GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“E frikshme, pashë të vrarë në rrugë”, rrëfimi i 21-vjeçarit shqiptar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të vendosur kundër terrorizmit”, Hasani dënon sulmet në Izrael
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jorgo Janllari nga fshati Sovjan i bashkisë Maliq është 21 vjeç dhe prej më shumë se 1 viti jetonte dhe punonte në Izrael. Prej pak ditësh është kthyer në atdhe, për shkak të shpërthimit të luftës mes Izraelit dhe grupit të Hamasit në Gaza.

Jorgo tregon se si vendosi të ikte në Izrael.

“Unë shkova bashkë me shokun tim si turist, aty gjatë ditëve takuam disa shqiptarë të cilët na thanë se mund të merrnim vizë e të punonim. Kështu vendosëm të qëndronim, u pajisem me vize dhe punuam rregullisht,” – tha ai.

Përjetimi i luftës për të riun shqiptar ishte tmerrues, e aq më tepër teksa tregon se ka parë dhe terroristë në rrugët e Tel Avivit, po ashtu edhe njerëz të vrarë.

“Nisi papritur, gjendja u bë shumë keq, rrugët u bllokuan. Unë qëndroja në një zonë të Tel Aviv dhe në datën 7 Izraeli u sulmua, rrugëve kryesore kishte dhe terroriste që kalonin me makina dhe motorë, i pamë vet dhe ishin të gjithë me armë. Shkonin në çfarëdo lloj drejtimi. Çfarë u dilte para ata gjuanin,” – u shpreh Jorgo.

Tmerrit të luftës ju shtua edhe mungesa e ushqimeve rezervë që për të riun shqiptar dukje e pabesueshme.

“Normal ishte frikë sepse policia nuk na lejonte të dilnim jashtë, ishim të mbyllur në shtëpi, nga dritaret pamë të vdekur, ishte keq dhe për pjesën e ushqimeve kemi qenë të mbyllur për 4 ditë, policia nuk të lejonte të dilje jashtë,” – tregoi ai.

Të ndodhur në kushte të tilla bashkë me shokun shqiptar, gjetën mundësi rikthimi në atdhe përmes ambasadës.

“Vendosëm të ktheheshim, pame lajm në internet se ambasada shqiptare në Izrael bënte thirrje për shqiptarët që jetonin aty. Kontaktuam me ambasadën dhe u rikthyem,” – rrëfeu Jorgo.

Në Izrael vetëm nga juglindja e vendit janë rikthyer nga situata e krijuar nga lufta afro 30 persona, kryesisht të rinj të cilët prej disa vitesh punonin dhe jetonin në qytete të ndryshme të shtetit hebre.

Etiketa: IzraelLuftarrefimi

Lajme të lidhura

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Para
Osmani: Serbia do të na zhdukë, Vuçiç e Putin duan…

Nuk i nënshtrohet presionit, Osmani nuk dekreton kandidatin për Kryeprokuror

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane...

Lexo më shumë
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26
Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

18:07 - 01/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com