Një tjetër aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme, këtë herë në dalje të qytetit të Gramshit. Burime paraprake bëjnë me dije se raportohet për një person të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur konkretisht në vendin e quajtur “Varrezat e qytetit”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua.
I plagosur ka mbetur 66-vjeçari Ramazan Ballolli, drejtues i mjetit. Ai është transportuar në spital ku raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Pritet të zbardhen detaje pas hetimeve në vendin e ngjarjes dhe marrjes në pyetje të shoferit.
Gijotina.com raporton se numri i aksidenteve rrugore vijon të rritet.
Discussion about this post