgënjejnë shpesh qytetarët, duke ndërruar si kameleonë ngjyrat dhe premtimet e tyre. Si mund të shpëtojnë shqiptarët nga pandershmëria e partive?

ERGYS MËRTIRI : Kjo është një pyetje shumë e vështirë. Deri tani kemi qenë në një rreth vicioz ku palët këmbejnë vendet për të prodhuar gjithmonë qeverisje të këqija. Është paradoksale ta themi, por këtë skemë e theu Rama. Jo vetëm që qeverisja e tij u bë më e inkriminuar se të gjithë paraardhësit, por, duke e mbajtur pushtetin për një mandat të tretë dhe duke instaluar autokracinë e tij, ai i dha fund pengmarrjes bipolare që mbante në këmbë satuquo-në. Pra ai e shkatërroi dialektikën që mbante në këmbë këtë sistem, duke mos dashur ta ndajë pushtetin me të tjerët e duke mos pranuar rotacionin.
Rrjedimisht, opozita si pjesë e sistemit, tashmë nuk ekziston më. Ajo u vra nga presioni i qeverisë dhe përçarja e brendshme, pavarësisht rezistencës së foltores, e mbajtur me paterica tek një armatë politikanësh të kalbur prej 3 dekadash në politikën shqiptare dhe e mbështetur pa kompromis nga oligarkë që janë pjesë e politikës klienteliste me çdo qeveri.

Pyetja shtrohet, a do lindë prej këndej një opozitë jashtë këtij sistemi, e pakapur nga establishmenti?
Kushtet për një opozitë të re janë, pavarësisht se ato pengohen me thonj e vjetrëa. Kur them opozitë e re, nuk e kam fjalën domosdoshmërisht për një parti të re, por një frymë të re, njerëz të rinj, modele të reja politike, të cilat mund të dalin edhe brenda PD-së, nese iu hapet rruga. Sigurisht, kjo duket shumë larg tashmë, kur gërmadhat e PD-së dhe LSI-së nxjerrin ende tym nga shkrumbimi batareve të brendshme. Njerëzit e rinj, nuk duken gjëkundi, dhe natyrisht që shpresat vështirë të ndizen nën zjarrin e histerisë berishiste që kërkon të përcëllojë këdo që ngre krye. Por, e sigurtë është që tashmë vakumi është krijuar dhe mbetet për t’u parë çfarë do ta mbushë atë.

 

Korrupsioni dhe mosndëshkimi i tij janë ngurtësuar aq shumë sa shumica e qytetarëve kane humbur besimin se gjendja mund të ndryshojë. A keni edhe ju pritshmëri të larta nga reforma në drejtësi?

ERGYS MËRTIRI : Në fakt, drejtësia nuk mund të rregullohet e vetme, e pavarur nga të gjithë fushat e tjera. Nuk mund të kesh drejtësi me standarde, kur asgjë tjetër nuk funksionon, aq më tepër kur, politika implikon çdo fushe tjetër, përfshi këtu edhe drejtësinë. Nga ana tjetër, kjo reformë është nuk është bërë ashtu sic u premtua dhe ka pasur pengesa dhe probleme të shumta rrugës, duke treguar se qeveria ka arritur të ushtrojë jopak kontroll mbi institucionet e reja. Vetë fakti që, parlamentit iu desh të rindërhyjë në kushtetutë për të shtyrë afatet e ventingut, tregon se gjërat nuk kanë ecur sipas pritshmërive.
Gjithsesi, mendoj se drejtësia e re nuk është kapur dot plotësisht dhe fakti që ajo bëhet nën një mbikqyrje ndërkombëtare, le të hapur gjithmonë njëfarë besimi se diçka mund të prodhojë, pavarësisht se jo në atë nivel që do ta dëshironim të gjithë. Disa emra, jo të parëndësishëm, të qeverisjes së sotme që kanë rënë prapa hekurave, janë një shenjë, gjithsesi e pamjaftueshme optimizmi.
Sidoqoftë, që shoqëria të çlirohet nga ky nivel korrupsioni, nuk do të mjaftojë gjithsesi një drejtësi e reformuar, por do të duhen një sërë ndryshimesh që kanë të bëjnë pikë së pari me forcimin dhe pavarësinë e institucioneve si dhe me kulturën qytetare e politike të shoqërisë. Këto janë tipare që ndryshojnë ngadalë dhe nuk mund të presësh rezultate të menjëhershme. E rëndësishme është që shoqëria të fillojë të reagojë, për të dalë të paktën nga rënia e vazhdueshme. Reagimi shoqëror është kusht i çdo transformimi dhe pa të, asnjë shoqëri nuk mund të ecë drejt zhvillimit.

 

Etiketa: aktivizmidjathtapartiteReforma ne Drejtesi

Lajme të lidhura

“Indeksimi 4.1% nuk përmirëson jetesën e pensionistëve”! Ekspertja: Pensioni iu mbulonim vetëm 50% të kostove mujore
Fact-Checking & Analize

“Indeksimi 4.1% nuk përmirëson jetesën e pensionistëve”! Ekspertja: Pensioni iu mbulonim vetëm 50% të kostove mujore

13:13 - 19/09/24
“Ligji për tatimin e profesioneve të lira s’është korrekt”/ Ekspertja: Preket buxheti familjar
Intervista

“Ligji për tatimin e profesioneve të lira s’është korrekt”/ Ekspertja: Preket buxheti familjar

14:45 - 01/05/24
Pensionistët presin indeksimin! Eksperti Koço Broka: A mund të thotë qeveria që nuk e zbatoi ligjin?!
Aktualitet

Pensionistët presin indeksimin! Eksperti Koço Broka: A mund të thotë qeveria që nuk e zbatoi ligjin?!

14:02 - 10/04/24
Para
Covid-19 në vend, 45 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Covid-19 në vend/ 48 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com