GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“E dogjëm të gjallë”, rrëfimi i Ngotës për vrasjen e Kurdedës

12:30 - 16/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“E dogjëm të gjallë”, rrëfimi i Ngotës për vrasjen e Kurdedës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno- Menduh Kurdeda, 61-vjeçari i gjetur 5 vite më parë në Dajt i shkrumbuar, rezulton të jetë lidhur pas një peme dhe djegur i gjallë me benzinë.

Krimi mostruoz është realizuar nga Gazmir Ngota dhe Besmir Karaj, djali i Marjeta Karaj, gruas të cilës viktima kishte krijuar një raport intim por edhe i detyrohej një borxh prej 10 milion lekë të vjetra.

Burime të sigurta, tregojnë se Kurdeda nuk është qëlluar me sende të forta dhe as me armë zjarri, por 61-vjeçari është lidhur pas një peme dhe djegur i gjallë.

Pavarësisht lutjeve, përgjërimet dhe premtimit me çdo kusht, se ai do i shlyente shumën financiare, Besmir Karaj, nuk e ka falur duke djegur me benzinë të dashurin e nënës së vetë.

Dinamika e krimit është treguar nga vetë protagonisti dhe dëshmitari i kësaj ngjarje, Gazmir Ngota. Ky i fundit shok i ngushtë me Besmir Karaj, ka qenë prezent në momentin kur Menduh Kurdeda, është dhunuar në ambjentet e një magazine në zonën e Alliasit.

Sipas tij prezent në dhunimin e 61-vjeçarit, ka qenë dhe Marjeta Karaj, e cila shikonte kur dhunuhej fizikisht Kurdeda. “…Ne e dhunonim, ndërsa Marjeta shikonte dhe shpesh buzëqeshte…”-ka treguar Gazmir Ngota. Më tej ky i fundit ka sqaruar se ka qenë vetë Marjeta, që u ka dhënë urdhër për ta vrarë.

“…Kurdeda, ka kërkuar kohë për t’i shlyer borgjin dhe është përgjëruar se do i gjente lekët duke marrë para borgj tek persona të tjerë. Por Marjeta nuk besonte më tek ai, duke e quajtur mashtrues…”-ka rrëfyer i arrestuari.

Ngota dhe Besmir Karaj, e kanë marë 61-vjeçarin nga ambientet e magazinës në Allias dhe janë drejtuar drejt malit të Dajtit. Në një zonë pyjore, 61-vjeçari është lidhur në trungun e një peme dhe aty është spërkatur me benzinë.

Kurdeda, ka kërkuar që ta falnin dhe është përgjëruar se do i lante borxhet, por Besmir Karaj, i ka vënë zjarrin duke e djegur të gjallë.

Të dy personat janë kthyer më pas në Tiranë, duke bërë një pakt mes tyre që askush të mos fliste për këtë ngjarje të rëndë. Në muajin Maj 2007, policia është vënë në dijeni nga banorë të zonës për prezencën e një trupi njeriu të djegur thuajse tërësisht.

Pas hetimeve të kryera në rrugë operative mbi persona konkretë, nuk u arrit të gjendeshin autorët e vrasjes.

Dosja është pezulluar dhe pas 5 vite në harresë, u shfuqizua sërish duke çuar në arrestimin e Marjeta Karaj, Gazmir Ngotës dhe shpallur në kërkim Besmir Karaj.

Marjeta Karaj, rezulton të jetë Drejtoreshë Ekzekutive e një qendre Jo Fitimprurëse që Kujdeset për fëmijët jetimë të Policëve dhe Ushtarakëve të rënë në krye të detyrës dhe atyre që janë ndarë nga jeta. Pjesë e kësaj qendre ishte dhe viktima 61-vjeçari Kurdeda, i cili u dogj i gjallë në Dajt.

Etiketa: dajtKryesore1KurdedarrefimiVrasje

Lajme të lidhura

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!
Aktualitet

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së
Aktualitet

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26
Para
Yuri Kim “sheshon” mosmarrëveshjet me Ramën, zbardhet takimi

Yuri Kim “sheshon” mosmarrëveshjet me Ramën, zbardhet takimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!
Aktualitet

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur kalimin për gjykim në themel të çështjes ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit....

Lexo më shumë
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26
Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com