GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“E dua Greqinë, por jam shqiptar”, Strakosha: Provoja dorezat e babit dhe…

18:51 - 16/07/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“E dua Greqinë, por jam shqiptar”, Strakosha: Provoja dorezat e babit dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thomas Strakosha vendosi të vijojë karrierën në Angli, teksa nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Brentford në Premier League. Portieri i kombëtares ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me anglezët ndërsa ka dhënë edhe intervistën e parë si lojtar i Brentford. 27-vjeçari shprehet se shokët e rinj janë treguar shumë mikpritës ndërsa thekson se prej shumë viteve priste mundësinë për të luajtur në Premier League.

“Dita e parë në ekip ishte e mrekullueshme, e mbushur me energji pozitive. Djemtë janë treguar fantastik prej fillimit dhe më kanë bërë të ndihem shumë mirë. Jam shumë i lumtur dhe njëkohësisht i emocionuar që do të luaj në Premier League, e kam pritur prej vitesh një mundësi të tillë. për mua është një ëndërr e bërë realitet. Jam pjesë e një klubi ambicioz, dua të jap më të mirën dhe shpresoj që skuadra të ketë një renditje më të mirë se në sezonin e fundit”.

Sa e vështirë është të kalosh nga Lazio ku qëndrove për shumë vite, te një eksperiencë e re? “Sigurisht është diçka sfiduese për mua, mora shumë eksperiencë atje dhe ju uroj më të mirën. Është një ndryshim i madh, por këtë e doja shumë të luaja në Premier League. Është liga më e mirë në Europë, jam shumë krenar. Nuk ka shumë lojtarë shqiptarë në Premier League dhe dua të tregoj se shqiptarët mund të luajnë dhe të bëjnë mirë në Premier League”.

Pse zgjodhe Shqipërinë para Greqisë? “Unë e dua Greqinë, kam lindur atje është një vend i mrekullueshëm. Por, prindërit e mi janë shqiptarë dhe origjina ime është shqiptare. Unë ndihem shqiptar, babai im ka qenë kapiteni i kombëtares. Unë e admiroj shumë për atë që ka bërë sidomos në të kaluarën që ka qenë një kohë e vështirë, jam krenar që luaj për Shqipërinë. Babai ka qenë arsyeja pse luaj futboll, kur ai sillte dorezat e portierit në shtëpi, unë i kontrolloja dhe i provoja edhe pse më rrinin të mëdha ja. Nisi të më pëlqente”.

 

Etiketa: thomas strakosha

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Përdhunoi njërën nga vajzat, dënohet me burg babai i 7 fëmijëve

Përdhunoi njërën nga vajzat, dënohet me burg babai i 7 fëmijëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com