GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E frikshme, ja sa përdorues droge ka Shqipëria

22:07 - 06/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E frikshme, ja sa përdorues droge ka Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pallatet e shpallura të pabanueshme në qytetin bregdetar të Durrësit janë kthyer në fole të përdoruesve të narkotikëve. Të dhënat sugjerojnë se që nga vitet 90-të kemi një rritje eksponenciale të përdoruesve të lëndëve narkotike.

Ekspertët flasin për një rritje me 50 % gjatë dekadës së fundit. Nëse në vitin 2012 ishin 40 mijë përdorues, ky numër tashmë përllogaritet në 80 deri në 100 mijë përdorues. 8 mijë prej tyre konsiderohen të varur nga droga.

Instituti i Shëndetit Publik realizon çdo vit studime mbi nivelin e përdoruesve të drogës, por në faqen zyrtare studimet e publikuara janë shumë të vjetra.

Burime konfidenciale thonë për “Inside Story” se në sirtarët e ISHP flenë disa studime të reja me të dhëna interesante, por që nuk janë bërë publike për shkak se duhen adresuar politika të veçanta. Me vetëm një qendër toksikologjie në të gjithë vendin, shërbimet për përdoruesit e drogës janë anemike.

“Bëhet fjalë për rreth 100 mijë persona që kanë varësi nga lëndët narkorike, pra janë rreth 100 mijë familje në Shqipëri janë të prekura drejtpërdrejtë nga poblemi i varësisë së drogës”- u shpreh Orges Hysenaj, Teen Challenge.

“Nëse bëjmë një panoramë në Shqipëri numri i përdoruesve është në rritje, këtë e shohim edhe në qendrat tona. Shifrat variojnë nga 50-60 mijë por unë besoj se janë më shumë, të paktën përdorues të një droge njëherë në jetën e tyre, flasim për ata përdorues që janë bërë të varur janë 7-8 mijë. Kanabis mes të rinjve është në rritje”- u shpreh Genci Mucollari, Aksion Plus.

“Aksion Plus” e themeluar në vitin 1992, është e vetmja qendër në Shqipëri por edhe në rajon që ofron terapinë zëvendësuese të heroinës me metadon…

Çdo ditë, deri në orën 11, ata që janë regjistruar pranë kësaj qendre vijnë e marrin metadonin. Të gjithë janë përdorues të heroinës. Ka mes tyre që qëndrojnë në terapi edhe me dekada, pa mundur të shkëputen nga varësia. Ky është regjistri i personave që marrin metadon. Doza që ata marrin ndryshon në varësi të peshës, kohës se përdorimit të heroinës dhe kohës së qëndrimit në terapi. Aktualisht këtë terapi e marrin rreth 1000 persona, nga të cilët rreth 140 janë në burg.

Për shkak të varësisë dhe faktit që atyre u nevolitet patjetër një dozë në ditë, këta persona mund të bëhen edhe problematikë. Ka raste që persona të caktuar e shesin terapinë. Ata pinë diçka për veten e tyre pastaj ose mund ta shesin ose e shkëmbejnë me heroinë. Pikërisht për të shmangur këtë gjë, metadonin ua japin të holluar me ujë që ta konsumojnë në qendër. Metadoni është një terapi që zëvendëson efektin e heroines. Eshtë njësoj sikur një person diabetik që merr insulinën çdo ditë.

“Kemi raste që kanë filluar terapinë në 2005 dhe janë ende këtu. Shumica e tyre janë përsëritës, që mund të dalin për një farë kohe dhe rikthehen sërish”- u shpreh Genci Mucollari, Aksion Plus.

Marrë nga Top Channel

Etiketa: droga

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Kulmi i verës, ja kush ishin 15 VIP-at më të ndjekur në “Instagram”

Kulmi i verës, ja kush ishin 15 VIP-at më të ndjekur në “Instagram”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com