GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E ëma nuk i dha lekë, me thikë në dorë shkon të grabisë pikën e këmbimit valutor

16:08 - 17/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
E ëma nuk i dha lekë, me thikë në dorë shkon të grabisë pikën e këmbimit valutor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person me probleme nga shëndeti mendor ka tentuar të grabisë një qendër të këmbimit valutor në Kamëz. Nën kërcënimin e thikës, shtetasi I.M. i ka kërkuar punonjëses t’i japë pará për të mbushur një qese që mbante me vete. Tentativa e grabitjes ka ndodhur në rrugën “Demokracia” në Kamëz.

“Për momentin kam shtangur dhe më pas kam bërtitur me zë të lartë”, shton punonjësja S.Sh. në policinë e Kamzës. Fillimisht në ndihmë asaj i ka ardhur punonjësi i farmacisë aty afër.

“Ai pa u trembur fare i tha këtij grabitësit që mbante një thikë në dorë, dil jashtë se erdhi policia” dhe siç duket ky person u tremb dhe ka dalë nga pika dhe kur kanë mbërritur edhe qytetarë të tjerë që dëgjuan ulërimat e mia, atëherë u kujtova të zbatoj protokollin dhe të shtyp butonin e kuq”, ka treguar punonjësja.

Duke iu referuar dëshmisë së dy punonjësve, policia ka bërë menjëherë përshkrimin e të riut i cili ishte i dobët, veshur me të zeza dhe pa doreza e po ashtu pa kapuç apo sende që do ta bënin atë të paidentifikueshëm. Duke i pyetur të gjithë përfshirë edhe pronarin e pikës valutore që ka mbërritur me shpejtësi, policia e Kamzës ka zbuluar shpejt identitetin e hajdutit të armatosur me armë të ftotë dhe ka nxituar të shkojë në banesën e tij. Aty policia deklaron se ka gjetur të ëmën, të cilën e ka pyetur mbi vendndodhjen e të birit.

“Djali, ka qëndruar për 13 vite në Belgjikë dhe pas kthimit nuk u largua më. Gjatë kësaj kohe ka vuajtur nga depresioni dhe mërzia dhe ne e dërguam në një spital privat për vizita mjekësore. Ata na rekomanduan se duhet ta dërgonim në spitalin psikiatrik në Tiranë. Për këtë arsye im bir kurohet nga një mjek psikiatër. Sot im bir do të dilte nga shtëpia dhe më kërkoi lekë për kafe si përherë. I dhashë 100 lekë. Pastaj erdhi në shtëpi kur kishte mbaruar kafen dhe më kërkoi lekë të tjera se do të ikte të luante futboll me shokët. Nuk i dhashë më. Atëherë e pashë që iku i mërzitur dhe i nevrikosur dhe përplasi derën e shtëpisë. Nuk e di për ku është larguar”, ka rrëfyer mamaja për policinë.
Më pas ka qenë pikërisht e ëma që ka njoftuar policinë menjëherë sapo i biri është kthyer në shtëpi.

“Kam njoftuar policinë të cilët erdhën dhe e morën për në komisariat. Djali im është i sëmurë dhe sëmundja e tij është e tillë që nëse nuk i plotëson dëshirën, kalon në gjendje depresioni duke shqetësuar gjithë familjen”, ka treguar gruaja.

Ajo ka rrëfyer se i biri ka përdorur drogë dhe njëherazi është përdorues alkooli, për aq kohë sa i mbarojnë paratë që i jep familja. “Si nënë, bëj maksimumin ta qetësoj dhe i jap sa herë paratë e pensionit tim. Më vjen keq që djali im e ka bërë këtë gjë”, ka mbyllur dëshminë gruaja.

Policia bën me dije se pasi ka kontrolluar kamerat e sigurisë në pikën e këmbimit dhe ka pyetur të gjithë dëshmitarët, ka arrestuar të riun I.M. Po ashtu, proceverbalit të këtij arrestimi i ka bashkangjitur edhe kartelën e tij si një person që kurohet për çrregullime të depresionit dhe probleme të tjera mendore.

Etiketa: arrestoheti riu ne kamezme te meta mendorendaj pikes valutoresulm me thike

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
FOTO/ Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, radhë të gjata për të votuar në Kavajë

FOTO/ Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, radhë të gjata për të votuar në Kavajë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me personin qe...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com